Loznica

Loznica
Лозница
Qyteti i Loznicës
Nga lart: Pamje panoramike e Loznicës, Muzeu i qytetit të Loznicës, Qendra Kulturore,, Shkolla fillore "Anta Bogićević", Kisha e Hyjlindëses së Shenjtë, monumenti i Betejës së Drinës në malin Guçevo, Corso në Loznicë
Coat of arms of Loznica
Vendndodhja e qytetit të Loznicës brenda Serbisë
Vendndodhja e qytetit të Loznicës brenda Serbisë
Koordinatat: 44°32′00″N 19°13′33″E / 44.53333°N 19.22583°E / 44.53333; 19.22583
VendiSerbia Serbia
RajoniShumadia dhe Serbia Perëndimore
Distriktet administrative të SerbisëMaçva
Vendbanimet52
Qeverisja
  KryetariVidoje Petroviq (SNS)
Sipërfaqja
  Urban9,45 km2 (365 sq mi)
  Administrativi612 km2 (236 sq mi)
Lartësia
121 m (397 ft)
Popullsia
 (2022 census)[2]
  Ranke 18-ta në Serbi
  Urban
19.515
  Urban (Dendësia)0.021/km2 (0.053/sq mi)
  Administrative
72.062
  Administrative (Dendësia)012/km2 (030/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Postal code
15300
Kodi i zonës+381(0)15
Kodi ISO 3166SRB
Targat e automjeteveLO
Faqja zyrtarewww.loznica.rs

Loznica (Serbisht: Лозница, shqiptohet [lǒznitsa]) është një qytet i vendosur në distriktin Maçva të Serbisë perëndimore. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina. Në vitin 2022 qyteti kishte një popullsi gjithsej prej 19,515, ndërsa zona administrative kishte një popullsi prej 72,062.

Emri

Emri i qytetit rrjedh nga fjala "loza" që në gjuhën serbe domethënë verë. Nga origjina, emri i saj ishte Lozica që domethënë verë e vogël, por më vonë u bë Loznica.

Gjeografia

Loznica ndodhet në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinës. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina.

Klima

Loznica ka një klimë të lagësht subtropikale me dimër të ftohtë, shpesh shumë të ftohtë për shkak të erërave malore të maleve të afërta dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë. Kur ajri i nxehtë nga Deti Adriatik fillon të hyjë në brendësi, në veri-lindje ai ngrihet mbi pengesave malore (Zlatar dhe Zlatibor), duke fituar efekt jet dhe duke vazhduar me shpejtësi në pjesët perëndimore të Serbisë.

Vendbanimet

Përveç Loznicës, qyteti përfshin vendbanimet e mëposhtme:

  • Banja Koviljača
  • Baščeluci
  • Bradić
  • Brezjak
  • Brnjac
  • Veliko Selo
  • Voćnjak
  • Gornja Badanja
  • Gornja Borina
  • Gornja Koviljača
  • Gornja Sipulja
  • Gornje Nedeljice
  • Gornji Dobrić
  • Grnčara
  • Donja Badanja
  • Donja Sipulja
  • Donje Nedeljice
  • Donji Dobrić
  • Draginac
  • Zajača
  • Jadranska Lešnica
  • Jarebice
  • Jelav
  • Joševa
  • Jugovići
  • Kamenica
  • Klupci
  • Kozjak
  • Korenita
  • Krajišnici
  • Lešnica
  • Lipnica
  • Lipnički Šor
  • Lozničko Polje
  • Milina
  • Meraja
  • Novo Selo
  • Paskovac
  • Ploča
  • Pomijača
  • Ribarice
  • Runjani
  • Simino Brdo
  • Slatina
  • Straža
  • Stupnica
  • Tekeriš
  • Trbosilje
  • Trbušnica
  • Tršić
  • Filipovići
  • Cikote
  • Čokešina
  • Šurice

Ekonomia

Fabrika e Viskozës

Fabrika më e madhe në Loznicë është "HI Viskoza Loznica", i cili u themelua në vitin 1957 i cili ka mbi 10,000 puntorë (1981), në kohën kur qyteti kishte 18000 banorë. Prodhimi i rimorkiove ishte kryesisht në fabrikën "FAK Loznica", ndërsa prodhimi i tekstilit në "Moda" Loznicë.

Prodhuesi italian i çorapeve dhe të brendshmeve për femra "Golden Lady" ka një fabrikë në Loznicë, e cila eksporton në vendet e Bashkimit Evropian. Për momentin në fabrikë janë të punësuar 550 punëtorë.

Gjithashtu, një nga depozitat më të mëdha të litiumit (miniera e Jadarit) në Serbi me rezerva totale prej 125.3 milionë tonë ndodhet në Loznicë.

Tabela e mëposhtme jep një pamje paraprake të numrit total të personave të regjistruar të punësuar në subjektet juridike për aktivitetin e tyre kryesor (që nga viti 2018):

Veprimtaria Gjithsej
Bujqësi, pylltari dhe peshkim153
Miniera dhe gurore33
Prodhimtaria4,617
Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar238
Furnizim me ujë; aktivitetet e kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe riparimit253
Ndërtimtaria1,198
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave2,867
Transporti dhe magazinimi730
Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit730
Informacioni dhe komunikimi183
Veprimtari financiare dhe sigurimesh196
Veprimtaritë e pasurive të paluajtshme21
Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike546
Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse261
Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimet shoqërore të detyrueshme920
Arsimi1,140
Shëndeti i njeriut dhe aktivitetet e punës sociale1,879
Arte, argëtim dhe rekreacion221
Veprimtari të tjera shërbimi383
Punëtorët individualë të bujqësisë1,065
Gjithsej17,634

Binjakëzimet

Njerëz të shquar

Galeria

Referime

  1. "Municipalities of Serbia, 2006" (në anglisht). Statistical Office of Serbia. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2010. Marrë më 2010-11-28.
  2. "2022 Census of Population, Households and Dwellings: Ethnicity (data by municipalities and cities)" (PDF) (në anglisht). Statistical Office of Republic Of Serbia, Belgrade. prill 2023. ISBN 978-86-6161-228-2. Marrë më 2023-04-30.