Liga e Volejbollit e Shqipërisë
Liga e Volejbollit e Shqipërisë është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të volejbollit për meshkuj në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në këtë disiplinë. U themelua në vitin 1946 nga FSHV. Kupa e volejbollit e Shqipërisë është evenimenti i dytë për nga rëndësia.
Ekipi me më shumë trofe është KS Dinamo, që e kanë fituar këtë ligë për numrin rekord 25 herë.[1]
Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946. Ky sport u rrit me shpejtësi në Shqipëri dhe rreth viteve 70' pothuaj cdo qytet kishte sallën apo fushën e volejbollit të vet. Pas rënies së komunizmit shumë klube u tkurrën pasi shumë lojtarë u larguan nga Shqipëria për të luajtur në vende të tjera. Pjesëmarrja e fansave gjithashtu u reduktua ndjeshëm dhe popullariteti i këtij sporti u ul në shifra shqetësuese. Gjithsesi, pas vitit 1993 pati njëfarë përmirësimi në këtë drejtim sepse shumë qytete ri-krijuan dhe stabilizuan ekipet e tyre. Sot në Shqipëri ekzistojnë 12 ekipe profesioniste sikurse dhe një sasi e madhe ekipesh amatore, të gatshme për të hyrë në ligat profesioniste.
Evenimenti
Anëtarët e Ligës së Volejbollit Shqiptar grupohen në 2 divizione: Liga e Parë (ose Liga A) dhe Liga e Dytë (ose Liga B). Secili divizion ka 9 ekipe të cilave u duhet të luajnë 2 herë me njëra tjetrën në dy faza të ndryshme gjatë sezonit të rregullt. Në cdo fazë, një ekip luan ndaj secilit kundërshtar 2 herë, një herë në fushën e tij dhe një herë në fushë kundërshtare. Kjo përbën një numër prej 16 ndeshjesh në sezonin e rregullt.
Pasi sezoni i rregullt përfundon, 4 ekipet më të mira kualifikohen për fazën finale ku ekipi i parë ndeshet me ekipin e 4të, ndërsa ekipi i dytë ndeshet me ekipin e tretë. Nga këto përplasje kualifikohet ekipi që fiton 2 ndeshjet e para, ndërkohë që ndeshjet luhen brenda dhe jashtë, derisa të arrihen 2 fitore. Ekipet që fitojnë këto përplasje kualifikohen për në finalet që luhen nëpër fushat respektive, ndeshjet luhen brenda dhe jashtë në varësi të shortit. Ekipi që arrin 3 fitore i pari shpallet kampion.
Fitoret vlejnë 2 pikë dhe humbjet 1 pikë. Në fund të sezonit, 2 ekipet që zënë vendet 5-6 humbasin fazën finale. Ekipi që zë vendin e 6të kalon në Ligën B, ndërsa ekipi që zë vendin e 5të luan kundër ekipit që renditet i dyti në Ligën B dhe fituesi ka të drejtën që të luajë në Ligën A.
Fituesit
Më poshtë janë fituesit ndër vite të Ligës:
| Sezoni | Kampionët |
|---|---|
| 1946 | Teuta |
| 1947 | 17 Nëntori |
| 1948 | 17 Nëntori |
| 1949 | 17 Nëntori |
| 1950 | Partizani Tirana |
| 1951 | Teuta |
| 1952 | Partizani Tirana |
| 1953 | Partizani Tirana |
| 1954 | Partizani Tirana |
| 1955 | Partizani Tirana |
| 1956 | KS Dinamo |
| 1957 | Spartaku Tiranë/17 Nëntori |
| 1958 | Partizani Tirana |
| 1959 | Partizani Tirana |
| 1960 | Partizani Tirana |
| 1961 | Partizani Tirana |
| 1962 | Partizani Tirana (*) |
| 1963 | Teuta |
| 1964 | KS Dinamo |
| 1965 | KS Dinamo |
| 1966 | KS Dinamo |
| 1967 | KS Dinamo |
| 1969 | KS Dinamo |
| 1970 | KS Dinamo |
| 1971 | KS Dinamo |
| 1972 | KS Dinamo |
| 1973 | Partizani Tirana |
| 1974 | KS Dinamo (*) |
| 1975 | KS Dinamo |
| 1976 | Partizani Tirana |
| 1977 | KS Dinamo |
| 1978 | KS Dinamo |
| 1979 | KS Dinamo |
| 1980 | KS Dinamo |
| 1981 | Partizani Tirana |
| 1982 | KS Dinamo |
| 1983 | KS Dinamo |
| 1984 | KS Dinamo |
| 1985 | KS Dinamo |
| 1986 | KS Dinamo (**) |
| 1987 | 17 Nëntori |
| 1988 | 17 Nëntori |
| 1989 | KS Dinamo |
| 1990 | KS Dinamo |
| 1991 | KS Dinamo |
| 1992 | Tirana |
| 1993 | Tirana |
| 1994 | Tirana |
| 1995 | Studenti Tiranë |
| 1996 | Olimpik |
| 1997 | Erzeni Shijak |
| 1998 | Erzeni Shijak |
| 1999 | Erzeni Shijak |
| 2000 | Studenti Tiranë |
| 2001 | Teuta |
| 2002 | Studenti Tiranë |
| 2003 | Studenti Tiranë |
| 2004 | Studenti Tiranë |
| 2005 | Studenti Tiranë |
| 2006 | KS Dinamo |
| 2007 | Studenti Tiranë |
| 2008 | Studenti Tiranë |
| 2009 | Studenti Tiranë |
| 2010 | Studenti Tiranë (*) |
| 2011 | Teuta |
| 2012 | Studenti Tiranë |
| 2013 | Studenti Tiranë |
| 2014 | Studenti Tiranë |
| 2015 | Studenti Tiranë |
| 2016 | Studenti Tiranë |
| 2017 | Vllaznia |
| 2018 | Erzeni Shijak |
| 2019 | Partizani Tirana |
| 2020 | anuluar prej pandemisë |
| 2021 | Partizani Tirana |
| 2022 | Tirana (*) |
| 2023 | Tirana |
| 2024 | Partizani Tirana |
| 2025 | Partizani Tirana |
Renditja Trofeve
KS Dinamo 25 herë
Partizani Tirana 17 herë
Studenti Tiranë 15 herë
KV Tirana 11 herë
Teuta 5 herë
Erzeni Shijak 4 herë
Vllaznia 1 herë