Mattia Zaccagni

Mattia Zaccagni
Zaccagni duke luajtur për Lazion në 2021
Informacioni personal
Data e lindjes 16 qershor 1995 (31 vjeç)
Vendi i lindjes Cesena, Emilia-Romagna, Itali
Gjatësia 1.76 m (5 ft 9 in)
Pozicioni(et) Anësor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Lazio
Numri 20
Karriera me të rinjtë
Bellaria Igea
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2012–2013 Bellaria Igea 6 (0)
2013–2014 → Hellas Verona (huazim) 0 (0)
2014–2022 Hellas Verona 138 (15)
2014–2015 → Venezia (huazim) 33 (1)
2016 → Cittadella (loan) 12 (0)
2021–2022 → Lazio (huazim) 29 (4)
2022– Lazio 63 (16)
Karriera ndërkombëtare‡
2022– Italia 7 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 26 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 24 qershor 2024

Mattia Zaccagni (lindur më 16 qershor 1995) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Lazio dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

Vitet e para

Zaccagni është produkt i akademisë së klubit amator AC Bellaria Igea Marina. Ai u bë pjesë e ekipit të parë në sezonin 2012–13, duke debutuar më 9 dhjetor 2012 në moshën 17 vjeç në fitoren 2–1 në transfertë kundër Forlì FC.[1] Gjatë këtij sezoni, Zaccagni luajti në rolin e organizatorit në formacionin 4–3–3 të trajnerit Marco Osio.[2]

Hellas Verona

Në verën e vitit 2013, Zaccagni u huazua te Hellas Verona, duke u bërë pjesë e akademisë së klubit. Një vit më pas, ai u dërgua në huazim te Venezia.[3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 10 shtator 2014 kundër Südtirol në Serie C1.[4] Zaccagni u aktivizua në 33 ndeshje me Venezian në sezonin 2014–15.

Pas rikthimit nga huazimi, Zaccagni bëri debutimin e tij në Serie A më 23 shtator 2015 në humbjen 1–0 kundër Interit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të.[5] Më 26 janar 2016, gjatë merkatos verore, ai kaloi në huazim te Cittadella në Serie C, duke ndihmuar klubin të rikthehej në Serie B.[6][7]

Zaccagni u rikthye te Verona në verën e vitit 2016, tashmë në Serie B. Ai shënoi golin e parë me klubin më 15 tetor në fitoren 4–1 kundër Ascolit.[8] Më 5 mars 2017, Zaccagni shënoi golin e vetëm në ndeshjen vendimtare kundër Brescias, duke i dhuruar ekipit tre pikët.[9] Në përfundim të sezonit, Verona siguroi rikthimin në Serie A. Aventura e dytë e Zaccagnit në Serie A nisi me një dëmtim të rëndë në ligament në nëntor, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit 2016–17.[10][11]

Në sezonin 2018–19, Verona u rikthye sërisht në Serie B; Zaccagni e fitoi vendin e titullarit në formacion, duke shënuar tre gola.[12][13][14] Gjatë fazës play-off, Zaccagni u dëmtua në fitoren 4–1 kundër Perugias,[15][16] por u rikthye për ndeshjen e dytë finale kundër Cittadellës;[17] Verona kishte humbur ndeshjen e parë 2–0, por një fitore 3–0 në shtëpi, falë edhe Zaccagnit i cili shënoi një golat, siguroi rikthimin në elitë pas një sezoni.[18]

Zaccagni e ruajti vendin e titullarit pas rikthimit të Veronës në elitë, duke zhvilluar performanca pozitive.[19] Ai shënoi golin e parë në Serie A më 12 janar 2020 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Genoas.[20] Goli i tij i dytë erdhi më 1 korrik kundër Parmës.[21]

Zaccagni u bë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në sezonin 2020–21, duke shënuar disa gola vendimtar, përfshirë golin e vetëm të ndeshjes kundër Spezias.[22] Ai regjistroi gjithsej 5 gola, duke shënuar gjithashtu në fitoret kundër Napolit dhe Atalantës.[23]

Në sezonin 2021–22, Zaccagni ndryshoi numrin e fanellës, duke marrë numrin 10 pasi më parë kishte numrin 20.[24][25] Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar një dopietë në humbjen 3–2 kundër Sassuolos.[26] Në javën e dytë të kampionatit, ai u aktivizua në humbjen 3–1 kundër Interit, e cila ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Veronës.

Lazio

Më 31 gusht 2021, Zaccagni u transferua te Lazio në formë huazimi për një sezon dhe me të drejtë blerje për 7 milion € plus 2 milion € bonuse.[27][28][29] Ai debutoi me klubin kryeqytetas në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit kundër Milanit, duke zëvendësuar Felipe Anderson në pjesën e dytë.[30] Më 16 shtator, Zaccagni bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke u aktivizuar në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.[31]

Më 12 dhjetor, Zaccagni shënoi golin e parë për Lazion në humbjen 2–1 kundër Sassuolos.[32][33] Pesë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 3–1 kundër Genoas. Më 22 shkurt 2022, Zaccagni shënoi dopietën e parë si lojtari i Lazios në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Bolonjës.[34]

Karriera ndërkombëtare

Në nëntor 2020, Zaccagni mori ftesën e parë në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet kundër Estonisë dhe Polonisë, por nuk u aktivizua.[35] Debutimi i tij erdhi dy vite më pas në fitoren 3–2 në ndeshjen miqësore kundër Turqisë.[36]

Në qershor 2024, Zaccagni u ftua nga trajneri Luciano Spalletti për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[37] Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Kroacisë, ai shënoi golin e barazimit në minutën e 98të duke i dhënë ekipit barazimin 1–1 dhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt.[38][39]

Profili i lojtarit

Zaccagni mund të luaj si anësor i majtë, mesfushor-sulmues si dhe mbrojtës krahu.[40][41] Ai dallohet për teknikën e tij, vizionin e lojës dhe forcën fizike.[40] Kur luan në krah, Zaccagni kontribon në fazën sulmuese me krosimet e tij të sakta në zonë.[3] Ai është gjithashtu një lojtar dinamik, i cili ndihmon ekipin në fazën mbrojtëse.

Jeta personale

Më 20 qershor 2023, Zaccagni u martua me Chiara Nastin. Ata sëbashku kanë një djal, Thiago, i cili lindi në vitin 2022.[42]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 22 dhjetor 2023[43]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Bellaria Igea 2012–13 Lega Pro Seconda Divisione 6020––80
Hellas Verona (huazim) 2013–14 Serie A 0000––00
Venezia (huazim) 2014–15 Lega Pro 33130––361
Hellas Verona 2015–16 Serie A 3010––40
2016–17 Serie B 26210––272
2017–18 Serie A 6010––70
2018–19 Serie B 31420––334
2019–20 Serie A 34210––352
2020–21 36510––375
2021–22 2210––32
Gjithsej 1381580000014615
Cittadella (huazim) 2015–16 Lega Pro 12000–2[a]1141
Lazio (huazim) 2021–22 Serie A 294205[b]1–365
Lazio 2022–23 Serie A 3510208[c]0–4510
2023–24 153005[d]000203
Gjithsej 7917401810010118
Gjithsej karriera 268331701812130535
  1. ↑ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për promocion të Serie B
  2. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ↑ Pesë ndeshje në Ligën e Evropës, tre ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
  4. ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja

Përditësuar më 24 qershor 2024[44]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Italia 202210
202320
202441
Gjithsej71

Golat me kombëtaren

Përditësuar më 24 qershor 2024
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Zaccagni.[44]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Mattia Zaccagni
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
124 qershor 2024Red Bull Arena, Lajpcig, Gjermani7 Kroacia1–11–1UEFA Euro 2024

Trofe

Personale

  • Goli i Vitit i Serie A: 2021[45]

Referime

  1. ↑ "Mattia Zaccagni, dal Bellaria all'Hellas Verona" (në italisht). News Rimini. 10 gusht 2013.
  2. ↑ "Le 5 cose da sapere su Mattia Zaccagni" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 1 shtator 2021.
  3. 1 2 "Zaccagni è l'ingrediente segreto del Verona" (në italisht). Ultimo Uomo. 29 tetor 2020. Marrë më 31 tetor 2020.
  4. ↑ "Venezia vs. Südtirol 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 shtator 2014.
  5. ↑ "Internazionale vs. Hellas Verona 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 23 shtator 2015.
  6. ↑ "UFFICIALE: Cittadella, arriva il centrocampista Zaccagni" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 9 shtator 2019.
  7. ↑ "Ufficiale: Zaccagni in prestito al Cittadella" (në italisht). Hellas Verona. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  8. ↑ "Ascoli Picchio-Hellas Verona 1-4, i momenti chiave della partita" (në italisht). Piceno Time. Marrë më 9 nëntor 2019.
  9. ↑ "Brescia-Verona 0-1, Zaccagna firma il gol partita. Benevento fermato dalla Salernitana" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2019.
  10. ↑ "Serie A Verona, si ferma Zaccagni. Per Calvano lista e rinnovo" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 9 nëntor 2019.
  11. ↑ "Zaccagni, intervento ok, ma la sua stagione è finita". hellas1903.it (në italisht). Marrë më 9 nëntor 2019.
  12. ↑ "Serie BKT: Hellas Verona-Spezia 2-1" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2018. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  13. ↑ "#SerieBKT #VeneziaVerona 1-1" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2018. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  14. ↑ "Serie BKT: Spezia-Hellas Verona 1-2" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  15. ↑ "Aglietti sulla semifinale playoff: «Verona, non fare passi indietro»" (në italisht). Tuttosport. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  16. ↑ "Verona ai playoff, Aglietti: «Pescara esperto, noi vogliamo andare il più avanti possibile»" (në italisht). La Corriere dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  17. ↑ "Cittadella - Hellas Verona, le probabili formazioni. Aglietti recupera i pezzi" (në italisht). Verona Sera. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  18. ↑ "Il Verona vince 3-0 sul Cittadella e torna in Serie A dopo un anno" (në italisht). Eurosport. 2 qershor 2019.
  19. ↑ "Zaccagni: «Ora mi sento adatto alla Serie A»" (në italisht). Larena. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2019.
  20. ↑ "Serie A, Verona-Genoa 2-1: Zaccagni ribalta i rossoblù" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 12 janar 2020.
  21. ↑ "Verona-Parma 3-2: video, gol e highlights della partita di Serie A" (në italisht). Sky Sports. Marrë më 31 tetor 2020.
  22. ↑ "Zaccagni firma un capolavoro, il Verona passa a Spezia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 3 janar 2021.
  23. ↑ "Atalanta-Verona 0-2: l'allievo Juric batte il maestro Gasperini. Segnano Veloso e Zaccagni" (në italisht). La Repubblica. 28 nëntor 2020. Marrë më 15 gusht 2021.
  24. ↑ "Hellas, scelte le maglie: Mattia Zaccagni diventa il numero 10" (në italisht). Larena. 13 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  25. ↑ "Stagione 2021/22 - I numeri di maglia dei gialloblù" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  26. ↑ "Serie A, Verona-Sassuolo: colpo di Dionisi al debutto" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 22 gusht 2021.
  27. ↑ "Mattia Zaccagni si trasferisce alla Lazio" (në italisht). Hellas Verona F.C. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2023. Marrë më 1 shtator 2021.
  28. ↑ "Comunicato 31.08.2021". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2021. Marrë më 1 shtator 2021.
  29. ↑ "Zaccagni alla Lazio, ufficiale il colpo di calciomercato | Sky Sport". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. 31 gusht 2021. Marrë më 21 qershor 2023.
  30. ↑ "Lazio, Basic e Zaccagni al debutto: "Felici, ora l'Europa League!"" (në italisht). La Corriere dello Sport. 13 shtator 2021. Marrë më 14 shtator 2021.
  31. ↑ Riccardo Caponetti (16 shtator 2021). "Lazio, notte buia a Istanbul, l'esordio di Zaccagni una delle poche note liete" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 17 shtator 2021.
  32. ↑ "Sassuolo-Lazio 2-1: gol di Zaccagni, Berardi e Raspadori. Espulso Ayhan nel finale, traversa di Basic al 90'" (në italisht). Eurosport. 12 dhjetor 2021. Marrë më 12 dhjetor 2021.
  33. ↑ "Serie A, Sassuolo-Lazio 2-1: Berardi e Raspadori stendono Sarri" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 13 dhjetor 2021.
  34. ↑ "Serie A, Lazio-Bologna 3-0: doppio Zaccagni e rigore di Immobile" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 15 shkurt 2022.
  35. ↑ "Mancini convoca anche Bastoni, Ferrari e Zaccagni. Alle 16 primo allenamento". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 9 nëntor 2020.
  36. ↑ "L'Italia riparte da Konya, Raspadori e Cristante danno agli Azzurri il successo sulla Turchia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 29 mars 2022. Marrë më 30 mars 2022.
  37. ↑ "Ufficializzati i convocati per EURO 2024, esclusi dalla lista Provedel, Ricci e Orsolini". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 qershor 2024. Marrë më 16 qershor 2024.
  38. ↑ "Croatia 1–1 Italy: Zaccagni steers Azzurri into last 16" (në anglisht). UEFA.com. 24 qershor 2024. Marrë më 25 qershor 2024.
  39. ↑ "Euro 2024, Zaccagni come Del Piero con la Germania: l'analogia tra i due gol che fa sognare" (në italisht). Il Fatto Quotidiano. 25 qershor 2024. Marrë më 25 qershor 2024.
  40. 1 2 Gianluca Tavellin. "Pari corre anche per Zaccagni «Con Pecchia farà strada»" (në italisht). Larena. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2019. Marrë më 9 nëntor 2019.
  41. ↑ "Zaccagni, alla Lazio l'occasione di una carriera: quanto spazio troverà con Sarri?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 14 shtator 2021.
  42. ↑ "Chiara Nasti e Mattia Zaccagni sposi: guarda l'album delle nozze". amp.tgcom24.mediaset.it (në italisht). Marrë më 21 qershor 2023.
  43. ↑ "Mattia Zaccagni" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 janar 2024.
  44. 1 2 "Mattia Zaccagni". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
  45. ↑ "Gran Galà del Calcio 2021: trionfano Lukaku e Girelli! Scopri tutti gli altri premiati" (në italisht). Gran Galà del Calcio. 19 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2022. Marrë më 21 mars 2022.

Lidhje të jashtme