Marketa Irglova

Marketa Irglova (Shqiptimi çek: [ˈmarkɛːta ˈɪrɡlovaː]) (e lindur më 28 shkurt të vitit 1988, në Valašské Meziříčí, Çekosllovaki tani Republika Çeke) është një kompozitore e këngëve, muzikant dhe aktore çeke. Ajo fitoi çmimin Academy Award në kategorinë Kënga Origjinale më e Mirë në ceremoninë e 80, me këngën "Falling Slowly" e cila ishte bashkë-shkruar me Glen Hansard.

Jeta e hershme

Irglova nisi të marrë mësimet e pianos në moshën 7 vjeçare dhe filloi duke luajtur kitarë në moshën 8 vjeçare.[1]

Karriera

Irglova ka qenë një anëtare e grupit The Swell Season me Glen Hansard. Grupi lëshoi album e tij me të njëjtin emër në Overcoat Recordings në vitin 2006. 

Diskografia

me The Swell Season

  • The Swell Season (2006)
  • Once (Soundtrack) (2007)
  • Strict Joy (2009)

Solo

  • Anar (2011), kopertina nga Nahid Hagigat
  • Muna (2014), kopertina nga Nahid Hagigat

Filma

  • Once (2007)
  • The Swell Season (2011)

Referime

  1. ↑ "About Marketa Irglova". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2014. Marrë më 29 nëntor 2014. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme