Luca Castellazzi

Luca Castellazzi
Castellazzi me Interin në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 19 korrik 1975 (51 vjeç)
Vëndi i lindjes Gorgonzola, Itali
Gjatësia 1.92 m (6 ft 4 in)
Pozicioni Portier
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Torino
Numri 13
Karriera me të rinjtë
1992–1994 Monza
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1994–1995 Varese 18 (0)
1995–1996 Monza 32 (0)
1996–1999 Padova 57 (0)
1999 → Pescara (huazim) 3 (0)
1999–2005 Brescia 106 (0)
2002–2003 → Reggina (huazim) 14 (0)
2003 → Catania (huazim) 18 (0)
2005–2010 Sampdoria 101 (0)
2010–2014 Internazionale 24 (0)
2014–2016 Torino 0 (0)
Gjithsej 373 (0)
* Club domestic league appearances and goals

Luca Castellazzi (lindur më 19 korrik 1976) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si portier. Ai është aktualisht trajner i portierëve të ekipit nën-17 të Milanit.

Karriera me klube

Karriera e hershme

Castellazzi filloi karrierën e tij në vitin 1993 me Monzën në Serie B. Në sezonin 1994–95, ai u largua në formën e huazimit te Varese e cila luante në Serie C2, ku fitoi Kupën e Italisë për skuadrat e Serie C. Vitin tjetër, ai u rikthye tek Monza duke luajtur si titullar në Serie C1. Më pas u transferua tek Padova në Serie B. Megjithatë, Castellazzi ishte portieri i dytë i skuadrës mbrapa Walter Zengës. Ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Bresciës ku arriti të presë edhe një penallti.

Në janar 1999, Castellazzi u transferua tek Pescara. Ai nuk la shum gjurmë aty duke arritur të luaj vetëm tre ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Brescia

Castellazzi u transferua te Brescia në verën e vitit 2000, menjëherë pasi skaudra Biancoazzurri ishte ngjitur në Serie A. Ai bëri debutimin e tij më 21 janar 2001 në një ndeshje kundër Vicenzës. Në sezonin 2001–02, ai ishte portieri titullar për ndeshjet në Serie A, por në sezonin tjetër e humbi vendin e titullar kundër Matteo Serenit. Pasi u huazua te Reggina dhe Catania në sezonin 2002–03, ai më në fund u bë portieri titullar në sezonin 2004–05, duke u aktivizuar në të 38 ndeshjet e kampionatit. Castellazzi ishte portieri titullar i ekipit edhe në sezonin 2003–04, por e humbi vendin e titullarit në javën e katërt kundër Federico Agliardit, por e fitoi sërisht atë në javën e 23të.[1]

Sampdoria

Në vitin 2005, pasi Brescia ra në Serie B, Castellazzi u ble nga Sampdoria. Në sezonin e parë në klub, ai u aktivizua në ndeshjet e Kupës së Italisë dhe Kupës UEFA, kurse në kampionat ishte rezerva e Francesco Antoniolit. Ai debutoi me ekipin më 5 nëntor 2005 kundër Steaua Bucureștit në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës UEFA, me ndeshjen që u mbyll në barazimin 1–1. Në sezonin 2006–07, ai u bë portieri i parë i skuadrës pas largimit të Antoniolit nga klubi.

Në fillimit të nëntorit, ai e humbi vendin e formacionit nga Gianluca Berti, por vetëm një muaj më vonë e fitoi sërisht atë. Në sezonin 2007–08, Castellazzi bëri disa paraqitje zhgënjyese në ndeshjet e para dhe u zëvëndësua nga i riu Antonio Mirante. Megjithatë, ai kontriboi në arritjen e vendit të 6të në kampionat, që i siguroi ekipit një vend në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm.

Në shkurt 2008, Castellazzi rinovoi edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me Sampdorian. Më 13 prill 2008, në një ndeshje kundër Regginës, ai pësoi një dëmtim duke ndrydhur shpatullën pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Nicola Amoruso. Ai u rikthye më 2 tetor 2008 në ndeshjen e Kupës UEFA kundër FBK Kaunas, që përfundoi me fitoren 2–1 për Sampdorian. Gjatë sezonit 2008–09, Castellazzi do të ishte lojtari kyç i skuadrës në Kupën e Italisë, ku arritën deri në finale duke u mundur me penallti nga Lazio me rezultatin 6–5, me Castellazzn që priti penalltinë e Tommaso Rocchit.[2][3][4]

Gjatë sezonit 2009–10, Castellazzi ishte një nga portierët më të mirë të sezonit. Por megjithatë ai e mbylli sezonin para kohe sepse në janar 2010 pësoi një dëmtim gju dhe u detyrua që të humbiste vendin e formacionit kundër Marco Storarit, i transferuar tek |Sampdoria në merkaton e dimrit të atij viti.

Inter

Më 17 qershor 2010, Castellazzi firmosi një kontratë dy-vjeçare me Interin me rrogë 1 milion € në sezon.[5][6] Ai e pranoi rolin e tij për të qënë portieri i dytë i skuadrës mbrapa brazilianit Júlio César. Më 21 gusht 2010, ai fitoi trofeun e parë në karrierën e tij pasi Inter triumfoi në Superkupën e Italisë duke mposhtur Romën me rezultatin 3–1.[7]

Castellazzi bëri debutimin e tij me ekipin në fitoren 4–1 kundër Werder Bremenit në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve më 29 shtator, e cila ishte gjithashtu ndeshja e tij e parë në këtë kompeticion.[8] Një muaj më vonë, ai u aktivizua në fitoren 1–0 kundër Genoas në transfertë, duke zëvëndësuar të dëmtuarin Júlio César.[9][10] Më 2 nëntor 2010, ai luajti një tjetër ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve në humbjen 3–1 kundër Tottenhamit në White Hart Lane.[11] Castellazzi filloi të luante rregullisht pas një tjetër dëmtimi të Júlio César; në dhjetor, ai fitoi Kupën e Botës për Klube duke mundur në finale Mazemben me rezultatin 3–0.[12] Në maj 2011, ai fitoi trofeun e tretë të sezonit, Kupën e Italisë, ku Inter fitoi 3–1 finalen kundër Palermos.[13]


Në sezonin 2011–12, Catelazzi luajti gjithsej në 11 ndeshje (7 në Serie A, 2 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Kupën e Italisë). Në maj 2012, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.[14] Ai e nisi sezonin 2012–13 duke u aktivizuar si titullar në ndeshjet e para të kampionatit si dhe në dy ndeshjet kundër Vasluit në raundin kualifikues të Ligës së Evropës, duke përfituar nga dëmtimi i Samir Handanović. Më 18 dhjetor 2012, Castellazzi u dëmtua në ndeshjen e kupës kundër Hellas Veronës, duke u zëvëndësuar nga sulmuesi Rodrigo Palacio, i cili e mbajti portën e paprekur për rreth 20 minuta; Interi fitoi 2–0.[15]

Në sezonin 2013–14, ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas Handanovič dhe argjentinasit Carrizo, blerjes së re të klubit.

Trofe

Klube

Flamuri Inter

Referime

  1. ↑ "Bocciato Castellazzi De Biasi sceglie Saja" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 5 tetor 2003. Marrë më 17 qershor 2010.
  2. ↑ "Lazio Edge Sampdoria On Penalties To Claim Fifth Coppa Italia" (në anglisht). Goal.com. 13 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2009. Marrë më 14 maj 2009.
  3. ↑ "Italian Cup 2008/2009: the trophy is for the S.S. Lazio". oleole.com (në anglisht). 14 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2009. Marrë më 14 maj 2009.
  4. ↑ "Muslera the hero as Lazio win Italian Cup on penalties". AFP (në anglisht). 13 maj 2009. Marrë më 14 maj 2009.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  5. ↑ "Mercato: Castellazzi e l'Inter fino al 2012". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2012. Marrë më 17 qershor 2010.
  6. ↑ "Inter Have Signed Luca Castellazzi From Sampdoria – Agent" (në anglisht). Goal.com. 27 shkurt 2010. Marrë më 17 qershor 2010.
  7. ↑ "Inter 3-1 Roma: Eto'o Brace Bags Benitez The Supercoppa Italiana" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2010. Marrë më 21 gusht 2010.
  8. ↑ "Inter 4-0 Werder Bremen: Samuel Eto'o Shines In Nerazzurri Romp" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 shtator 2010.
  9. ↑ "Genoa 0-1 Inter: Eduardo Error Gifts Inter Victory" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2010. Marrë më 29 tetor 2010.
  10. ↑ "SERIE A: GENOA 0-1 INTER". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 29 tetor 2010.
  11. ↑ "Tottenham 3-1 Inter: Gareth Bale Stars Again As Van der Vaart, Crouch And Pavlyuchenko Seal Historic Victory" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2010. Marrë më 2 nëntor 2010.
  12. ↑ "TP Mazembe 0-3 Inter: Pandev, Eto'o And Biabiany Secure Club World Cup" (në anglisht). FIFA. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
  13. ↑ "Inter 3-1 Palermo: Leonardo's side succesfully defend Coppa Italia thanks to Samuel Eto'o brace" (në anglisht). Goal.com. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2013. Marrë më 29 maj 2011.
  14. ↑ "Castellazzi signs two-year contract". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2012. Marrë më 21 shkurt 2013.
  15. ↑ "Inter 2-0 Verona: Cassano & Guarin ease Nerazzurri into Coppa quarter-finals" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 18 dhjetor 2012.

Lidhje të jashtme