Luljeta Bozo
Luljeta Bozo | |
|---|---|
| Deputete në Kuvendin e Shqipërisë | |
| Në detyrë 2021–2025 | |
| Presidenti | Ilir Meta → Bajram Begaj |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | Luljeta Bozo 2 tetor 1942 (83 vjeçe) Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptare |
| Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
| Bashkëshortja/et | Todi Bozo |
| Fëmijët | Petri Bozo |
| Arsimimi | Universiteti i Tiranës (Inxhinieri Ndërtimi, Doktoraturë) |
| Profesioni | Pedagoge, inxhiniere, politikane |
Luljeta Bozo (lindur më 2 tetor 1942) është një inxhiniere, pedagoge dhe politikane shqiptare, një nga emrat më të njohur të inxhinierisë dhe akademisë në Shqipëri. Ajo ka botuar 33 libra profesionalë në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.[1]
Jeta dhe arsimi
Bozo përfundoi studimet në Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 dhe doktoraturën në vitin 1989. Në vitin 1981 iu dha titulli shkencor Kandidat i Shkencave, në vitin 1984 Docent dhe në vitin 1989 Doktor i Shkencave. Që nga viti 1994 ajo mban titullin Profesor. Në vitin 2018 iu dha titulli Profesor Emeritus.[2] Ajo ka kryer gjithashtu kualifikim pasuniversitar në Paris gjatë viteve 1985–1986.
Karriera akademike dhe profesionale
Gjatë karrierës së saj mbi 50-vjeçare, Bozo ka qenë:
- Profesore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit,
- Shefe e Katedrës së Konstruksionit,
- Shefe e Sektorit të Gjeoteknikës,
- Zv/dekane e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit,
- Anëtare e Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës,
- Anëtare e Senatit të Universitetit të Tiranës,
- Anëtare e Komitetit Shtetëror të Digave të Larta,
- Anëtare e Këshillit Shkencor të Ministrisë së Ndërtimit.
Që prej vitit 2010, vazhdon të japë mësim pranë Universitetit POLIS.
Ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës (AAAS) që prej vitit 2011 dhe e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.
Bozo u bë figurë e njohur për publikun e gjerë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku ekspertiza e saj mbi sigurinë e ndërtesave dhe gjeoteknikën u vlerësua gjerësisht.[3]
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ajo u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në listën e Partisë Socialiste, duke kryesuar listën për Tiranën.[4]
Fushat e interesit
- Gjeomjedis
- Gjeoteknike
- Inxhinieri themelesh
- Mekanikë dherash
- Gjeologji inxhinierike
- Edukim mjedisor
- Mekanika e shkëmbit
- Dinamika e dherave[5]
Botime
Bozo ka botuar një numër të madh librash profesionalë, përfshirë:
- Punë laboratorike dhe ushtrime të mekanikës së dherave (1975)
- Mekanika e dherave dhe e shkëmbit (1983–1984, bashkautore)
- Teknika e themeleve (1984, 1994)
- Dinamika e dherave (2004)
- Gjeoteknika rrugore (2010)
- Gjeoteknika eksperimentale (2011)
- Qëndrueshmëria e pjerrësive artificiale dhe natyrore (2018)
Referime
- ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2020. Marrë më 13 tetor 2020.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Jeta Personale dhe Karriera – Luljeta Bozo". 2021-04-13. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2021. Marrë më 2021-10-12.
- ↑ https://www.kultplus.com/trashegimia/e-duan-te-gjithe-luljeta-bozo-gruaja-qe-njohem-pas-termetit/
- ↑ "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve". kqz.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 2021-10-12.
- ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 mars 2022. Marrë më 13 tetor 2020.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)