Marouane Fellaini

Marouane Fellaini
Fellaini duke luajtur për Belgjikën në Kupën e Botës 2018
Informacioni personal
Emri i plotë Marouane Fellaini-Bakkioui[1]
Data e lindjes 22 nëntor 1987 (38 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Etterbeek, Bruksel, Belgjikë
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)[3]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Shandong Luneng
Numri 25
Karriera me të rinjtë
1994–1997 Anderlecht
1997–2000 Mons
2000–2002 R. Francs Borains
2002–2004 Sporting Charleroi
2004–2006 Standard Liège
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2008 Standard Liège 64 (9)
2008–2013 Everton 141 (25)
2013–2019 Manchester United 119 (12)
2019–2024 Shandong Luneng 9 (3)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005 Belgjika U18 3 (0)
2006 Belgjika U19 6 (1)
2006–2007 Belgjika U21 7 (0)
2007–2018 Belgjika 87 (18)
Rekordi i medaljeve
Kombëtarja: Belgjika Belgjika
Futboll i burrave
FIFA Kupa e Botës
Third placeRusi 2018
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 26 maj 2019

Marouane Fellaini-Bakkioui (i lindur më 22 nëntor 1987), i njohur si Marouane Fellaini, është një ish-futbollist belg.

Ndeshje kundër SHBA

I lindur në Etterbeek, Fellaini ka luajtur për të rinjët e ekipit të Anderlecht, dhe Charleroi S.C. para se t'i bashkohej Standard Liège. Pasi që fitoi Divizionin e Parë Belg dhe Këpucën Eboni si lojtar i Standard Liege u zhvendos në Angli për të ju bashkuar Evertonit. Pas pesë vitesh në Everton u transferua në Manchester United në shtator të vitit 2013 në një marrëveshje prej 27.5 milion funtash.[4]

Në fushën e kombëtares, Fellaini ka qenë pjesë e saj që nga viti 2007 ku edhe i ka luajtur mbi 60 ndeshje. Ai e reprezentoi ekipin në Olimpiadën e vitit 2008 dhe në Kupën Botërore FIFA 2014.

Karriera me klube

Karriera e herëshme

Lindur në Etterbeek të Belgjikës, Fellaini filloi të luaj futboll në moshën 8-të vjeçare për Anderlehtin. Sporti i tij i preferuar në fillim ishte maratona 10,000 metërshe.[5] Si fëmijë me më dëshirë ecte deri në shkollë se sa të udhëtonte si shokët e tij të klasës me veturë apo autobus.[6] Sidoqoftë, babai i tij Abdellatifi, i cili edhe vet ishte futbollist profesional, e udhëzoi djalin e tij drejt futbollit. Në sezonin e parë në akademinë e Anderlehtit shënoi 26 gola dhe ne të dytin shënoi 37 gola. Në Anderleht ishte deri në moshën 10-të vjeçare ku më pas i'u bashkua Mons-it për shkak të punës së babait në qytet. Tre vite më vonë i'u bashkua ekipit R. Francs Borains dhe pas tij nënshkroi për Sporting Charleroi. Në moshën 17-të vjeçare nënshkroi kontratën e parë të përhershme me Standard Liège ku bëri 84 paraqitje për klubin duke shënuar 11-të herë.[7] Është i njohur për lojën e tij me kokë dhe qëndrueshmërinë, ku kjo ka rezultuar në marrjen e çmimit Këpuca Eboni,[8] një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të sezonit me prejardhje afrikane.

Everton

Pasi që refuzoi Manchester United-in[9] dhetë përfolurit e interesuar si Aston Villa ,[10] Real Madrid, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich, Fellaini nënshkroi për Evertonin për një kontratë pesë vjeçare në shtator të vitit 2015 me vlerë prej 15 milionë funtash (rekord i blerjes më të shtrenjtë të klubit të Evertonit në atë kohë).Debutimin në Everton e bëri në fitoren 3:2 si mysafir kundër Stoke Cityt më 14 shtator 2008 dhe golin e parë për ekipin e shënoi kundër Newcastle United. Në fund të sezonit 2008-09 u emërua si lojtari më i ri i sezonit në Everton.

Fellaini në ndeshjen e tij të fundit në Everton kundër Cardiff City më 31 gusht 2013.

