Lana Del Rey

Lana Del Rey
Informata themelore
Emri i lindjesElizabeth Woolridge Grant
Nofka
  • Lizzy Grant
  • Lana Del Ray
  • May Jailer ! VDEKUR
PrejardhjaLake Placid, SH.B.A
Zhanret
Profesioni
  • këngëtare
  • tekstshkruese
  • modele
Instrumenti
Vitet aktive2005 - prezent
Labeli
  • 5 Points
  • Stranger
  • Polydor
  • Interscope
Uebfaqjalanadelrey.com

Elizabeth Woolridge Grant ( lindur më 21 qershor 1985)[6], e njohur më mirë me emrin e artit si Lana Del Rey, është një këngëtare Amerikane dhe një tekstshkruese amerikane. Performanca e saj muzikore shquhet për cilësinë kinematografike dhe eksplorimin e romancës tragjike, magjepsjes dhe melankolisë, që përmban referenca për kulturën bashkëkohore pop dhe Amerikën e viteve 1950 dhe 1960. Ajo është marrëse e vlerësimeve të ndryshme, duke përfshirë dy Brit Awards, dy MTV Europe Music Awards dhe një Satellite Award. Ajo ka qenë emëruar për gjashtë çmime Grammy dhe një çmim Golden Globe. Ajo gjithashtu është vlerësuar me Çmimin e Dekadës së Varietit në Variety Hitmakers Awards për "vlerësimin si një nga kantautoret më me ndikim të shekullit të 21-të".[7]

U rrit në pjesën veriore të Nju Jorkut, Del Rey u zhvendos në Nju Jork në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ku ajo ndoqi kolegjin, filloi shkrimet në muzikë dhe paraqitjet në klube.

Në korrik 2011, ajo lëshoi këngën "Video Games" në internet, e shoqëruar me një video të bërë vetë. Kënga më vonë u lëshua si audio në tetor, duke udhëhequr albumin debutues të Del Rey, Born to Die, që u lëshua në 21 janar, 2012 nëpërmjet Interscope Records. Born to Die debutoi me vendin e parë në shtatë shtete, duke përfshirë Britaninë e Madhe[8] dhe Australia. Dy këngë të tjera të albumit janë në hitet Top 10 në mbarë botën: "Video Games" dhe "Born to Die".

Jeta e hershme

Elizabeth Woolridge Grant lindi më 21 qershor 1985, në Manhattan, New York City, nga Robert England Grant Jr., një tekstshkrues në Grey Group, dhe Patricia Ann "Pat" Grant (mbiemri i vajzërisë Hill), një drejtuese llogarie në të njëjtën organizatë. Ajo ka një motër më të vogël, Caroline "Chuck" Grant, dhe një vëlla më të vogël, Charlie Grant. Ajo u rrit si katolike dhe ka prejardhje skoceze dhe angleze. Kur ishte një vjeç, familja u zhvendos në Lake Placid, New York. Në Lake Placid, babai i saj punoi për një kompani mobiljesh përpara se të bëhej një investitor sipërmarrës; nëna e saj punonte si mësuese shkolle. Atje, ajo ndoqi shkollën St. Agnes në vitet e saj fillore dhe filloi të këndonte në korin e kishës së saj, ku ishte kantorja. Ajo ndoqi shkollën e mesme ku mësonte nëna e saj për një vit, por kur ishte 14 ose 15 vjeç, prindërit e saj e dërguan në Kent School,një shkollë me konvikt Episkopal në Connecticut, për t'u çliruar nga alkoolizmi. Alkooli, së bashku me drogën, kishte qenë një problem që filloi në vitet e saj të adoleshencës dhe ishte bërë aq serioz saqë e gjithë familja e saj, përfshirë edhe vetë Grant, ishte e shqetësuar. Grant ndau në një intervistë: "Kjo është arsyeja pse u dërgova në shkollë me konvikt në moshën 14 vjeçare - për t'u çliruar nga alkooli". Xhaxhai i saj, një zyrtar pranimesh në shkollë, i siguroi asaj ndihmën financiare për të vazhduar studimet e mëtejshme.

Karriera

E rritur në veri të qytetit të Nju Jorkut, Del Rey u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut në vitin 2005 për të ndjekur një karrierë muzikore. Suksesi i Del Rey erdhi në vitin 2011 me suksesin viral të këngës së saj "Video Games", duke çuar në një kontratë regjistrimi me Polydor dhe Interscope. Ajo arriti sukses kritik dhe komercial me albumin e saj të dytë, Born to Die (2012), i cili paraqiti një tingull të zymtë me prekje hip hop dhe krijoi 'hitin e fjetur' me titull: "Summertime Sadness". Albumi kryesoi shumë lista kombëtare në të gjithë botën, dhe në vitin 2023 u bë albumi i dytë nga një grua që kaloi më shumë se 500 javë në Billboard 200 të SHBA-së. Më pas ajo kryesoi listat e SHBA-së me albumet Ultraviolence (2014) dhe Lust for Life (2017).

Besimi fetar

Del Rey ka deklaruar se ajo beson në Zot. Ajo i tha The Quietus në vitin 2011, "Besimi im në Zotin ka ardhur nga përvojat e mia personale...sepse kam qenë në telashe kaq shumë herë në Nju Jork saqë po të ishe unë, do të besoje edhe ti në Zot...Nuk e dija gjë për mbledhjen një herë në javë të kishës dhe të gjitha këto, por kur dëgjova se ekziston një fuqi hyjnore që mund ta thërrasësh, bëra që t'i afrohem fesë dhe ta lë muzikën."[9]

  • Lana Del Ray (2010)
  • Born to Die (2012)
  • Ultraviolence (2014)
  • Honeymoon (2015)
  • Lust for Life (2016)
  • Norman Fucking Rockwell! (2019)
  • Violet Bent Backwards Over the Grass (2020)
  • Chemtrails over the Country Club (2021)
  • Blue Banisters (2021)
  • Did You Know That There's a Tunnel Under Ocean Blvd (2023)
  • Stove (2026)

Filmografia

Film

Viti Filmi Roli Shënime
2010PoolsideLisaFilm i shkurtër
2012Lana Del ReyVeten e sajFilm i shkurtër artistik nga Interview Magazine
2013TropicoEve/Mary MagdaleneFilm i shkurtër; gjithashtu ka qënë shkrimtare dhe kompozitore

Televizion

Viti Titulli Roli Shënime
2012Saturday Night LiveVeten e sajEpisodi: "Daniel Radcliffe/Lana Del Rey"

Referime

  1. "Ultraviolence". ABC News. 16 qershor 2014. Marrë më 25 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Lana Del Rey Is Rock's Saddest, Baddest Diva: Inside the New Issue". Rolling Stone. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Sex, Lies, and Lana Del Rey". Maxim. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2014. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Cover Story: Lana Del Rey Is Anyone She Wants to Be". The Fader. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Iannacci, Elio (2013). "Inside the world of Lana del Rey, pop music's queen of sadcore" (PDF). Fashion. St. Joseph Communications. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2017. Marrë më 6 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  6. Hiatt, Brian (18 korrik 2014). "Lana Del Rey – The Saddest, Baddest Diva in Rock". Rolling Stone (1212): 44. Del Rey is four days away from her 29th birthday (for reasons she can't explain, she's usually reported to be a year younger), but looks, at the moment, like a college junior home for the summer. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Jackson, Ron (4 korrik 2008). "July 4, 2008 Post". Domain Name Journal. Marrë më 18 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); "Girl, Interrupted: Lizzy Grant Becomes Lana Del Rey". Blurt. 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2017. Marrë më 18 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. Erlewine, Stephen Thomas. "Lana Del Rey Biography by Stephen Thomas Erlewine" (në anglisht).
  8. Jones, Alan (2012-02-06). "Official Chart Analysis: Lana Del Rey album sells 117k, 43% digital". Music Week. Marrë më 2012-03-29. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. Calvert, John (4 tetor 2011). "Original Sin: An Interview With Lana Del Rey". the quietus (në anglisht).


Lidhje të jashtme