Manol Konomi
Manol Konomi | |
|---|---|
| Ministri i Drejtësisë / MD | |
| i Drejtësisë / MD | |
| Në detyrë 22 tetor 1944 11 janar 1946 18 mars 1946 5 korrik 1950 – 10 janar 1946 18 mars 1946 30 qershor 1950 1 janar 1951 | |
Manol Konomi, lindi më 24 nëntor të vitit 1910 në fshatin Polican të Gjirokastrës dhe vdiq më 3 qershor të vitit 2002 në Tiranë, ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore.
Ka qenë Ministër i Drejtësisë në Shqipëri në disa periudha gjatë regjimit diktatorial komunist dhe u shkarkua më 5 mars 1951, nuk u pajtua me shkeljen e ligjshmërisë (ekzekutimin pa proces dhe në kundërshtim të ligjit) të 22 personave të ekzekutuar pas shpërthimit në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik më 19 shkurt 1951.[1]
Aktiviteti politik
- Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës (22 tetor, 1944 gjer më 10 janar, 1946).
- Mnistër i Drejtësisë i Shqipërisë me mandat nga 11 janari i vitit 1946 gjer më 18 mars të vitit 1946
- Mnistër i Drejtësisë i Shqipërisë me mandat nga 18 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950
- Mnistër i Drejtësisë i Shqipërisë me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 1 janar të vitit 1951
Referime
- ↑ "Sabiha Kasimati, Mehmet Shehut në hetuesi: Jeni kriminelë, do e paguani!". 2024-02-26. Marrë më 2024-02-26.
Kategoritë:
- Ministra të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë
- Lindje 1910
- Vdekje 2002
- Nxënësit e Shkollës Zosimea
- Ministra të Drejtësisë të Shqipërisë