Manuel Akanji

Manuel Akanji
Akanji me Manchester Cityn në 2023
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Manuel Obafemi Akanji[1]
Data e lindjes 19 korrik 1995 (31 vjeç)[2]
Vëndi i lindjes Neftenbach, Zvicër[3]
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)[4]
Pozicioni Mbrojtës
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 25
Karriera me të rinjtë
2004–2007 FC Wiesendangen
2007–2013 FC Winterthur
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2013–2014 FC Winterthur II 18 (0)
2014–2015 FC Winterthur 35 (1)
2015–2016 FC Basel II 4 (0)
2015–2018 FC Basel 42 (5)
2018–2022 Borussia Dortmund 119 (4)
2022–2026 Manchester City 85 (2)
2025–2026 → Internazionale (huazim) 33 (2)
2026– Internazionale 3 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2014 Zvicra U20 2 (0)
2014–2015 Zvicra U21 6 (0)
2017– Zvicra 87 (4)
* Club domestic league appearances and goals as of 22:11, 5 shtator 2026 (UTC)
‡ Kombëtarja caps and goals as of 11:40, 12 korrik 2026 (UTC)

Manuel Obafemi Akanji (lindur më 19 korrik 1995) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren zvicerane.

Akanji e nisi karrierën e tij me FC Winterthur, duke luajtur fillimisht me ekipin e dytë pasi qëndroi gjashtë vite në akademi. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2014 kurse një vit më vonë firmosi me Baselin. Atje, Akanji fitoi kampionatin dhe kupën në sezonet 2015–16 dhe 2016–17. Pas kësaj, ai u transferua në Gjermani te Borussia Dortmundi, duke fituar Superkupën e Gjermanisë vitin 2019 dhe Kupën e Gjermanisë në sezonin 2020–21.

Në verën e vitit 2022, Akanji firmosi me Manchester Cityn, duke fituar tripletën në sezonin e tij të parë. Në vitin 2025, ai u huazua te italianët e Interit, me të cilët fitoi kampionatin dhe kupën në sezonin e parë.

Në nivel ndërkombëtar, Akanji bëri debutimin e tij me Zvicrën në vitin 2017 dhe që atëherë ka luajtur mbi 80 ndeshje. Ai ka përfaqësuar ekipin kombëtar në dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian dhe tre edicione të FIFA Kupës së Botës.

Karriera me klube

Winterthur

Akanji e nisi karrierën e tij si futbollist në vitin 2004 me klubin lokal Wiesendangen të qytetit të tij të lindjes. Në maj 2007, ai u bë pjesë e akademisë së Winterthur, duke luajtur me ekipin nën-18 dhe më vonë me ekipin e dytë. Akanji u bë titullar në ekipin e parë në sezonin 2014–15, ku ekipi garoi në Challenge League (Liga e dytë).[5]

Basel

Më 15 prill 2015, Baseli zyrtarizoi transferimin e Akanjit në klub për sezonin 2015–16.[6] Ai bëri debutimin e tij në Super Ligën Zvicerane më 26 shtator në ndeshjen kundër Luganos. Në mars 2016, Akanji pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë.[7][8] Kjo gjë bëri që ai ta mbyllte sezonin para kohe. Nën drejtimin e trajnerit Urs Fischer, Akanji luajti 12 ndeshje në sezonin e tij të parë me klubin, por arriti të fitonte kampionatin dhe kupën.[9]

Më 11 shkurt 2017, pas rreth 300 ditësh jashtë, Akanji u rikthye nga dëmtimi duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2–0 kundër Thun. Në ndeshjen e rradhës kundër Lausanne-Sport, ai shënoi golin e parë me Baselin dhe të dytin në karrierë në një fitore 4–3 në shtëpi. Më 1 prill, Akanji shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër St. Gallen. Ai e mbylli sezonin 2016–17 me 18 ndeshje dhe 5 gola në kampionat dhe kupë, kompeticione të cilat Baseli i fitoi sërisht.[10]

Gjatë sezonit 2017–18, Akanji bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampionëve më 12 shtator 2017 në humbjen 3–0 në Old Trafford kundër Manchester United.[11] Ai u aktivizua në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve, duke ndihmuar Baselin të kualifikohej në fazën me eliminim direkt duke u renditur në vëndin e dytë me 12 pikë.[12]

