Majlinda Dhuka

Majlinda Dhuka
Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
28 korrik 2022
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
NënshtetësiaShqiptare
ArsimimiUniversiteti i Tiranës (Fakulteti i Drejtësisë)
PunësimiJuriste, pedagoge
Nënshkrimi

Majlinda Dhuka është Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo u emërua në këtë detyrë më 25 korrik 2022.

Arsimi dhe formimi

Dhuka është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka përfituar edhe titullin "Master" në Studime Evropiane. Ajo ka ndjekur programe pasuniversitare dhe trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit, përfshirë të drejtën publike evropiane në European Public Law Center dhe në Universitetin e Athinës, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, si dhe programe mbi lidershipin, inovacionin dhe qeverisjen ekonomike në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit.

Karriera

Në rrjedhën e karrierës së saj në administratën publike, Dhuka ka ushtruar funksione drejtuese në një sërë strukturash të qeverisjes vendore dhe qëndrore. Ajo ka punuar në drejtori dhe departamente që trajtojnë legjislacionin, zhvillimin dhe planifikimin strategjik në Bashkinë e Tiranës, si dhe në fusha të tilla si bashkëpunimi për zhvillim, ndihma e huaj, programimi i zhvillimit dhe politikat publike pranë Kryeministrit të Shqipërisë. Ka mbajtur gjithashtu postin e Zëvendëssekretares së Përgjithshme të Këshillit të Ministrave.[1]

Veprimtaria akademike

Përveç angazhimeve në administratë, Dhuka ka qenë aktive edhe në fushën akademike, si lektore pranë Shkollës së Magjistraturës dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ajo zotëron njohuri në disa gjuhë të huaja.

Referime

  1. ↑ "U emërua ministre e Shtetit dhe kryenegociatore, kush është Majlinda Dhuka". Politiko.al. 25 korrik 2022. Marrë më 26 qershor 2025.