Mali i Zi Demokratik

Mali i Zi Demokratik
Demokratska Crna Gora
Демократска Црна Гора
UdhëheqësiAleksa Beçiq
Themeluar19 prill 2015
Ndarë ngaPartia Popullore Socialiste e Malit të Zi
SeliaPodgorica
IdeologjiaLiberalizmi konservator
Populizmi
Pro-evropianizmi
Krahu politikQendër deri në qendër e djathtë
Përkatësia kombëtareGuximi llogaritet!
Përkatësia evropianePartia Popullore Evropiane (APKE)
NgjyratE kuqe, portokalli
Kuvendi i Malit të Zi
7 / 81
Faqja zyrtare
demokrate.me

Mali i Zi Demokratik (malazisht: Demokratska Crna Gora, cirilik: Демократска Црна Гора), i njohur edhe si Demokratët (Demokrate), është një parti politike në Mal të Zi. Partia ka orientim liberal-konservator, qendror, populist dhe pro-evropian. Themeluesi dhe kryetari i saj është Aleksa Beçiq, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Partia u themelua në vitin 2015 pas ndarjes së një grupi nga Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023, Demokratët u bënë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Milojko Spajiq.

Historia

Mali i Zi Demokratik u formua në vitin 2015, pas largimit të Aleksa Beçiqit dhe një grupi përkrahësish nga Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi. Në fillim, partia përfaqësohej në parlament me dy deputetë.[1][2]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, Demokratët fituan 8 vende në parlament dhe u pozicionuan në opozitë. Pas këtyre zgjedhjeve, një pjesë e opozitës bojkotoi punimet e parlamentit, duke kundërshtuar rrethanat në të cilat ishin zhvilluar zgjedhjet.[3]

Në vitin 2018, Demokratët mbështetën kandidaturën e pavarur të Mladen Bojaniqit në zgjedhjet presidenciale. Bojaniq doli i dyti në raundin e parë, pas Milo Gjukanoviqit.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, partia mori pjesë në koalicionin Paqja është kombi ynë (Mir je naša nacija). Pas zgjedhjeve, tre listat opozitare siguruan shumicën parlamentare dhe i dhanë fund periudhës së gjatë të qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve. Më 2020, Aleksa Beçiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.[4]

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023, Aleksa Beçiq ishte kandidat i Demokratëve dhe mori 11,10% të votave në raundin e parë. Në zgjedhjet parlamentare të po atij viti, Demokratët morën pjesë në koalicionin Guximi llogaritet! (Hrabro se broji!) së bashku me URA-në. Koalicioni fitoi 11 mandate, ndërsa Demokratët siguruan 7 vende në parlament. Pas formimit të qeverisë së Milojko Spajiqit, Demokratët u bënë pjesë e koalicionit qeverisës.[5][6]

Rezultatet zgjedhore

Zgjedhjet parlamentare

Zgjedhjet Udhëheqësi Vota % Vende +/– Aleanca Qeveria
2016 Aleksa Beçiq 38.327 10,01 8 / 81 Opozitë
2020 51.298 12,53 9 / 81 Increase 1 Paqja është kombi ynë Mbështetje 2020–2022
Opozitë 2022–2023
2023 37.730 12,48 7 / 81 Decrease 2 Guximi llogaritet! Qeveri

Zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet Kandidati Vota % Rezultati
2018 Mladen Bojaniq 111.711 33,40 Nuk u zgjodh
2023 Aleksa Beçiq 37.563 11,10 Nuk u zgjodh

Pozicione të mbajtura

Funksioni Përfaqësuesi Periudha
Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq 2020–2022
Zëvendëskryeministër i Malit të Zi Aleksa Beçiq 2023–

Shih edhe

Referime

  1. "Bečić predstavio "Demokratsku Crnu Goru"". RTCG (në serbisht).
  2. "Bečić izabran za predsjednika Demokratske Crne Gore". Portal Analitika (në serbisht).
  3. "Novi izbori kao uslov opozicije za povratak u Parlament". Radio Slobodna Evropa (në serbisht). 30 nëntor 2016.
  4. "Objavili dokument: Poslanici tri koalicije podržali Krivokapića za mandatara". Vijesti (në serbisht). 23 shtator 2020.
  5. "Montenegro Parliament June 2023 Election Results". IPU Parline (në anglisht).
  6. "Deputy Prime Ministers of Montenegro". Qeveria e Malit të Zi (në anglisht).