Marjana Koçeku

Marjana Koçeku
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
2025
Njësia zgjedhoreQarku Shkodër
Të dhëna vetjake
U lind më16 nëntor 2000 (25 vjeçe)
Shkodër, Shqipëri
Partia politikeE pavarur (që nga viti 2026)
Lidhjet e tjera
politike
Partia Socialiste e Shqipërisë (2025–2026)
ShkollimiUniversiteti "Luigj Gurakuqi"
ProfesioniPolitikane, sipërmarrëse

Marjana Koçeku (lindur më 16 nëntor 2000), e njohur edhe si Neomalësorja, është politikane dhe sipërmarrëse shqiptare. Ajo shërben si deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2025. U zgjodh deputete nga Qarku i Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ajo është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Jeta e hershme dhe arsimi

Koçeku lindi në Shkodër, Shqipëri. Sipas të dhënave të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo studioi në Universitetin e Gjenovës, Itali, Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin "Luigj Gurakuqi", ku përfundoi studimet në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare si dhe një master për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm.

Karriera

Përpara hyrjes në politikë, Koçeku u bë e njohur me emrin Neomalsore dhe u angazhua në një nismë që promovonte turizmin dhe zhvillimin lokal në veri të Shqipërisë.[1] Marjana Koçeku fitoi fillimisht njohje kombëtare dhe ndërkombëtare përmes nismës së saj Neomalsore, e cila promovon turizmin e qëndrueshëm, trashëgiminë kulturore dhe rigjallërimin e Alpeve Shqiptare. Puna e saj është pasqyruar nga media ndërkombëtare si CNN, Financial Times, BBC, ARTE, Deutsche Welle, Die Zeit, Rai Uno dhe Fox News, ndër të tjera.

Neomalsore (që do të thotë "Malesorja e re") është një nismë shqiptare e themeluar nga Marjana Koçeku, e cila synon të inkurajojë të rinjtë të rikthehen në trojet e tyre, të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ruajnë trashëgiminë natyrore e kulturore të veriut të Shqipërisë. E përqendruar rreth Liqenit të Komanit, nisma ndërthur sipërmarrjen lokale, angazhimin e komunitetit, turizmin e qëndrueshëm dhe promovimin e produkteve vendase. Aktivitetet e saj kanë përfshirë fushata ndërgjegjësuese për mjedisin, mbështetje për komunitetet rurale dhe përpjekje për mbrojtjen e zonave natyrore, veçanërisht përgjatë lumit Drin. Sipas raportimeve në media, nisma ka frymëzuar të rinj shqiptarë të krijojnë sipërmarrje në vendlindjet e tyre dhe të kontribuojnë në rigjallërimin e komuniteteve dhe fshatrave rurale.

Ajo gjithashtu mori pjesë në protestat studentore të viteve 2018–2019 në Shqipëri.[2]

Në mars 2025, Koçeku iu bashkua Partisë Socialiste dhe u kandidua për deputete në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.[2] Ajo u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.[3]

Si deputete, Koçeku ka ngritur çështje të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, përfshirë shqetësimet për lumenjtë Drini dhe Buna.[2] Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Koçeku është bërë e njohur për promovimin e përdorimit publik të dialektit geg në seancat parlamentare dhe për mbrojtjen e trashëgimisë gjuhësore të Shqipërisë. Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime mjedisore në Kuvend, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e lumit Drin dhe nevojën për të adresuar sfidat e tij ekologjike.

Largimi nga Partia Socialiste

Më 14 qershor 2026,vetëm 10 muaj pasi u bë deputete, Koçeku njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e cila është dhe Partia më e madhe në vend dhe ajo që ka pushtetin dhe deklaroi se do të vazhdonte mandatin e saj si deputete e pavarur.[4]

Një ditë më pas, mediat shqiptare raportuan se Koçeku publikoi në rrjetet sociale një fotografi të një flamingoje.[5]

duke e interpretuar publikimin si një shenjë mbështetjeje për protestat e Zvërnecit të vitit 2026, ku flamingoja ishte shndërruar në simbol të protestuesve.[6]

Referime

  1. ↑ "Neomalësorja, Europa dhe rrënjët". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 17 qershor 2026.
  2. 1 2 3 "Profil/ Metamorfoza e Marjana Koçekut, 'GEN Z' e PS! Nga protesta e studentëve te 'flamingot'! Të gjitha momentet që ndezën krisjen me socialistët". Shqiptarja.com. Marrë më 17 qershor 2026.
  3. ↑ "Marjana Koçeku". Albanian Spending Data. Marrë më 17 qershor 2026.
  4. ↑ "Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste". Gazeta Dita. Marrë më 17 qershor 2026.
  5. ↑ "Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve". Vizion Plus. 15 qershor 2026. Marrë më 17 qershor 2026.
  6. ↑ "I bashkohet revoltës së qytetarëve kundër Ramës? Një ditë pas largimit nga grupi i PS, 'Neomalësorja' poston foto me flamingo". Panorama. 15 qershor 2026. Marrë më 17 qershor 2026.