Luçiano Boçi
Luçiano Boçi | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 2009–Vazhdon | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 26 mars 1967 Elbasan |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PD |
| Arsimimi | Universiteti A. Xhuvani, Elbasan (Gjuhë Letërsi) Universiteti i Tiranës (Juridik) |
| Punësimi | Politikan |
Luçiano Boçi (lindur më 26 mars 1967 në Elbasan) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2] Në zgjedhjet e vitit 2023, ai është kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit nën siglën e Partisë Demokratike.
Luçiano Boçi është një nga politikanët më të rëndësishëm të vendit, drejtues i Partisë Demokratike që nga viti 2005.
Për shumë vite kryetar i degës së PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi është sot nënkryetar i PD-së dhe ka shërbyer deri në 23 mars 2023 si kryetar i grupit të saj parlamentar. Ai është zgjedhur 4 herë anëtar i Parlamentit me votë popullore dhe gëzon një profil mediatik shumë popullor.
Me gradën akademike Profesor i Asociuar në Letërsi, ai ka qenë zv.rektor i Universitetit të Elbasanit dhe shef i Departamentit të Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Luçiano Boçi është i martuar, me dy fëmijë
Shiko edhe
- Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Shënime
- ↑ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve