Liberta Spahiu

Liberta Spahiu
Lindi4 janar 1985 (41 vjeçe)[1]
Prishtinë, Kosovë
KombësiaKosovare
Profesioni
  • Prezantuese
  • producente
  • modele
  • sipërmarrëse
Vite aktiviteti2000–aktualisht

Liberta Spahiu (lindur më 4 janar 1985) është prezantuese televizive, producente, modele dhe sipërmarrëse nga Kosova. Ajo njihet për prezantimin e emisionit PriveKlan Kosova. Ajo është gjithashtu bashkë-themeluese e kompanisë prodhuese Prive.al dhe bashkëpronare e Maison De Parfum në Prishtinë.[2]

Jeta e hershme

Spahiu ka lindur në Prishtinë, Kosovë në 4 janar 1985. Ajo filloi karrierën në industrinë e modës që në moshën 15-vjeçare dhe u shpall Miss Albania në vitin 2001.[3]

Karriera

Pas karrierës në modë, Spahiu kaloi në televizion. Nga viti 2013 deri në 2024, ajo drejtoi emisionin PriveKlan Kosova. Në këtë program, ajo intervistonte figura publike duke diskutuar ngjarje të botës së shoubizit shqiptar.[4]

Referime

  1. "Feston ditëlindjen moderatorja e njohur". Gazeta Shqip. Marrë më 23 gusht 2025.
  2. "Moderatore televizioni, por pritni sa ta shihni punën e re të Liberta Spahiut (Foto/Video)". Indeksonline.net. Marrë më 23 gusht 2025.
  3. "Liberta Spahiu ndan fotot nga pjesëmarrja në Miss Albania 2001 dhe fansat u surprizuan". News-31. 3 shkurt 2020. Marrë më 23 gusht 2025.
  4. "Liberta Spahiu largohet nga Prive, ja kush pritet të moderojë programin". Class Lifestyle. 2025-08-23. Marrë më 23 gusht 2025.