Lowell, Massachusetts

Lowell, Massachusetts
Qytet
Bashkia e qytetit
Bashkia e qytetit
Mottoes: 
"Art është shërbëtorja e të mirës njerëzore"[1]
Popullsia
  Total
110.558
Faqja zyrtarewww.lowellma.gov

Lowell është qytet në Qarkun MiddlesexMassachusetts. Qyteti ka pasur 110,558 banorë më 2016.[2] Është qyteti i katër më i madh në Massachusetts dhe i dyti më i madh në zonën metropolitane të Bostonit.[3] Lowell është emëruar sipas biznesmenit Francis Cabot Lowell.

Demografia

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2010,[4] 106,519 njerëz banojnë në qytet. Dendësia e popullsisë ishte 2498.8/km². Grupi i racave në qytet ishte 60.3% të bardhë (49.3% të bardhë jo-hispantik[5]), 20.2% aziatiko-amerikanë (12.5% kamboxhianë, 2.0% indianë, 1.7% vietnamezë, 1.4% laosian), 6.8% afrikano-amerikanë, 0.3% amerikanë, 8.8% prej racave tjera, 3.6% prej dy ose më shumë racave. Grupi më i madh i hispantikëve ishte prej paraardhësve të Puerto Rikës, që përbëjnë 11.3% të popullsisë.

Në viti 2010, qyteti ka pasur 23,707 familje në Lowell. Prej shtëpive, 34.9% ishin fëmijë nën moshën 18 vjeç, 35.9% ishin të martuar që jetonin së bashku, 38.4% ishin pa familje.

Krimet

Në vitin 2008, niveli i krimit të dhunshëm ishte 1,126.3 për 100,000 të popullsisë, duke u rradhitur qyteti i shtatë më i dhunshëm në Massachusetts përpara Bostonit me 1,104 për 100,000.[6]

Në vitin 2009, Lowell u rradhit në vendin e 139-të si qyteti i rrezikshëm prej 75,000 banorëve në SHBA, prej 393 komuniteteve. Prej qyteteve të Massachusetts, nëntë janë të mëdhaja se 75,000 banorëve, dhe Lowell u rradhith i pesti më i rrezikshmi ose i sigurtë.[7]Lowell është rradhitur i sigurtë se Bostoni (104 prej 393), Providence RI (123), Springfield (51), Lynn (120), Fall River (103), dhe New Bedford (85), por u rradhit i rrezikshëm se Kembrixhi (303), Newton (388), Quincy (312), dhe Worcester (175).[7]

Arsimi

UMLowell është universiteti i dytë më i madh në shtet dhe i pesti më i madh në Massachusetts. Universiteti ka rreth 17,000 studenta.

Binjakëzimet

QytetiShtetiViti
Saint-Dié-des-Vosges Franca Franca 1989
Berdiansk Ukraina Ukraina 1997
Bamenda[8][9] Flamuri Kameruni 2002
Limerick Republika e Irlandës Irlanda 2013
Phnom Penh Flamuri Kameruni 2015

Referime

  1. "FAQ City of Lowell, Massachusetts". City of Lowell, Massachusetts. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 10 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Population and Housing Unit Estimates". Marrë më 9 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Boston - Cambridge - Newton, MA-NH Metropolitan Statistical Area (USA): Places - Population Statistics in Maps and Charts". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Table DP-1: Profile of General Population and Housing Characteristics: 2010; 2010 Demographic Profile Data". US Census Bureau. Marrë më 2012-02-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Lowell (city), Massachusetts". American Community Survey 2013 1-year estimates. U.S. Census Bureau. Marrë më 29 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  6. July 2009 – Crime Policy Brief Series Vol. No 5 Massachusetts Executive Office of Public Safety and Security; Data Source: 2008 Crime Data, Massachusetts State Police, Crime Reporting Unit. Population from U.S. Census 2008 estimates. Rate is per 100,000 persons
  7. 1 2 "CQ Press: City Crime Rankings 2009". Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2017. Marrë më 29 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. http://www.lowellsun.com/news/ci_30962996/lowell-city-council-oks-resolution-cameroonians
  9. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2018. Marrë më 29 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)