Masar Caka
Masar Caka (1946–2000) ishte një piktor shqiptar. Ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës dhe në Akademinë e Arteve Figurative të Kosovës, me seli në Prishtinë .
Masar Caka u lind më 13 prill 1946 në Gjakovë, Kosovë, atëherë Jugosllavi.[1] U diplomua në Akademinë e Arteve Figurative të Beogradit në vitin 1972. Në vitin 1982 ka magjistruar në të njëjtin institucion. Që nga viti 1976 ishte anëtar i Akademisë së Arteve Figurative të Kosovës.
Caka ishte profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Më vonë dha mësim në Akademinë e Arteve Figurative të Kosovës. Ai vdiq në vitin 2000.[1] Veprat e tij, të cilat shumë herë përbëheshin nga forma njerëzore vizionare, ndikuan në shumë artistë të brezit të ri.[1]
"Peisazhi, të cilin e njohu përmes artistit legjendar të Gjakovës, u bë frymëzim dominnues në botën pikturale të Masarit. Ato peisazhe i paraqiti dhe i trajtoi me një veçanti dhe specifikë që i dallon për nga kompozicioni, detajet, ngjyra, drita që nxisin një lirizëm shpirtëror, një optimizëm jetë duke e ngërthyer dramaticitetin e kontrasteve dhe tonalitetin e ngjyrave të kërkuara me një ndjeshmëri për qetësimin e ndritshëm paqësor si vizioni i jetës më të lumtur."[2] – Ibrahim Ponosheci