Borussia Dortmund

Më 15 janar 2018, Akanji firmosi një kontratë deri në qershor 2022 me Borussia Dortmundin.[13][14] Klubi gjerman pagoi 18 milion € për kartonin e tij.[15] Ai debutoi me ekipin më 2 shkurt duke zëvëndësuar André Schürrlen në minutat e fundit të fitores 3–2 kundër Köln.[16]

Më 27 shtator 2018, Akanji shënoi golin e parë në Gjermani në fitoren tenistike 7–0 kundër Nürnber.[17] Gjatë sezonit 2019–20, ai ishte titullar i rregullt në formacion dhe zhvilloi 29 ndeshje në kampionat, por paraqitjet e tij patën luhatje, duke sjellur kritika nga media gjermane.[18]

Më 13 maj 2021, Akanji luajti 90 minuta të plota në fitoren 4–1 kundër RB Leipzig në finalen e Kupës së Gjermanisë.[19]

Manchester City

Akanji gjatë një ndeshje të Premier Ligës kundër Fulhamit, 11 maj 2024.

Më 1 shtator 2022, Akanji iu bashkua anglezëve të Manchester Cityt duke firmosur deri në vitin 2027.[20] Vlera e transferimit ishte 15 milion £.[21] Ai luajti ndeshjen e parë pesë ditë më vonë në fitoren 4–0 kundër Seviljes në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.[22]

Akanji luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë më 17 shtator në fitoren 3–0 kundër Wolverhampton Wanderers.[23] Pas kësaj, ai u zgjodh lojtari i muajit i klubit për muajin tetor.[24] Më 17 maj, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Ligës së Kampionëve.[25] Në finalen që u luajt në Stamboll më 10 qershor, Akanji luajti si titullar me Cityn që fitoi 1–0 kundër Interit, duke fituar këtë trofe për herë të parë.[26] Ai ishte gjithashtu mbrojtësi me më shumë minuta i Cityt në Premier Ligë, kompeticion i cili u ftua po nga ata, si dhe luajti 90 minuta në finalen e fituar të Kupës së Anglisë kundër Manchester United,[27] duke arritur një tripletë historike.

Më 21 tetor 2023, Akanji mori kartonin e kuq të parë si lojtar i Cityt në fitoren 2–1 kundër Brighton & Hove Albion në kampionat.[28] Katër ditë më vonë, ai shënoi golin e parë të sezonit 2023–24 në suksesin 3–1 kundër BSC Young Boys në Ligën e Kampionëve.[29] Goli i tij i parë në Premier Ligë erdhi më 4 nëntor në fitoren 6–1 kundër Bournemouth,[30] kurse më 12 nëntor shënoi në barazimin spektakolar 4–4 kundër Çelsit në Stamford Bridge; kjo ishte hera e parë që Akanji shënote në tre ndeshje rresht.[31] Në përfundim të sezonit 2023–24, Akanji fitoi një tjetër titull të Premier Ligës, duke kontribuar me 30 ndeshje dhe 2 gola.

Më 10 gusht 2024, në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester United, Akanji shënoi penalltinë fituese në fitoren 7–6 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[32] Më 31 gusht, ai luajti ndeshjen e 100të në të gjitha kompeticionet me Cityn në fitoren 3–1 kundër Hull Cityt.[33]

Internazionale

Më 2 shtator 2025, Akanji u huazua në Itali te Interi për një sezon me të drejtë blerje përfundimtare.[34]

Më 1 korrik 2026, Interi ushtroi të drejtën e blerjes së mbrojtësit, duke i paguar Cityt 15 milion €.[35]

Karriera ndërkombëtare

Akanji duke luajtur në ndeshjen e Kupës së Botës 2018 kundër Serbisë.

Akanji e nisi karrierën e tij me Zvicrën duke luajtur dy ndeshje me ekipin nën-20. Debutimi i tij me këtë grupmoshë erdhi në barazimin pa gola kundër Gjermanisë më 7 shtator 2014. Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-21, duke luajtur ndeshjen e parë kundër Italisë më 26 mars 2015.

Akanji luajti ndeshjen e parë me ekipin e parë më 9 qershor 2017 duke u aktivizuar 90 minuta të plota në fitoren 2–0 kundër Ishujve Faroe në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018.[36][37] Ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në turneun e mbajtur në Rusi, duke luajtur në të katërta ndeshjet e Zvicrës që u eliminua në raundin e 16-tave.[38] Në maj 2019, Akanji luajti në finalet e UEFA Ligës së Kombeve, aty ku Zvicra u rendit në vëndin e katërt.[39]

Në maj 2021, Akanji u thirr në ekipin që do të luante në UEFA Euro 2020.[40] Ai luajti në të pesta ndeshjet e ekipit.[41] Në raundin e 16-tave kundër Francës, ai shënoi me penallti në fitoren e Zvicrës me penallti kundër tyre, duke sjellur eliminimin surprizë të francezëve.[42] Megjithatë, ai ishte një nga tre lojtarët zviceran që gaboi në penalltinë e tij në çerek-finalen kundër Spanjës, me Zvicrën që u eliminua.[43]

Më 24 shtator 2022, Akanji shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 2–1 kundër Spanjës në Ligën e Kombeve.[44] Dy muaj më vonë, ai u zgjodh të merrte pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar. Në raundin e 16-tave, Akanji shënoi golin e vetëm të Zvicrës në humbjen e rëndë 6–1 kundër Portugalisë.[45]

Më 7 qershor 2024, Akanji u emërua në ekipin që do të luante në Euro 2024.[46] Ai luajti 90 minuta të plota në fitoren 3–1 kundër Hungarisë në Këln në ndeshjen hapëse.[47] Zvicra arriti në çerek-finalen e një Kampionati Evropian për herë të dytë rresht, duke u eliminuar nga Anglia me penallti. Akanji ishte i pari nga Zvicra që mori përsipër të godiste penallti, por gjuajtja e tij u prit nga Jordan Pickford; ai ishte lojtari i vetëm nga të dy ekipet që nuk shënoi.[48] Ai më pas u emërua në ekipin e turneut.[49]

Më 20 maj 2026, Akanji ishte pjesë e listës me 26 lojtar për Kupën e Botës 2026.[50]

Profili i lojtarit

Akanji është një mbrojtës elegant, i qetë dhe i disiplinuar, i cili dallohet për pozicionimin e tij dhe pasimet e sakta.[51][52][53] Ai gjithashtu zotëron një fizik të fortë dhe është komod në situatat një-kundër-një.[54]

Aftësia e tij për të lexuar lojën, për të bërë ndërhyrje të sakta dhe për të qëndruar i qetë ishin mjaft të njohura në Premier Ligë.[52][55] Një nga pikat e tij më të forta është pasimi, duke bërë që ai të kontriboj në ndërtimin e aksioneve sulmuese me topa të gjatë dhe të shkurtër. Ai gjithashtu dallohet në luftën në ajër, si në sulm edhe në mbrojtje.[51][56][55]

Falë aftësive të tij në mbajtjen e topit dhe pasimeve, Akanji është aktivizuar edhe si mbrojtës i majtë dhe i djathtë, si dhe në disa në një rol të lirë, veçanërisht nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, i cili i dha Akanjit një rol të njëjtë me atë të John Stones.[57]

Jeta personale

Akanji ka lindur në Neftenbach[3] të Zvicrës nga një mama zvicerane dhe baba nigerian.[58] Motra e tij Sarah ka qënë futbolliste për klubin FC Winterthur Frauen dhe aktualisht është politikane dhe pjesë e Partisë Social-Demokrate të Zvicrës.[59]

Në vitin 2017, tashmë një lojtar profesionist, ai përfundoi trajnimin e tij profesional si zejtar (″Kaufmann″). Në televizionin zviceran në vitin 2018 ai tregoi aftësi të shkëlqyera në llogaritjet mendore.[60][61]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 14 shtator 2026[62]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
FC Winterthur II 2013–14 1. Liga Classic 180————180
FC Winterthur 2013–14 Challenge League 2000———20
2014–15 Challenge League 33120———351
Gjithsej 35120———371
FC Basel II 2015–16 Promotion League 30————30
2016–17 Promotion League 10————10
Gjithsej 40————40
FC Basel 2015–16 Super Liga Zvicerane 8030—1[a]0—120
2016–17 Super Liga Zvicerane 15431—00—185
2017–18 Super Liga Zvicerane 19131—6[b]0—282
Gjithsej 42592—70—587
Borussia Dortmund 2017–18 Bundesliga 110——00—110
2018–19 Bundesliga 25110—5[b]0—311
2019–20 Bundesliga 29030—6[b]01[c]0390
2020–21 Bundesliga 28250—7[b]01[c]0412
2021–22 Bundesliga 26130—6[d]01[c]0361
Gjithsej 1194120—240301584
Manchester City 2022–23 Premier League 290602011[b]1—481
2023–24 Premier League 30250108[b]24[e]0484
2024–25 Premier League 26020008[b]04[f]0400
Gjithsej 85213030273801365
Internazionale (huazim) 2025–26 Serie A 33220—10[b]000452
Internazionale 2026–27 Serie A 4000—000040
Gjithsej 37220—10000492
Gjithsej karriera 340143823068311046019
  1. ↑ Ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  2. 1 2 3 4 5 6 7 8 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  3. 1 2 3 Ndeshje në Superkupën e Gjermanisë
  4. ↑ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampionëve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ↑ Një ndeshje në Superkupën e Anglisë, një ndeshje në UEFA Superkupën Evropiane, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. ↑ Një ndeshje në Superkupën e Anglisë, tre ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja

Përditësuar më 11 korrik 2026[63]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Zvicra 201740
201890
201990
202030
2021130
202292
2023101
2024120
202581
2026100
Gjithsej874

Golat me kombëtaren

Përditësuar më 5 shtator 2025
Rezultatet e Zvicrës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Akanji.[63]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Manuel Akanji
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
124 shtator 2022La Romareda, Zaragoza, Spanjë42 Spanja1–02–1UEFA Liga e Kombeve A 2022–23
26 dhjetor 2022Stadiumi Lusail, Lusail, Katar47 Portugalia1–41–6FIFA Kupa e Botës 2022
315 tetor 2023Kybunpark, St. Gallen, Zvicër54 Bjellorusia2–33–3Kualifikueset e UEFA Euro 2024
45 shtator 2025St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër72 Kosova1–04–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026

Trofe

FC Basel[64]
Borussia Dortmund[64]
Manchester City[64]
Internazionale[64]
Çmime personale
  • Ekipi i Sezonit në Super Ligën Zvicerane: 2017–18[65]
  • Ekipi i Turneut në UEFA Kampionatin Evropian: 2024[49]
  • Ekipi i Sezonit në Serie A nga EA Sports FC: 2025–26[66]
  • Ekipi i Vitit në Serie A: 2025–26[67]

Referime

  1. ↑ "FIFA World Cup Russia 2018: List of Players: Switzerland" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 30. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2019.
  2. ↑ "Manuel Akanji: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 25 maj 2024.
  3. 1 2 Munzinger.de
  4. ↑ "Manuel Akanji". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 5 shtator 2026.
  5. ↑ "Der FC Winterthur gratuliert Manuel Akanji zum Transfer von Dortmund zu Manchester City!" (në gjermanisht). FC Winterthur. 2 shtator 2022. Marrë më 28 gusht 2024.
  6. ↑ Samuel Waldis. "Ein neuer Verteidiger für den FCB: Manuel Akanji kommt vom FC Winterthur" (në gjermanisht). Tageswoche. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2016. Marrë më 14 mars 2026.
  7. ↑ "Who is Manuel Akanji, the Liverpool transfer target impressing for Basel?" (në anglisht). The Independent. 21 dhjetor 2017. Marrë më 14 shtator 2026.
  8. ↑ "Manuel Akanji's injury history" (në anglisht). BeSoccer. Marrë më 14 shtator 2026.
  9. ↑ Casper Marti (2016). "Es ist vollbracht ! Der FCB ist zum 19. Mal Meister" (në gjermanisht). FC Basel. Marrë më 30 prill 2016.
  10. ↑ Casper Marti (2017). "Der Saisonabschluss im Zeitraffer" (në gjermanisht). FC Basel. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 2 qershor 2017.
  11. ↑ "Manchester United 3–0 FC Basel" (në anglisht). BBC Sport. 12 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2020. Marrë më 23 tetor 2020.
  12. ↑ "Amazing: FCB qualify for the knockout stages" (në anglisht). FC Basel. 5 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2024. Marrë më 28 gusht 2024.
  13. ↑ "BVB verpflichtet Schweizer Nationalspieler Manuel Akanji" (në anglisht). Borussia Dortmund. Marrë më 15 janar 2018.
  14. ↑ "Manuel Akanji wechselt zu Borussia Dortmund" (në gjermanisht). FC Basel. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2020. Marrë më 15 janar 2018.
  15. ↑ "Wechsel perfekt! BVB bekommt Akanji sofort". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 14 mars 2026.
  16. ↑ "Bundesliga: Debut double for Batshuayi in BVB win" (në anglisht). Deutsche Welle. 2 shkurt 2018. Marrë më 14 nëntor 2023.
  17. ↑ "Marco Reus stars as breathtaking Borussia Dortmund put seven past Nuremberg" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 29 shtator 2018.
  18. ↑ "Three Borussia Dortmund players who need to improve" (në anglisht). 11 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2021. Marrë më 1 gusht 2020.
  19. ↑ "Jadon Sancho and Erling Haaland help Borussia Dortmund overpower RB Leipzig to win DFB Cup" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 14 nëntor 2023.
  20. ↑ "City seal Akanji signing". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 1 shtator 2022. Marrë më 1 shtator 2022.
  21. ↑ "Man City sign defender Manuel Akanji from Borussia Dortmund for £15m" (në anglisht). Sky Sports. 1 shtator 2022.
  22. ↑ Steve Sutcliffe (6 shtator 2022). "Sevilla 0–4 Man City: Erling Haaland scores twice in comfortable Champions League opening win" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 6 shtator 2022.
  23. ↑ Simon Stone (6 shtator 2022). "Wolves 0–3 Manchester City: Erling Haaland scores again in dominant win" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 6 shtator 2022.
  24. ↑ David Clayton. "Akanji voted Etihad Player of the Month for October". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 18 nëntor 2022.
  25. ↑ "Man City 4–0 Real Madrid (agg: 5–1): Silva double helps City ease into Champions League final at holders' expense" (në anglisht). UEFA. 17 maj 2023.
  26. ↑ Rory Smith; Tariq Panja; Andrew Das (10 qershor 2023). "Manchester City Wins First Champions League Title" (në anglisht). The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
  27. ↑ Phil McNulty (3 qershor 2023). "Manchester City 2–1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 qershor 2023.
  28. ↑ "Akanji sees red but Manchester City edge past Brighton" (në anglisht). Raidió Teilifís Éireann. 21 tetor 2023.
  29. ↑ "Haaland brace lifts Man City to 3–1 win over Young Boys" (në anglisht). Reuters. 26 tetor 2023.
  30. ↑ "Record-equalling Doku sends Man City top" (në anglisht). Premier League. 4 nëntor 2023.
  31. ↑ "Chelsea 4–4 Man City: Key stats from an instant classic" (në anglisht). Premier League. 12 nëntor 2023.
  32. ↑ Will Unwin (10 gusht 2024). "Manchester City beat United on penalties to win Community Shield" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 14 mars 2026.
  33. ↑ "Manuel Akanji celebrates a century of City displays". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 31 gusht 2024. Marrë më 15 shtator 2025.
  34. ↑ "Inter Milan agree to sign Akanji on loan" (në anglisht). BBC Sport. 1 shtator 2025. Marrë më 7 korrik 2026.
  35. ↑ "Inter, scatta l'obbligo di riscatto di Akanji dopo lo scudetto" (në italisht). Sky Sport. 4 maj 2026. Marrë më 28 maj 2026.
  36. ↑ "Färöer Inseln 0:2 Schweiz". football.ch (në gjermanisht). Marrë më 14 mars 2026.
  37. ↑ "7m cn". Svizanasgrad (në anglisht). 8 qershor 2019. Marrë më 14 mars 2026.
  38. ↑ "Manuel Akanji: 10 things on Borussia Dortmund's Swiss international defender" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 14 mars 2026.
  39. ↑ "Nations League: England beat Switzerland 6-5 on penalties after 0-0 draw" (në anglisht). BBC Sport. 8 qershor 2019. Marrë më 14 mars 2026.
  40. ↑ "Das Kader des Schweizer Nationalteams für die UEFA EURO ist bekannt" (në gjermanisht). Federata Zvicerane e Futbollit. 31 maj 2021. Marrë më 31 maj 2021.
  41. ↑ "Manuel Akanji: Who is the Borussia Dortmund and Switzerland defender hailed by Giorgio Chiellini?" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 14 nëntor 2023.
  42. ↑ Scott Murray (28 qershor 2021). "France 3-3 Switzerland (aet; pens 4-5): Euro 2020 last 16 – as it happened" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 15 mars 2026.
  43. ↑ "Switzerland 1-1 Spain: Spain beat Switzerland on penalties to reach Euros semis" (në anglisht). BBC Sport. 1 korrik 2021. Marrë më 14 mars 2026.
  44. ↑ "Zwei Eckbälle für ein Halleluja: Nati überrascht in Spanien" (në gjermanisht). SRF. 24 shtator 2022. Marrë më 24 shtator 2022.
  45. ↑ "Portugal vs. Switzerland – Football Match Summary – December 7, 2022" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 7 dhjetor 2022.
  46. ↑ "Switzerland announce 26-man squad for Euro 2024" (në anglisht). Reuters. 7 qershor 2024. Marrë më 16 qershor 2024.
  47. ↑ "Hungary 1–3 Switzerland LIVE: UEFA Euro 2024 – score, updates & reaction" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 qershor 2024.
  48. ↑ "England vs Switzerland LIVE: UEFA Euro 2024 football stream, score, report, prediction & updates" (në anglisht). BBC Sport. 6 korrik 2024. Marrë më 28 gusht 2024.
  49. 1 2 "UEFA EURO 2024 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 16 korrik 2024. Marrë më 16 korrik 2024.
  50. ↑ "Rodriguez and Xhaka feature in Yakin's Switzerland squad" (në anglisht). FIFA. 20 maj 2026. Marrë më 13 qershor 2026.
  51. 1 2 Sam Lee; Raphael Honigstein (31 gusht 2022). "Manuel Akanji was available, experienced and looks a very good fit for Man City". The Athletic (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2023.
  52. 1 2 "Manuel Akanji at Manchester City 2022/23 – scout report". Total Football Analysis Magazine (në anglisht). 5 shtator 2022. Marrë më 22 shtator 2023.
  53. ↑ Tyrone Marshall (17 shtator 2022). "Akanji did four things to impress Guardiola on Man City Premier League debut". Manchester Evening News (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2023.
  54. ↑ Emmanuel Odey (29 prill 2023). "Manuel Akanji: The Bargain of the Season?". Bitter and Blue (në anglisht). Marrë më 2023-09-22.
  55. 1 2 "Manuel Akanji is Man City's bargain buy and now Pep Guardiola's intelligent problem-solver at right-back" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 shtator 2023.
  56. ↑ Rhys Desmond (1 nëntor 2022). "Manuel Akanji at Man City – Tactical Analysis". TheMastermindSite (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2023.
  57. ↑ "Manuel Akanji at left-back? Pep Guardiola's masterstroke against Arsenal turns the title race Man City's way" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 shtator 2023.
  58. ↑ "Manuel Akanji: 10 things on Borussia Dortmund's new Swiss international defender" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2023. Marrë më 30 tetor 2020.
  59. ↑ "Sarah Akanji zieht sich aus Politik zurück". Blick (në gjermanisht). 14 shtator 2022. Marrë më 14 nëntor 2023.
  60. ↑ "Mathe-Genie Akanji: Netz steht nach TV-Auftritt Kopf" (në gjermanisht). Sky Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2025. Marrë më 14 mars 2026.
  61. ↑ "Fussball: Manuel Akanji als Studiogast - Sportpanorama - Play SRF" (në gjermanisht). Marrë më 14 mars 2026 – nëpërmjet www.srf.ch.
  62. ↑ "Manuel Akanji" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 27 gusht 2021.
  63. 1 2 "Manuel Akanji". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 24 qershor 2018.
  64. 1 2 3 4 "Manuel Akanji – Achievements" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2025. Marrë më 18 shtator 2026.
  65. ↑ "SAFP GOLDEN 11 2017 – Die Gewinner". Golden11 (në gjermanisht). 31 janar 2018. Marrë më 28 nëntor 2022.
  66. ↑ "Serie A Team of the Season" (në anglisht). EA SPORTS. Marrë më 28 gusht 2026.
  67. ↑ "Gran Galà del Calcio AIC 2026: Ecco tutti i vincitori" (në italisht). Gran Galà del Calcio. 2 shtator 2026. Marrë më 2 shtator 2026.

Lidhje të jashtme

  • Profili te uebfaqja zyrtare e Interit
  • Profili te uebfaqja e Federatës Zvicerane të Futbollit (në gjermanisht)
  • Manuel Akanji – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
  • Manuel Akanji – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s