Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi
Lindi9 maj 1991 (35 vjeçe)
KombësiaKosovare
Shqiptare[1]
Shtetësia Kosova
ProfesioniXhudiste

Majlinda Kelmendi (lindi më 9 maj 1991)[2][3], është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë[4]. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg[5].

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".

Biografia

E lindur në Pejë, në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj.[6][7] Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë.[8] Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko[9] dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.[10]

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Zhaneiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. Kelmendi ruajti titullin botërë në vitin 2014. Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera.[11] Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të vitit 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.[12] Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi.[13] Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.[14]

Në vitin 2021, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar.[15][16] Një muaj më vonë, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në rastin e saj në Grand Slam Xhudo Tel Aviv 2021 të mbajtur në Tel Aviv, Izrael.[17][18]

Sukseset

Lojërat Olimpike

  • Medalja e Artë, Lojërat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016[19]

Kampionati botëror

  • World Championships Tokyo 2019 (III-ta)[20]
  • World Championships Budapest 2017 (V-ta)[21]
  • World Championships Chelyabinsk 2014[22][23][24]
  • World Championships Rio de Janeiro 2013[24][25]

Lojërat Evropiane

  • European Games Minsk 2019[26]

Kampionati Evropian

  • European Championships Warsaw 2017
  • European Championships Kazan 2016
  • European Championships Montpellier 2014
  • European Championships Budapest 2013 (III-ta)

Grand Prix

  • Grand Prix Budapest 2014, 2016
  • Grand Prix Samsun 2013, 2014
  • Grand Prix Dusseldorf 2013, 2019
  • Grand Prix Abu Dhabi 2012
  • Grand Prix Tel Aviv 2019
  • Grand Prix Tashkent 2018

Grand Slam

  • Grand Slam Paris 2014, 2015, 2016, 2017
  • Grand Slam Abu Dhabi 2014, 2019

World Cup

  • World Cup Istanbul 2012
  • World Cup Rome 2012

Masters

  • Masters Tyumen 2013
Viti Garat Shteti Rezultati Kategoria
16/11/2019 Champions League Odivelas 2019 Portugalia 3-ta - 52 kg
24/10/2019 Grand Slam Abu Dhabi 2019 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
26/08/2019 World Championships Tokyo 2019 Japonia 3-ta - 52 kg
12/07/2019 Grand Prix Budapest 2019 Hungaria 5-ta - 52 kg
22/02/2019 European Games Minsk 2019 Bjellorusia 1-ra - 52 kg
22/02/2019 Grand Slam Düsseldorf 2019 Gjermania 1-ra - 52 kg
24/01/2019 Grand Prix Tel Aviv 2019 Izraeli 1-ra - 52 kg
07/10/2018 Champions League Bukuresht 2018 Rumania 3-ta - 52 kg
09/11/2018 Grand Prix Tashkent 2018 Uzbekistani 1-ra - 52 kg
27/10/2018 Grand Slam Abu Dhabi 2018 Emiratet e Bashkuara Arabe 2-ta - 52 kg
29/08/2017 World Championships Budapest 2017 Hungaria 5-ta - 52 kg
20/04/2017 European Championships Warsaw 2017 Polonia 1-ra - 52 kg
11/02/2017 Grand Slam Paris 2017 Franca 1-ra - 52 kg
07/08/2016 Olympic Games Rio de Janeiro 2016 Brazil 1-ra - 52 kg
25/06/2016 Grand Prix Budapest 2016 Hungaria 1-ra - 52 kg
21/04/2016 European Championships Kazan 2016 Rusia 1-ra - 52 kg
06/02/2016 Grand Slam Paris 2016 Franca 1-ra - 52 kg
01/11/2015 Grand Slam Abu Dhabi 2015 Emiratet e Bashkuara Arabe 3-ta - 52 kg
17/10/2015 Grand Slam Paris 2015 Franca 1-ra - 52 kg
10/10/2015 World Cup Odivelas Lisabon 2015 Portugalia 1-ra - 52 kg
05/09/2015 European Cup Bratislava 2015 Sllovakia 1-ra - 52 kg
31/10/2014 Grand Slam Abu Dhabi 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
25/08/2014 World Championships Chelyabinsk 2014 Rusia 1-ra - 52 kg
21/06/2014 Grand Prix Budapest 2014 Hungaria 1-ra - 52 kg
24/04/2014 European Championships Montpellier 2014 Franca 1-ra - 52 kg
28/03/2014 Grand Prix Samsun 2014 Turqia 1-ra - 52 kg
08/02/2014 Grand Slam Paris 2014 Franca 1-ra - 52 kg
27/08/2013 World Championships Rio de Janeiro 2013 Brazili 1-ra - 52 kg
25/05/2013 Masters Tyumen 2013 Rusia 1-ra - 52 kg
25/04/2013 European Championships Budapest 2013 Hungaria 3-ta - 52 kg
30/03/2013 Grand Prix Samsun 2013 Turqia 1-ra - 52 kg
23/02/2013 Grand Prix Dusseldorf 2013 Gjermania 1-ra - 52 kg
09/02/2013 Grand Slam Paris 2013 Franca 2-ta - 52 kg
11/10/2012 Grand Prix Abu Dhabi 2012 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
06/10/2012 World Cup Istanbul 2012 Turqia 1-ra - 52 kg
29/09/2012 World Cup Rome 2012 Italia 2-ta - 52 kg

