Lefter Koxhaj

Lefter Koxhaj (Komandant Teli) ishte ushtarak dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai ishte Komandant i njesise speciale te Ushtrise Clirimtare Kombetare TELI 69. Ai është përshkruar si tmerri I Forcave Maqedonase dhe u be i njohur në betejen e Haracinës.
Jeta
Lefter Bicaj kishte lindur në Nishovë, Skrapar, Shqipëri dhe kishte luftuar edhe në Kosovë e në Preshevë. Në vitin 2001 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftonte kundër forcave maqedonase. Në luftën e Maqedonisë emrin e ndryshoj në Lefter Bicaj.
U vra tradhëtisht më 7 gusht në Gazibabë të Shkupit nga forcat speciale maqedonase ku po flinte në shtëpinë e Muzafer Halilit me 5 bashkëluftëtarët e tij. Rreth 600 forca maqededonase rrethuan shtëpinë ku po flinte Teli dhe rreth orës 1 të natës hapën zjarr pa paralajmërim.[1] Maqedonasit vrasjen e Telit e cilësuan si suksesin më të madh të tyre.[2]
Lufta e 2001 përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Referime
- ↑ "Macedonia rebels killed in raid". CNN (në anglisht). 7 gusht 2001. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2022. Marrë më 13 shkurt 2025.
SKOPJE, Macedonia -- Five ethnic Albanian rebels have been killed in a police raid to seize illegal weapons, Interior Minister Ljube Boskovski has said.
- ↑ "21 vite nga rënia e komandant Telit, djali: Bashkë me shokët shkruat historinë". Tetova Sot. 7 gusht 2022.
Lidhje të jashtme
- Historia e Komandant Telit në Gjurmët Shqiptare