Mario Mitaj

Mario Mitaj
Mitaj me Lokomotiv Moskën në 2022
Informacioni personal
Data e lindjes 6 gusht 2003 (22 vjeç)
Vendi i lindjes Athinë, Greqi
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)[1]
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Lokomotiv Moskva
Numri 21
Karriera me të rinjtë
2017–2020 AEK Athens
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2020–2022 AEK Athina 11 (0)
2021–2022 AEK Athina B 20 (0)
2022– Lokomotiv Moskva 20 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2019 Shqipëria U16 1 (0)
2018–2019 Shqipëria U17 6 (1)
2020– Shqipëria U21 11 (0)
2021– Shqipëria 7 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 22:30, 10 shtator 2023 (UTC)

Mario Mitaj (lindur më 6 gusht 2003) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin rus Lokomotiv Moskva dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

AEK Athina

Mitaj është produkt i akademisë së klubit grek AEK Athina. Më 12 gusht 2020, ai firmosi kontratën e parë si profesionist dhe filloi të stërvitej me ekipin e parë.[2] Dy muaj më pas, ai luajti ndeshjen e parë si profesionist në një ndeshje në kampionat kundër PAOK-ut, duke u bërë lojtari i huaj më i ri që luan një ndeshje me klubin, në moshën 17 vjeç, 2 muaj e 13 ditë.[3]

Më 21 shkurt 2021, Mitaj firmosi një kontratë të re dy vjeçare me klubin,[4] të cilën e rinovoi me tre vite të tjera në gusht 2021.[5]

Lokomotiv Moskva

Më 22 gusht 2022, Mitaj u transferua te Lokomotiv Moska në Premier Ligën Ruse. Klubi pagoi 3 milion € për kartonin e tij, kurse AEK-u do të merre një përqindje të vlerës në rast shitije të lojtarit.[6]

Karriera ndërkombëtare

Mihaj ka lindur në Greqi, gjë që e bënte të disponueshëm për të përfaqsuar Greqinë në futbollin ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e kombëtares shqiptare, duke luajtur fillimisht me ekipet e moshave.

Më 31 mars 2021, Mitaj debutoi me ekipin e parë në fitoren 2–0 kundër San Marinos në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022,[7] duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e ekipit kombëtar që luan një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 237 ditë.[8]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 30 shtator 2023[9]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
AEK Athens 2020–21 Super Liga Greke 100201[a]000130
2021–22 Super Liga Greke 10002[b]00030
Gjjthsej 110203000160
AEK Athens B 2021–22 Super Liga Greke 2 200–––200
Lokomotiv Moscow 2022–23 Premier Liga Ruse 14040––180
2023–24 Premier Liga Ruse 5030––80
Gjithsej 19070––260
Gjithsej karriera 500903000620
  1. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Kombëtarja

Përditësuar më 17 tetor 2023[10]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202110
202210
202360
Gjithsej80

Referime

  1. ↑ "Mario Mitaj" (në anglisht). FC Lokomotiv Moscow. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2022. Marrë më 20 shtator 2022.
  2. ↑ "Mario Mitaj signed a professional contract with AEK!". aekfc.gr (në anglisht). AEK Athina F.C. 12 gusht 2020.
  3. ↑ "ΘΕΜΑ Μάριο Μιτάι: Ο νεότερος ξένος στην ιστορία της ΑΕΚ". amna.gr (në greqisht). Marrë më 1 prill 2021.
  4. ↑ ""Έδεσε" και τους Μιτάι και Μαχαίρα η ΑΕΚ (vid)". gazzetta.gr (në greqisht). Marrë më 2 janar 2022.
  5. ↑ "ΑΕΚ: Επέκτεινε το συμβόλαιο του Μιτάι μέχρι το 2026". sport24.gr (në greqisht). 10 gusht 2021.
  6. ↑ "МАРИО МИТАЙ – НОВЫЙ ЗАЩИТНИК "ЛОКОМОТИВА"" (në rusisht). FC Lokomotiv Moskva. 27 gusht 2022.
  7. ↑ "San Marino 0–2 Albania" (në anglisht). Transfermarkt. 31 mars 2021. Marrë më 17 tetor 2023.
  8. ↑ "ΑΕΚ: «Έκλεισε» στην Αλβανία ο Μιτάι και «έγραψε» ιστορία". newsit.gr (në greqisht). 1 prill 2021. Marrë më 1 prill 2021.
  9. ↑ "Mario Mitaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 tetor 2023.
  10. ↑ "Mario Mitaj". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 18 tetor 2023.

Lidhje të jashtme