Statistika

Viti Luftime Fitore Humbje % e Fitoreve
2019 29 25 4 86,2 %
2018 12 11 1 91,7 %
2017 13 11 2 84,6 %
2016 18 18 0 100,0 %
2015 18 17 1 94,4 %
2014 28 28 0 100,0 %
2013 28 26 2 92,9 %
2012 32 28 4 87,5 %
2011 42 32 10 76,2 %
2010 33 25 8 75,8 %
2009 21 16 5 76,2 %
2008 9 7 2 77,8 %
Totali 283 244 39 86,2 %

Medalje

Garat ARI ARGJEND BRONZË
Olympic Games 1 0 0
World Championships 2 0 1
Continental Championships 4 0 1
IJF World Tour: Masters/Grand Slam/Grand Prix 18 3 2
World Cups/Continental Open 4 3 3
Continental Championships U23 1 0 0
World Championships Juniors 1 0 0
Continental Championships Juniors 2 0 0
European Cup Seniors 4 0 2
European Cup Juniors 3 2 1
European Cup Cadets 1 0 0
International Tournaments 3 1 1
44 9 11

Referime

  1. ↑ "London 2012: Judoka's Kosovo Olympic bid turned down" (në anglisht). British Broadcasting Corporation (BBC). 25 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 25 shtator 2020.
  2. ↑ "Kosovo: Majlinda, the judo star" (në anglisht). BalcaniCaucaso. Marrë më 28 gusht 2013.
  3. ↑ "The Olympics Interview: Majlinda Kelmendi" (në anglisht). FP. Marrë më 28 gusht 2013.
  4. ↑ "Majlinda Kelmendi" (në anglisht). BBC. Marrë më 22 prill 2013.
  5. ↑ "IJF World Ranking List – 27/02/2013". International Judo Federation (në anglisht). International Judo Federation. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2013. Marrë më 27 shkurt 2013.
  6. ↑ Browne, Luke. "The Olympics Interview: Majlinda Kelmendi". Financial Times (në anglisht). Marrë më 27 shkurt 2013.
  7. ↑ Eades, David (21 korrik 2012). "Politics bears down on 2012 hopeful majlinda Kelmendi". BBC Sport (në anglisht). Marrë më 2 korrik 2013.
  8. ↑ Mark Lowen (17 shtator 2010). "BBC Sport – Politics bears down on 2012 hopeful Majlinda Kelmendi". news.bbc.co.uk (në anglisht). Marrë më 24 nëntor 2010.
  9. ↑ "IJF World Championship Juniors 2010 – 52kg category results" (PDF). IJF website (në anglisht). International Judo Federation. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2013. Marrë më 17 shkurt 2013.
  10. ↑ "World Championships 2010 – 52kg category results" (PDF). IJF website (në anglisht). International Judo Federation. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2013. Marrë më 17 shkurt 2013.
  11. ↑ T.P. Grant (26 gusht 2014). "2014 World Judo Championships Day 2: Men's −60kg and Women's". Bloody Elbow (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 20 nëntor 2016.
  12. ↑ "JudoInside – News – Majlinda Kelmendi claims third title in Paris" (në anglisht). Bloody ELbow.
  13. ↑ "IJF live results" (në anglisht).
  14. ↑ "Kosovo's First Ever Olympic Medalist on Her 'Great Moment'" (në anglisht). Time.
  15. ↑ "2021 Judo World Masters". International Judo Federation (në anglisht). Marrë më 11 janar 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ↑ Gillen, Nancy (11 janar 2021). "Olympic silver medallist An wins under-66kg contest at IJF World Judo Masters". InsideTheGames.biz (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2021. Marrë më 11 janar 2021.
  17. ↑ Rowbottom, Mike (18 shkurt 2021). "Shock defeats for Kelmendi and Bilodid at Tel Aviv Grand Slam". InsideTheGames.biz (në anglisht). Marrë më 22 shkurt 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  18. ↑ "2021 Judo Grand Slam Tel Aviv". International Judo Federation (në anglisht). Marrë më 22 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  19. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2016. Marrë më 8 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ↑ http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-results
  21. ↑ http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-results
  22. ↑ http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-results
  23. ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  24. 1 2 http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-photos
  25. ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 19 qershor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  26. ↑ Momenti i intonimit të himnit dhe ngritja e flamurit të Kosovës kur Majlinda Kelmendi u stolis me medaljen e artë