Libor Kozák

Libor Kozák
Libor Kozák (2019)
Informacioni personal
Emri i plotë Libor Kozák
Data e lindjes 30 maj 1989 (37 vjeç)
Vendi i lindjes Opava, Republika Çeke
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Sparta Prague
Numri 18
Karriera me të rinjtë
2001–2007 Opava
2008–2009 Lazio
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2008 Opava 41 (19)
2008–2013 Lazio 58 (10)
2009–2010Brescia (huazim) 29 (3)
2013–2017 Aston Villa 20 (4)
2017–2018 Bari 15 (2)
2018–2019 Livorno 9 (0)
2019 Slovan Liberec 14 (7)
2019– Sparta Prague 21 (7)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008 Republika Çeke U19 9 (3)
2009–2011 Republika Çeke U21 14 (3)
2012– Republika Çeke 8 (2)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 15 shkurt 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 10 qershor 2019

Libor Kozák (i lindur më 30 maj 1989) është një futbollist çek i cili luan me klubin anglez Aston VillaPremier League dhe me kombëtares çeke.

Karriera me klube

SFC Opava

Kozák filloi të luante futboll në vitin 2001 me skuadrën çeke Slezský FC Opava, në fillim duke luajtur me skuadrat e moshave, kurse në vitin 2007, Kozák u vendos në skuadrën e parë. Ai u konsiderua si talent duke pasur profilin e një golashënuesi në divizionin e dytë çek me skuadrën e Opavas. Në tetor 2007, ai shënoi tregolshin e tij të parë në fitoren 5–1 kundër Zenit Čáslav në divizionin e dytë.[1]

Në fund të sezonit 2007–08, Kozák u transferua te gjiganti italian Lazio.[2]

Lazio

Kozák u transferua te Lazio në korrik 2008 duke firmosur një kontratë pesë vjeçare, me presidenti Claudio Lotito pagoi për transferimin 1.2 milion € (1.8 milion $).[3]

Kozák bëri debutimin e tij të vonzhëm në Serie A më 2 maj 2009, duke zëvëndësuar Mauro Záraten në minutën e 84 kundër InteritSan Siro, ku Lazio fitoi me rezultatin 2-0.

Pas sezonit të parë me Lazion, Kozák u huazua te skuadra e Serie B, Brescia për sezonin 2009–10. Arsyeja e këtij huazimi ishte për të fituar eksperiencë për të qënë titullar te Lazio. Më 26 shtator 2009, Kozák shënoi golin e parë në Itali kundër Grossetos, ku Brescia humbi me rezultatin 2–1.[4]

Në fund të sezonit, ai u rikthye në kryeqytet. Kozák shënoi golin e parë për Biancocelestin më 18 shtator 2010, gol që i solli fitoren Lazios kundër Fiorentinës. Ai gjithashtu shënoi golin fitues kundër Sampdorias më 16 janar 2011. Dy javë më vonë, Kozák shënoi golin e tretë dhe të katët me Lazion, sërisht kundër Fiorentinës. Më vonë ai fitoi vëmëndjen e Michal Bílek, trajnerit të kombëtares Çeke, i cili ishte në Stadio Olimpico për të parë lojën e tij kundër AS Barit.

Në sezonin 2012–13, Kozák ishte nën drejtimin e trajnerit Vladimir Petković, duke patsur dy fytyra në atë sezon, pasi në Serie A nuk shënoi asnjë gol, kurse në Ligën e Europës ai u shpall golashënuesi më i mirë me tetë gola (dhjetë gola duke përfshirë edhe raundet paraeleminatore). Ai shënoi tregolshin e parë me Lazion kundër skuadrës gjermane VFB Stuttgart në Romë më 14 mars 2013, duke ndihmuar skuadrën e tij që të shkonte në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 5–1.[5]

Aston Villa

Më 2 shtator 2013, Kozák firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin anglez Aston Villa, ai zgjodhi fanellën me numrin 27.[6] Më 14 shtator 2013, Kozák bëri debutimin e tij me klubin në humbjen 2–1 kundër Newcastle United. Një javë më pas, ai regjistroi golin e parë në Premier Ligë në fitoren minimale 1–0 kundër Norwich City.[7] Më 9 nëntor 2013, Kozák shënoi edhe golin e dytë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Cardiff City.[8] Më 4 dhjetor 2013, ai shënoi një tjetër gol në fitoren 3–2 kundër Southampton.

Më 4 janar 2014, Aston Villa lajmëroi se Kozák ka thyer këmbën e tij të djathtë gjatë një përplasje në stërvitje me shokun e skuadrës Ciaran Clark, dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonin 2013–14.[9]

Karriera ndërkombëtare

Ai ka luajtur me kombëtaren U–21, dhe gjithashtu ka luajtur në Kampionatin Evropian U–21 të vitit 2011.

Ai u thirr për të luajtur me kombëtaren e parë pë të luajtur kundër Lihtenshtajnasit dhe Spanjës, por nuk arriti dot që të bënte debutimin e tij.[10] Ai bëri debutimin e tij më 14 nëntor 2012 kundër Sllovakisë, pasi hyri si zëvëndësim në minutën e 67.

Më 14 gusht 2013, Libor Kozák shënoi golin e parë me kombëtaren çeke në barazimin 1–1 me Hungarinë, në pjesën e dytë ai u zëvendësua në minutën e 58.[11]

Golat me kombëtaren

Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Çekisë.
Nr.DataVendiKundështariGoliRezultatiKompedicioni
1.14 gusht 2013Ferenc Puskás Stadium, Budapest, HungariFlamuri Hungaria1–01–1Ndeshje Miqësore
2.10 shtator 2013Juventus Stadium, Torino, ItaliFlamuri Italia1–02–1Kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 28 dhjetor 2013[12][13]

Klubi Sezoni Liga FA Cup Kupa e Ligës Europa Total
DivizioniNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Opava 2006–07 Czech 2. Liga 15800158
2007–08 Czech 2. Liga 2611002611
Total 411900004119
Lazio 2008–09 Serie A 30000030
2009–10 Serie A 00000000
2010–11 Serie A 1963100227
2011–12 Serie A 1740071245
2012–13 Serie A 1901011103110
Total 58104118118022
Brescia (Huazim) 2009–10 Serie B 2930000293
Total 2930000293
Aston Villa 2013–14 Premier League 1440010154
Total 144001000154
Karriera në total 142364110181116548

Kombëtarja

Redaktuar më 26 Mars 2015[14]

Kombëtarja çeke
VitiNdeshjeGola
201210
201372
Total82

Trofe

Lazio

Personale

Referime

  1. "Kozák dal ve druhé lize svůj první hattrick" [Kozák shënon tregolshin e tij të parë në ligën e dytë]. idnes.cz. 8 tetor 2007. Marrë më 29 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Kozak happy with Pompey trial". Sky Sports. 1 mars 2008. Marrë më 17 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Lazio sign Libor Kozak". FIFA.com. 5 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 6 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Grosseto-Brescia 2–1". Brescia Calcio. 26 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 28 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Libor Kozák match log". Soccerway. 14 mars 2013. Marrë më 14 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "Villa complete deadline day swoop for striker Kozak" (në anglisht). Aston Villa F.C. 2 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
  7. "Norwich 0–1 Villa" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2013.
  8. "Aston Villa 2–0 Cardiff City" (në anglisht). BBC Sport. 9 nëntor 2013. Marrë më 20 shkurt 2020.
  9. "Aston Villa striker Libor Kozak breaks leg in training". BBC Sport. 2 janar 2014. Marrë më 3 janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. Bilek names squad for Spain, Liechtenstein Arkivuar 11 nëntor 2012 tek Wayback Machine.
  11. Ungheria 1 - Repubblica Ceca 1 soccerway.com
  12. "Libor Kozak". Soccerbase. Marrë më 28 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. "Libor Kozak". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 28 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. "Libor Kozák - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme