Maldini Kacurri

Maldini Kacurri
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Maldini Kacurri[1]
Data e lindjes 4 tetor 2005 (21 vjeç)
Vëndi i lindjes Luisham, Londër, Angli
Gjatësia 1.89 m (6 ft 2 in)
Pozicioni Mbrojtës
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Grimsby Town
Numri 2
Karriera me të rinjtë
201x–2022 Fulham
2022–2024 Arsenal
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2024–2026 Arsenal 0 (0)
2025 → Bromley (huazim) 3 (0)
2025–2026 → Morecambe (huazim) 18 (1)
2026– Grimsby Town 16 (1)
Karriera ndërkombëtare‡
2021 Shqipëria U17 2 (0)
2023– Shqipëria U19 5 (0)
2025– Shqipëria 1 (0)
* Club domestic league appearances and goals as of 17:10, 6 maj 2026 (UTC)
‡ Kombëtarja caps and goals as of 21:17, 5 shtator 2025 (UTC)

Maldini Kacurri (i lindur më 4 tetor 2005) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës për klubin anglez Grimsby Town dhe kombëtaren shqiptare.

Jeta e hershme

Kacurri lindi në Luisham të Londrës më 4 tetor 2005 nga një familje shqiptare nga Lezha që ka emigruar në Angli.[2][3] Babai i tij i vuri emrin Maldini në nder të mbrojtësit legjendar Paolo Maldini. Familja e tij është e besimit katolik.

Karriera me klube

Arsenal

2022–2024: Vitet e para dhe debutimi me ekipin e parë

Kacurri hodhi hapat e parë në futboll duke u bërë pjesë e akademisë së Fulhamit, kurse në vitin 2022 i'u bashkua akademisë së Arsenalit.[4] Ai ishte titullar i rregullt me ekipin nën-21 në Premier Ligën 2.[5]

Kacurri filloi të stërvitej me ekipin e parë gjatë sezonit 2022–23.[4] Ai firmosi kontratën e parë si profesionist më 4 korrik 2024.[6] Më 15 shtator, ai u përfshi në ekip për ndeshjen kundër Tottenhamit në kampionat.[5][7] Dhjetë ditë më pas, Kacurri bëri debutimin e tij si profesionist në fitoren 5–1 kundër Bolton Wanderers, duke zëvëndësuar italianin Riccardo Calafiori në pjesën e dytë.[8][9] Ai u bë shqiptari i parë që luan me Arsenalin.[2]

2025–2026: Huazimet në ligat e ulta

Më 3 shkurt 2025, Kacurri u dërgua në huazim te Bromley në Ligën e Dytë deri në përfundim të sezonit.[10]

Më 17 shtator 2025, Kacurri u huazua te Morecambe në Ligën e Pestë Angleze deri në fund të sezonit 2025–26.[11][12]

Grimsby Town

Më 30 janar 2026, Kacurri i'u bashkua klubit të kategorisë së katërt angleze, Grimsby Town, në një marrëveshje deri në qershor 2027.[13][14]

Karriera ndërkombëtare

Në qershor 2021, Kacurri u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare nën-17 për dy ndeshjet miqësore kundër Rusisë dhe Sllovenisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në të dyja. Më 14 qershor 2023, ai debutoi me ekipin nën-19 duke luajtur 28 minuta si zëvëndësues në ndeshjen miqësore të fituar 1–0 kundër Kosovës.

Në shtator 2025, Kacurri u thirr në ekipin e parë nga trajneri Sylvinho për ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit, duke zëvëndësuar Adrian Bajramin i cili kishte vendosur të përfaqsonte Zvicrën.[15] Ai u aktivizua 90 minuta si titullar në një fitore minimale 1–0.

Profili i lojtarit

Kacurri është një qëndër-mbrojtës shtatëlartë dhe fizik, i cili dallohet për forcën e tij dhe aftësinë në duelet ajërore.[16]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 18 prill 2025[17][18]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga FA Cup EFL Cup Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Arsenal U21 2022–23 ————1[a]010
2024–25 ————2[a]020
Total ————3030
Arsenal 2024–25 Premier League 00001000—10
Bromley (huazim) 2024–25 League Two 30————30
Gjithsej karriera 300010003070
  1. 1 2 Ndeshje në EFL Trophy

Kombëtarja

Përditësuar më 4 shtator 2025[19]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202510
Gjithsej10

Referime

  1. ↑ "2024/25 Updated Premier League squad lists". Premier League (në anglisht). 7 shkurt 2025. Marrë më 25 mars 2025.
  2. 1 2 Josh James (26 shtator 2024). "The stats and records around our latest debutants" (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 26 shtator 2024.
  3. ↑ Dayeem Choudhary (29 tetor 2024). "Behind the rising star: Maldini Kacurri". vavel.com (në anglisht). Marrë më 30 nëntor 2024.
  4. 1 2 Lewis Pangratiou (20 tetor 2022). "Who is Maldini Kacurri? 17-year-old spotted in Arsenal training ahead of PSV Europa League clash". football.london (në anglisht). Marrë më 4 tetor 2024.
  5. 1 2 Liam Wood (15 shtator 2024). "Who are Ayden Heaven, Maldini Kacurri and Ismeal Kabia? Arsenal wonderkids on bench vs Tottenham". football.london (në anglisht). Marrë më 4 tetor 2024.
  6. ↑ "Seven academy players sign professional contracts" (në anglisht). Arsenal F.C. 4 korrik 2024. Marrë më 26 shtator 2024.
  7. ↑ "Spurs v Arsenal, 2024/25 | Premier League" (në anglisht). Premier League. 15 shtator 2024. Marrë më 4 tetor 2024.
  8. ↑ Stephen Wright (25 shtator 2024). "Report: Arsenal 5–1 Bolton Wanderers" (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 4 tetor 2024.
  9. ↑ "Arsenal vs Bolton Wanderers" (në anglisht). English Football League. 25 shtator 2024. Marrë më 4 tetor 2024.
  10. ↑ "Maldini Kacurri joins on loan from Arsenal". bromleyfc.co.uk (në anglisht). Bromley F.C. 3 shkurt 2025. Marrë më 3 shkurt 2025.
  11. ↑ "Zyrtare/ Silvinjo e bëri titullar në Kombëtare, futbollisti huazohet te gjysmëprofesionistët në kategorinë e pestë". Panorama Sport. 17 shtator 2025. Marrë më 17 shtator 2025.
  12. ↑ "Maldini Kacurri signs on loan". morecambefc.com (në anglisht). Morecambe F.C. 17 shtator 2025. Marrë më 17 shtator 2025.
  13. ↑ "Mariners Secure Maldini Kacurri on Permanent Deal" (në anglisht). Grimsby Town F.C. 30 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
  14. ↑ "Maldini Kacurri joins Grimsby Town" (në anglisht). Arsenal F.C. 30 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
  15. ↑ "Ndryshime në listën e Kombëtares: Largohen A. Bajrami dhe Muçi, ftohen Kacurri, Çokaj dhe Shpendi". Gazeta Tema. 1 shtator 2025. Marrë më 10 shtator 2025.
  16. ↑ "Everything you need to know about Arsenal wonderkid Maldini Kacurri including age, height and stats". Arsenal Insider (në anglisht). 16 shtator 2024.
  17. ↑ "Maldini Kacurri" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 shtator 2025.
  18. ↑ "Maldini Kacurri" (në anglisht). World Football. Marrë më 10 shtator 2025.
  19. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Maldini Kacurri" (në gjermanisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.