Leksikoni
Një leksikon (shum. leksikone, rrallë leksika) është fjalori i një gjuhe ose dege të dijes (siç është detaria ose mjekësia). Në gjuhësi, një leksikon është inventari i leksemave të një gjuhe. Fjala leksikon rrjedh nga fjala greke λεξικόν (leksikon), asnjanës i λεξικός (lexikos) që do të thotë 'e ose për fjalët'.
Teoritë gjuhësore në përgjithësi i konsiderojnë gjuhët njerëzore si të përbëra nga dy pjesë: një leksikon, në thelb një katalog i fjalëve të një gjuhe (fjalëtari i saj); dhe një gramatikë, një sistem rregullash që lejojnë kombinimin e këtyre fjalëve në fjali kuptimplote. Leksiku mendohet gjithashtu se përfshin morfema të lidhura, të cilat nuk mund të qëndrojnë më vete si fjalë (si shumica e ndajshtesave). Në disa analiza, fjalët e përbëra dhe klasa të caktuara të shprehjeve idiomatike, kolokacionet dhe frazemat e tjera konsiderohen gjithashtu pjesë e leksikut. Fjalorët janë lista të leksikut, në rend alfabetik, të një gjuhe të caktuar; zakonisht, megjithatë, morfemat e lidhura nuk përfshihen.
Shiko edhe
- Gjuhësi
- Enciklopedi