Lubomir Kavalek

Lubomir Kavalek
Kavalek më 1968
Personal information
Lindi9 gusht 1943
Pragë, Protektorati i Bohemisë dhe Moravisë
Vdiq18 janar 1981 (77 vjeç)
Reston, Virxhinia, SHBA
Chess career
VendiÇekosllovakia (deri në vitin 1970)
Shtetet e Bashkuara (pas vitit 1971)
TitulliMjeshtër i madh (1965)
Vlerësimi më i lartë2625 (maj 1974)
Renditja më e lartëNr. 10 (maj 1974)

Lubomir Kavalek (Çekisht: Lubomír Kaválek; 9 gusht 1943 - 18 janar 2021) Ishte një lojtar shahu çek-amerikan. Ai u nderua me titujt Mjeshtër Ndërkombëtar dhe Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar nga FIDE në vitin 1965. Ai fitoi dy kampionate Çekosllovak dhe tre Amerikan,[1] si dhe u rendit si lojtari i dhjetë më i mirë në botë në vitin 1974.[2] Kavalek ishte gjithashtu trajner shahu, organizator, mësues, komentator, autor dhe kolumnist i vlerësuar me çmime.[3]

Biografia

Kavalek lindi në Pragë, Protektorati i Bohemisë dhe Moravisë (sot Republika Çeke). Ai studioi në Universitetin e Žilina. Ai nuk i përfundoi studimet dhe u bë lojtar profesionist shahu. Profesioni i tij zyrtar ishte gazetar për gazetën "Prace" dhe Mladá fronta. Ai fitoi kampionatin e Çekosllovakisë në vitet 1962 dhe 1968. Kur tanket sovjetike hynë në Pragë në gusht të vitit 1968, Kavalek ishte duke luajtur në Akiba Rubinstein Memorial në Poloni, ku u rendit i dyti. Kavalek, i cili e kishte urryer gjithmonë komunizmin, vendosi të arratisej në Perëndim në vend që të kthehej në Çekosllovakinë e dominuar nga sovjetikët. Me paratë e fituara bleu disa arka me vodkë, i përdori ato për të korruptuar rojet kufitare dhe udhëtoi me makinë drejt Gjermanisë Perëndimore.

Më vonë, ai hyri në Amsterdam me vizë studentore dhe në vitin 1970 emigroi në Shtetet e Bashkuara. Gjatë rrugës për në Amerikë, Kavalek fitoi një turne të fortë në Karakas (me rezultatin +10−1=6). Gjysmën e parë të turneut e luajti nën flamurin çekosllovak, ndërsa gjysmën e dytë nën atë amerikan. Ai përfaqësoi Shtetet e Bashkuara ende pa shkelur zyrtarisht në vendin e tij të ri. Kavalek u vendos në Washington D.C., studioi letërsi sllave në Universitetin George Washington dhe punoi në Zërin e Amerikës (1971–1972). Në vitin 1973, ai iu përkushtua plotësisht shahut si profesionist. Më vonë, ai mori shtetësinë amerikane. Jetoi në Reston, Virginia.

Referime

  1. ↑ "Lubomir Kavalek" (në anglisht). World Chess Hall of Fame. Arkivuar nga origjinali më 2015-09-23. Marrë më 2015-09-14.
  2. ↑ "FIDE May Rating List::1974".
  3. ↑ "2006 Fred Cramer Awards for Excellence in Chess Journalism" (në anglisht). Chess Journalists of America. Arkivuar nga origjinali më 2011-07-24. Marrë më 2009-12-16.

Lidhje të jashtme