Kushtetuta e Mbretërisë Romake

Kushtetuta e Mbretërisë Romake ishte tërësia e parimeve dhe rregullave të ndjekura në Mbretërinë Romake. Kjo kushtetutë kishte në qendër mbretin e Romës, i cili kishte pushtetin të caktonte ndihmuesit dhe detyrat e tyre. Senati romak shërbente si institucioni këshillues për mbretin, por mbreti mund t'i injoronte këshillat e senatit. Kushtetuta e Mbretërisë Romake u themelua me themelimin e qytetit të Romës në vitin 753 p.e.s. dhe i erdhi fundi me vendosjen e Republikës Romake në vitin 509 p.e.s.