Liqeni i Bledit

Liqeni i Bledit (sllovenisht: Blejsko jezero; gjermanisht: Bleder See, Veldeser See) është një liqen natyral i cili shtrihet në Alpet Juliane në Krahinën e Gorenjskës (Karniola e Epërme) në pjesën veriperëndimore të Sllovenisë, pranë qytetit të Bledit. Në kuadër të Liqenit dallohet Ishulli i Bledit. Zona përreth liqenit është edhe një destinacion i njohur turistik. Liqeni ndodhet 35 kilometres (22 mi) nga Aeroporti Ndërkombëtar i Lubjanës dhe 55 kilometres (34 mi) nga kryeqyteti, Lubjana.[1][2][3][2][4][2]

Ishulli i Bledit

Ishulli i Bledit (sllovenisht: Blejski otok) është ishulli i cili gjendet në Liqenin e Bledit. Në ishull gjenden disa ndërtesa ndër të cilat më kryesorja është Kisha e Shën Mërisë (Cerkev Marijinega vnebovzetja). Në formën e saj aktuale kisha është ndërtuar aty kah fundi i shekullit XVII ndërsa është zbukuruar me afreska gotike dhe është pasuruar edhe me elemente të barokut.[5]

Kisha ka një kullë me një lartësi prej 52 m (171 ft) me shkallë baroku nga viti 1655 (me 99 shkallë guri të cilat të çojnë në ndërtesë). Kisha vizitohet shpesh ndërsa dasmat rregullisht janë organizuar atje. Tradicionalisht konsiderohet fat i mirë për dhëndrin që të bartë nusen e tij nëpër shkallë në ditën e dasmës së tyre përpara se të ndërrohen unazat dhe të shprehet dëshira, brenda kishës.

Transporti tradicional për në Ishullin e Bledit bëhet me një barkë druri e njohur si një pletna.[6] (Fjala pletna është një huazim nga gjuha gjermane 'Plätten'). [7][8][4][9]

Shih edhe

Referime

  1. ↑ Lake Bled Castle (https://safarinomad.com/lake-bled-castle/ Arkivuar 24 mars 2021 tek Wayback Machine)
  2. 1 2 3 "The Pletna boat - Bled". www.bled.si. Marrë më 2018-10-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ Snoj 2003, f. 527
  4. 1 2 Sims, Davy (2018). Bled Slovenia. Firsthand Guides. fq. 137. ISBN 9781977025357. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ Kermavnar, Simona; Turk, Matija. "Podružnična cerkev Marijinega vnebovzetja na Otoku na Bledu" [Assumption Chapel of Ease on the Island in Bled]. përmbledhur nga Šmid Hribar, Mateja; Golež, Gregor; Podjed, Dan; Kladnik, Drago; Erhartič, Bojan; Pavlin, Primož; Ines, Jerele (red.). Enciklopedija naravne in kulturne dediščine na Slovenskem – DEDI [Encyclopedia of Natural and Cultural Heritage in Slovenia] (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  6. ↑ "The Pletna boat - Bled". www.bled.si. Marrë më 2018-10-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ Snoj 2003, f. 527
  8. ↑ "The Pletna boat - Bled". www.bled.si. Marrë më 2018-10-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ↑ "The Pletna boat - Bled". www.bled.si. Marrë më 2018-10-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

  • Snoj, Marko (2003). Slovenski etimološki slovar (bot. 2). Ljubljana: Modrijan. ISBN 961-6465-37-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme