Marek Edelman
Marek Edelman (1922 - 2 tetor 2009) ishte një aktivist politik dhe mjek kardiolog polak.
Biografia
Marek Edelman lindi në vitin 1919 në Homel (sot Bjellorusi) ose në vitin 1922 në Varshavë, në një familje hebreje-polake.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte një nga themeluesit e Organizatës Luftarake Hebraike (ŻOB). Ai mori pjesë në vitin 1943 në Kryengritjen e Getos së Varshavës dhe u vu në krye të saj pas vdekjes së Mordechaj Anielewicz. Ai gjithashtu mori pjesë në Kryengritjen e Varshavës në vitin 1944.
Në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, Edelman, i cili gëzonte një autoritet të lartë moral global, u bëri thirrje hapur liderëve të botës së lirë që të ndërhynin ushtarakisht në Kosovë për të shpëtuar popullin shqiptar nga shfarosja. Raportohet se pavarësisht kësaj mbështetjeje të fortë, vdekja e tij kaloi pa ndonjë mirënjohje zyrtare nga institucionet e Kosovës.