Liga e Basketbollit e Shqipërisë
Liga e Basketbollit e Shqipërisë është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të basketbollit për meshkuj në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në këtë disiplinë. U themelua në vitin 1946 nga FSHB. Kupa e basketbollit e Shqipërisë është evenimenti i dytë për nga rëndësia.
Ekipi me më shumë trofe është BC Partizani Tirana, që e kanë fituar këtë trofe për numrin rekord 33 herë.[1][2]
Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946. Ky sport u rrit me shpejtësi në Shqipëri dhe rreth viteve 70' pothuaj cdo qytet kishte sallën apo fushën e basketbollit të vet. Pas rënies së komunizmit shumë klube u tkurrën pasi shumë lojtarë u larguan nga Shqipëria për të luajtur në vende të tjera. Pjesëmarrja e fansave gjithashtu u reduktua ndjeshëm dhe popullariteti i këtij sporti u ul në shifra shqetësuese. Gjithsesi, pas vitit 1993 pati njëfarë përmirësimi në këtë drejtim sepse shumë qytete ri-krijuan dhe stabilizuan ekipet e tyre. Sot në Shqipëri ekzistojnë 12 ekipe profesioniste sikurse dhe një sasi e madhe ekipesh amatore, të gatshme për të hyrë në ligat profesioniste.
Evenimenti
Anëtarët e Ligës së Basketbollit Shqiptar grupohen në 2 divizione: Liga A dhe Liga e Dytë (ose Liga B). Cdo divizion ka 6 ekipe të cilave u duhet të luajnë 4 herë me njëra tjetrën në dy faza të ndryshme gjatë sezonit të rregullt. Në cdo fazë, një ekip luan ndaj secilit kundërshtar 2 herë, një herë në fushën e tij dhe një herë në fushë kundërshtare. Kjo përbën një numër prej 20 ndeshjesh në sezonin e rregullt.
Pasi sezoni i rregullt përfundon, 4 ekipet më të mira kualifikohen për fazën finale ku ekipi i parë ndeshet me ekipin e 4të, ndërsa ekipi i dytë ndeshet me ekipin e tretë. Nga këto përplasje kualifikohet ekipi që fiton 2 ndeshjet e para, ndërkohë që ndeshjet luhen brenda dhe jashtë, derisa të arrihen 2 fitore. Ekipet që fitojnë këto përplasje kualifikohen për në finalet që luhen nëpër fushat respektive, ndeshjet luhen brenda dhe jashtë në varësi të shortit. Ekipi që arrin 3 fitore i pari shpallet kampion.
Fitoret vlejnë 2 pikë dhe humbjet 1 pikë. Në fund të sezonit, 2 ekipet që zënë vendet 5-6 humbasin fazën finale. Ekipi që zë vendin e 6të kalon në Ligën B, ndërsa ekipi që zë vendin e 5të luan kundër ekipit që renditet i dyti në Ligën B dhe fituesi ka të drejtën që të luajë në Ligën A.
Fituesit
Më poshtë janë fituesit ndër vite të Ligës:
| Sezoni | Kampionët |
|---|---|
| 1946 | 17 Nëntori |
| 1947 | BC Teuta |
| 1948 | 17 Nëntori |
| 1949 | 17 Nëntori |
| 1950 | 17 Nëntori |
| 1951 | Partizani Tirana |
| 1952 | Partizani Tirana |
| 1953 | Partizani Tirana |
| 1954 | Partizani Tirana |
| 1955 | BC Teuta |
| 1956 | Partizani Tirana |
| 1957 | PBC Tirana |
| 1958 | Partizani Tirana |
| 1959 | Partizani Tirana |
| 1960 | Partizani Tirana |
| 1961 | 17 Nëntori |
| 1962 | 17 Nëntori |
| 1963 | 17 Nëntori |
| 1964 | Partizani Tirana |
| 1965 | 17 Nëntori |
| 1967 | BC Vllaznia |
| 1968 | Partizani Tirana (*) |
| 1969 | Partizani Tirana |
| 1970 | Partizani Tirana |
| 1971 | 17 Nëntori (*) |
| 1972 | Partizani Tirana |
| 1973 | Partizani Tirana |
| 1974 | Partizani Tirana |
| 1975 | Partizani Tirana |
| 1976 | Partizani Tirana |
| 1977 | Partizani Tirana |
| 1978 | Partizani Tirana |
| 1979 | Partizani Tirana (**) |
| 1980 | Partizani Tirana |
| 1981 | Partizani Tirana |
| 1982 | Partizani Tirana |
| 1983 | Partizani Tirana |
| 1984 | Partizani Tirana |
| 1985 | Partizani Tirana |
| 1986 | Partizani Tirana |
| 1987 | Partizani Tirana |
| 1988 | Partizani Tirana |
| 1989 | Partizani Tirana (***) |
| 1990 | BC Vllaznia |
| 1991 | Partizani Tirana |
| 1992 | Partizani Tirana |
| 1993 | BC Vllaznia |
| 1994 | BC Adelin Pogradec |
| 1995 | BC Dinamo Tirana |
| 1996 | Partizani Tirana |
| 1997 | BC Vllaznia |
| 1998 | BC Vllaznia |
| 1999 | PBC Tirana |
| 2000 | BC Vllaznia |
| 2001 | PBC Tirana |
| 2002 | PBC Tirana |
| 2003 | BC Valbona |
| 2004 | BC Valbona |
| 2005 | BC Valbona |
| 2006 | BC Valbona |
| 2007 | BC Valbona |
| 2008 | PBC Tirana |
| 2009 | PBC Tirana |
| 2010 | PBC Tirana |
| 2011 | PBC Tirana |
| 2012 | PBC Tirana |
| 2013 | BC Kamza Basket |
| 2014 | BC Vllaznia |
| 2015 | BC Vllaznia |
| 2016 | BC Vllaznia |
| 2017 | PBC Tirana |
| 2018 | PBC Tirana (**) |
| 2019 | BC Goga Basket |
| 2020 | - |
| 2021 | BC Teuta |
| 2022 | BC Teuta[3] |
| 2023 | PBC Tirana[4] |
| 2024 | Besëlidhja Basket[5] |
| 2025 | Besëlidhja Basket |
Renditja Trofeve
B.C Partizani 33 herë
PBC Tirana 21 herë
BC Vllaznia 9 herë
BC Kamza Basket 6 herë
BC Teuta 4 herë
Besëlidhja Basket 2 herë
BC Adelin Pogradec 1 herë
BC Dinamo Tirana 1 herë
BC Goga Basket 1 herë
- BC Kamza Basket e ka fituar 5 herë titullin nën emrin BC Valbona.
Referime
- ↑ "Historia e kampioneve shqiptare meshkuj". Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Shkodra Sport
- ↑ Newsport.al
- ↑ Telesport.al
- ↑ Panorama