Marko Livaja

Marko Livaja
Livaja në vitin 2022
Informacioni personal
Emri i plotë Marko Livaja[1]
Data e lindjes 26 gusht 1993 (32 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Split, Kroaci
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Hajduk Split
Numri 10
Karriera me të rinjtë
2005–2008 Omladinac Vranjic
2008–2010 Hajduk Split
2010–2011 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2011–2013 Internazionale 6 (0)
2011 → Lugano (huazim) 11 (2)
2011–2012 → Cesena (huazim) 3 (0)
2013–2014 Atalanta 31 (4)
2014–2016 Rubin Kazan 11 (0)
2015–2016 → Empoli (huazim) 17 (1)
2016–2018 Las Palmas 25 (5)
2017–2018 → AEK Athina (huazim) 27 (8)
2018–2021 AEK Athina 74 (19)
2021– Hajduk Split 110 (64)
Karriera ndërkombëtare‡
2008 Kroacia U15 4 (4)
2009 Kroacia U16 7 (6)
2008–2010 Kroacia U17 20 (7)
2010 Kroacia U18 4 (1)
2011–2012 Kroacia U19 7 (2)
2012–2013 Kroacia U20 7 (1)
2013–2014 Kroacia U21 5 (3)
2018–2023 Kroacia 21 (4)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 23:45, 30 janar 2015 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 30 maj 2012

Marko Livaja (lindur më 26 gusht 1993) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si sulmues për klubin kroat Hajduk Split.

Livaja e nisi karrierën e tij në Itali me Interin, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2012. Para kësaj, ai kishte luajtur te Cesena në huazim. Në verën e vitit 2013, ai u transferua te Atalanta kurse një vit më vonë ai firmosi në Rusi me Rubin Kazan.

Në vitin 2016, Livaja kaloi te Las Palmas. Një vit më pas, ai u huazua te AEK Athina, duke firmosur përfundimisht në vitin 2018. Ai qëndroi atje për katër vite, duke luajtur mbi 100 ndeshje për klubin grek. Në vitin 2020, Livaja u rikthye në Kroaci, duke firmosur me Hajduk Splitin.

Livaja ka luajtur mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Kroacisë. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2018 si dhe ishte pjesë e ekipit në FIFA Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Livaja filloi karrierën e tij profesioniste me skuadrat e nivelit të ulët kroate GOŠK Kaštel Gomilica dhe NK Omladinac Vranjic, përpara se të thirrej nga akademia e Dinamo Zagreb në verën e 2008, ndërkohë, përpara se të regjistrohej tek Dinamo, ai mori një tjetër thirrje nga rivalët e Dinamos, Hajduk Split,[3] ku Livaja shkoi atje. Në fillim të vitit 2010, ai vendos në skuadrën e parë të Hajduk Split.[4] Më vonë në atë vit, ai u shit tek Interi, kurse në vitin 2011, ai u huazua tek skuadra zvicerane e Luganos.[5]

Cesena

Livaja u bashkua me Cesenën në verën e 2011 pas një marrëveshjme me Hajduk Splitin për 250.000 € dhe në janar 2012 u rikthye tek Interi (Cesena e shiti Livajën te Interi në formën e bashkpronësisë për 2.25 milion € dhe mori gjysmën e kartonit të Thomas Pedrabissi për 1 milion €). Livaja luajti për Cesenën në skuadrën e parë dhe tek të rinjtë. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në tetor 2011 kundër Fiorentinës.

Internazionale

Pasi u rikthye te Interi në janar 2012, Livaja ishte një anëtar i ekipit Primavera dhe arriti të fitoj NextGen series në sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u bë trajner i ekipit së parë, Livaja mori thirrjen e parë për të luajtur në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Genoas, por në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.

Sezoni 2012–13

Në sezonin 2012–13, Livaja luajti në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Pescarës, ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Romës në shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje në Serie A gjatë gjysmës së parë të sezonit, por nuk arriti të shënoj asnjë gol. Livaja luajti më shumë minuta gjatë ndeshjeve evropiane të Interit, ai ishte zgjedhja e parë në formacion e trajnerit Stramaccioni për ndeshjet e grupit H në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shënoi golin e parë për fanellën e Interit më 20 shtator 2012 në barazimin në San Siro 2–2 kundër Rubin Kazan. Pasi Inter përfundoi i dyti në grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashënuesi më i mirë me katër gola në gjashtë ndeshje. Për shkak të konkurrencës së fortë në sulmin e Interit, ku bënin pjesë Milito, Cassano dhe Palacio, në janar, Livaja kërkoi huazimin për të luajtur më shumë minuta dhe për të shënuar më shumë gola.[6] Më 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.[7]

Atalanta

Më 31 janar 2013, Livaja u huazua te Atalanta si pjesë e marrëveshjes që dërgoi mesfushorin Ezequiel Schelotto në krahun tjetër.[8]

Livaja debutoi zyrtarisht më 10 shkurt në ndeshjen kundër Catanias. Ai shënoi golat e parë me klubin në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Romës në javën e 26të të kampionatit.[9] Në prill, ai u pezullua nga trajneri Stefano Colantuono për ndeshjen kundër Sampdorias për arsyje disiplinore.[10]

Livaja u rikthye në ekip për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Interit, ku Atalanta mori një fitore surprizë 4–3; ai kontriboi në ndeshje fillimisht duke asistuar golin e Giacomo Bonaventurës dhe duke fituar një penallti që u shënua nga German Denis.[11] Një maj, ai u pezullua sërisht për thyerje të rregullave të disiplinës, duke pasur një zënkë me shokun e ekipit Ivan Radovanović.[12][13]

Rubin Kazan

Më 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse që pagoi për sulmuesin e ri 6 milion €, dhe me Livajën që firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]

Las Palmas

Më 14 qershor 2016, Livaja u transferua te Las Palmas duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[15] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin në humbjen 4–2 kundër Valencias në Mestalla, duke shënuar të dy golat e ekipit të tij.[16] Pas kësaj, ai qëndroi pa shënuar për plot 613 minuta, duke u zhbllokuar në barazimin 1–1 kundër Deportivo Alavés më 4 dhjetor.[17] Më 10 janar 2017, Livaja bëri debutimin e tij në Kupën e Mbretit në fitoren 3–2 në transfertë kundër Atlético Madridit, por Las Palmas u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[18]

Karriera ndërkombëtare

Livaja ka përfaqësuar Kroacinë nga ekipi nën-15 e deri në atë nën-21. Në maj 2008, ai u aktivizua në katër ndeshje me ekipin nën-15, duke shënuar po kaq gola. Pas kësaj, ai kaloi te ekipi nën-16, me të cilën shënoi gjashtë gola në shtatë ndeshje.

Më 10 nëntor 2011, Livaja debutoi me ekipin nën-19 në fitoren 4–2 kundër Finlandës; ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi dy gola në këtë kategori. Debutimi i tij me ekipin nën-21 erdhi më 5 shkurt 2013 në miqësoren kundër Holandës. Më 23 mars, ai shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Serbisë.

Më qershor 2013, Livaja u thirr në ekipin nën-20 për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Turqi. Pasi debutoi në ndeshjen hapëse kundër Uruguait,[19] Livaja shënoi në barazimin 1–1 kundër Uzbekistanit në ndeshjen e dytë në grup. Kroacia e fitoi grupin me shtatë pikë por u eliminua nga Kili në raundin e 16-tave.[20]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 11 gusht 2024[21]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Cesena (huazim) 2011–12 Serie A 3000——30
Internazionale 2012–13 Serie A 60007[a]4—134
Atalanta 2012–13 Serie A 11200——112
2013–14 Serie A 20232——234
Gjithsej 31432——346
Rubin Kazan 2014–15 Premier Liga Ruse 11021——131
Empoli (huazim) 2015–16 Serie A 17100——171
Las Palmas 2016–17 La Liga 25512——267
AEK Athina (huazim) 2017–18 Super League Greece 2785010[b]2—4210
AEK Athina 2018–19 Super League Greece 257845[c]1—3812
2019–20 Super League Greece 329634[a]3—4215
2020–21 Super League Greece 173107[a]2—255
Gjithsej 10127207268—14742
Hajduk Split 2020–21 Prva HNL 15621——177
2021–22 Prva HNL 3428541[d]0—4032
2022–23 HNL 3419424[d]01[e]04321
2023–24 HNL 2510322[d]0003012
2024–25 HNL 21002[d]10042
Gjithsej 11064149911013474
Gjithsej karriera 3041013921421310386135
  1. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
  3. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
  5. ↑ Ndeshje në Superkupën e Kroacisë

Kombëtarja

Burimi:[22][23]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Kroacia 201840
201900
202000
202172
202292
202310
Gjithsej214

Trofe

  • NextGen series: 2012 (Inter Primavera)
  • Campionato Nazionale Primavera: 2012 (Inter Primavera)

Referime

  1. ↑ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Croatia (CRO)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 8. Marrë më 15 nëntor 2022.
  2. ↑ "Marko Livaja - Croatia - European Qualifiers" (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 qershor 2023.
  3. ↑ "Zanio se: Ljubio Dinamov dres, a sad igra za Hajduk". 24 Satae (në kroatisht). 28 mars 2010. Marrë më 9 gusht 2012.
  4. ↑ "Reja priključio najboljeg kadeta!". hajduk.hr (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
  5. ↑ "Succès du Servette FC et du SC Kriens, nul du FC Lugano" (në frëngjisht). Swiss Football League. 8 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 9 shkurt 2012.
  6. ↑ "Livaja happy to leave Inter on loan deal". Goal.com (në anglisht). Marrë më 8 prill 2013.
  7. ↑ "Marko Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". hrsport.net (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 8 prill 2013.
  8. ↑ "Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 31 janar 2013.
  9. ↑ "Livaja dvostruki strijelac u porazu Atalante". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2013. Marrë më 24 shkurt 2013.
  10. ↑ "Livaja izbačen iz momčadi, ne konkurira za utakmicu". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
  11. ↑ "Atalanta šokirala Inter, Livaja izborio penal i asistirao". Dalmacija News (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013.
  12. ↑ "COMUNICATO DAL CLUB" (në italisht). Atalanta B.C. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 9 maj 2013.
  13. ↑ "Radovanović: Livaja mi bio kao brat". b92.net (në serbisht). Marrë më 9 maj 2013.
  14. ↑ "Livaja potpisao za Rubin Kazan". dalmacijanews (në kroatisht). Marrë më 15 maj 2014.
  15. ↑ "La UD Las Palmas ficha al delantero croata Marko Livaja" (në spanjisht). UD Las Palmas. 14 korrik 2016. Marrë më 4 shtator 2016.
  16. ↑ "Valencia vs. Las Palmas 2 – 4" (në anglisht). Soccerway. 22 gusht 2016. Marrë më 15 janar 2017.
  17. ↑ "Deportivo Alavés vs. Las Palmas 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2016. Marrë më 15 janar 2016.
  18. ↑ Stephen Creek (10 janar 2017). "Atletico Madrid 2-3 Las Palmas (agg: 4-3): Griezmann & Correa goals ensure hosts progress" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 15 janar 2017.
  19. ↑ "Croatia U20 1–0 Uruguay U20" (në anglisht). ESPN FC. 23 qershor 2013. Marrë më 13 gusht 2024.
  20. ↑ Jack Prescott (3 korrik 2013). "Chile earn late win over Croatia". Sports Mole (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2024.
  21. ↑ "Marko Livaja" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shtator 2023.
  22. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Marko Livaja" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  23. ↑ "Marko Livaja". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.

    Lidhje të jashtme