Manchester United

2013–14

Më 2 shtator 2013 nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Manchester United në minutën e fundit të transferit kohor.[4] He made his debut for the club on 14 September, in a 2–0 home win against Crystal Palace, coming on as a 62nd-minute substitute for Anderson. Debutimin e bëri më 14 shtator 2013 kundër Crystal Palace në minutën e 62' duke e zëvendësuar Andersonin. Ndërsa debutimin e tij të plotë e bëri më 17 shtator në fitoren 4:2 kundër Bayern Leverkusen në Ligën e Kampionëve.[11]

Karriera me kombëtaren

Fellaini me Belgjikën në vitin 2013

Debutimi i tij për seniorët është bërë në shkurt të vitit 2007 dhe goli i tij i parë erdhi në humbjen kundër Portugalisë me rezultat 2:1 në kualifikimet e UEFA Euro 2008. Më 4 qershor 2014, Fellaini u zgjedh pjesë e ekipit të Belgjikës për Kupën e Botës FIFA 2014. Në ndeshjen e parë të Belgjikës në këtë ngjarje që ishte kundër Algjerisë, Fellaini hyri në lojë si zëvendësues dshënoi golin e barazisë në fitoren 2:1. Pastaj në ndeshjen e dytë kunër Rusisë më 22 qershor u zgjodh në formacionin startues dhe pati paraqitje të plotë në çerekfinale ku edhe humbën nga Argjentina me rezultat 1:0 në Brazili. Gjatë kualifikimeve për UEFA Euro 2016, Fellaini shënoi dy gola në fitoren 5:0 kundër Qipros dhe golin e fitores kundër Izraelit. Gjithashtu shënoi edhe dy golat e parë në ndeshjen miqësore kundër Francës që përfundoi me rezultat 4-3.[12]

Jeta Personale

Prindërit e Fellainit janë Maroken nga Tangieri që më vonë u shpërngulen në Bruksel.[13] Babai i tij, Abdellatifi ka luajtur si portier për Raja Casablanca dhe Hassania Agadir. Pas disa problemeve me lejen e punës si portier ai punoi si vozitës i autobusit për STIB. Këtu u penzionua që më vonë të kujdesej për karrierën e djalit të tij. Fellaini është musliman.[14]

Statistikat në karrierë

Ekipi

Performanca në ekipe Liga Kupa Kupa e Ligës Kupa Kontinentale Totali
EkipiSezoni NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Standard Liège[15] 2006–07 30371—30404
2007–08 31651—30397
2008–09 3000—2050
Total 649122—808411
Everton 2008–09 3084110—359
2009–10 232202071343
2010–11 2013121—253
2011–12 3436131—435
2012–13 31114110—3612
2013–14 300011—41
Totali 141251941037117733
Manchester United[16] 2013–14 160000050210
2014–15 2764100—317
Total 436410050527
Totali në karrierë 2484035710320131351

Kombëtarja

Belgjikë[17]
VitiNdeshjeGola
200781
200861
200971
201051
201161
201260
201392
201492
201535
Totali6114

Nderimet

Ekipi

Standard Liège
  • Divizioni i parë belg: 2007–08
Everton

Individualisht

  • Këpuca Eboni: 2008
  • Lojtari më i ri i sezonit në Everton (1): 2008–09
  • Lojtari i muajit në Premier Ligë (1): nëntor 2012

Referime

  1. ↑ "Squads for 2016/17 Premier League confirmed" [Konfirmohen skuadrat për Premier Ligën 2016/17] (në anglisht). Premier League. 1 shtator 2016. Marrë më 15 shtator 2016.
  2. ↑ "FIFA World Cup Russia 2018: List of players: Belgium" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Belgjika] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 3. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 korrik 2018. Marrë më 11 qershor 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  3. ↑ "Marouane Fellaini: Overview" [Marouane Fellaini: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 11 qershor 2019.
  4. 1 2 "Manchester United complete £27.5m deal for Everton's Marouane Fellaini". The Guardian. 3 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ "How Fellaini became Everton's mane man". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 28 maj 2009. Marrë më 24 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ↑ King, Dominic (31 maj 2012). "Big hair, big man, big heart. Fellaini will be a tall order for England". Daily Mail. London. Marrë më 2 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ "Players: Squad Profiles: Marouane Fellaini". evertonfc.com. Everton FC. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2008. Marrë më 2 shtator 2008. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ↑ "Ebbenhouten Schoen voor Marouane Fellaini" (në holandisht). hln.be. 28 prill 2008. Marrë më 2 shtator 2008.
  9. ↑ "Richardson could quit United". Sky Sports. BSkyB. Marrë më 22 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ↑ Aston Villa weigh up move for Standard Liege star Marouane Fellaini
  11. ↑ "Man Utd 4–2 Bayer Leverkusen" BBC Sport. 17 September 2013. Retrieved 17 September 2013.
  12. ↑ "Marouane Fellaini too hot for France to handle in Belgium friendly win". The Guardian. Reuters. 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ↑ "Collins' calling – Scotland on Sunday". The Scotsman. Johnston Publishing. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 16 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ↑ Din, Tusdiq (23 gusht 2011). "Fasting and football. How do top-flight Muslims cope?". The Independent. London: Independent Print. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 10 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ↑ "Marouane Fellaini". guardian.touch-line.com. Guardian News and Media. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ↑ "Marouane Fellaini". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ↑ "Marouane Fellaini". national-football-teams.com. Marrë më 30 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme