Me ty
| "Me ty" | ||||
|---|---|---|---|---|
| Teke by Luiz Ejlli | ||||
| Language | Shqip | |||
| Released | 10 mars 2023[a] | |||
| Genre | Pop[1] | |||
| Length | 2:41 | |||
| Label | Acromax[a] | |||
| Songwriter(s) | Elgit Doda | |||
| Producer(s) | Elgit Doda | |||
| Luiz Ejlli singles chronology | ||||
| ||||
"Me ty" është një këngë nga këngëtari shqiptar Luiz Ejlli. Është një këngë dashurie në gjuhën shqipe e dedikuar prezantueses televizive shqiptare Kiara Tito. E shkruar dhe prodhuar nga Elgit Doda, kënga u publikua fillimisht përmes Music Nation si një teke për shkarkim dhe shkarkim dixhital më 14 shkurt 2023. Më 10 mars, ishte e ripublikuar nga Acromax Media GmbH.
"Me ty" zuri vendin e parë në Top Listën e Top Albania Radios.[3] Kënga mori pritje pozitive nga dëgjuesit e saj dhe u shoqërua me një videoklip të ngarkuar në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube në të njëjtën datë të publikimit origjinal të këngës.
Sfondi dhe kompozimi
"Me ty" ishte e regjistruar brenda "shtëpisë" së konkursit televiziv shqiptar Big Brother VIP.[4] Është shkruar, kompozuar dhe prodhuar nga kantautori dhe producenti shqiptar Elgit Doda.[5][6] Kënga u publikua fillimisht si një teke për shkarkim dhe transmetim dixhital përmes Music Nation më 14 shkurt 2023.[7] Më 10 mars, ishte e ripublikuar nga Acromax Media GmbH, me një kopërtinë të re.[8]
Në aspektin muzikor, "Me ty" është një këngë pop[1] dashurie në gjuhën shqipe që shpreh ndjenjat që Ejlli shpreh se ka për moderatoren shqiptare Kiara Tito.[9] Refreni i këngës përfshin "Veç du me t'majtë në krahë / E me t'thanë sa shumë të du / T'lutem merri sytë e mi / Shikoje veten ti te unë".[10]
Videoklipi
Një videoklip shoqërues u publikua në kanalin zyrtar të Top Channelit në YouTube më 14 shkurt 2023.[11] Videoklipi në vetvete është një përmbledhje e klipeve të Ejllit dhe Titos së bashku brenda ambienteve të konkursit televiziv Big Brother VIP, në të cilin ata po merrnin pjesë në kohën që kënga që po u krijonte, duke inkorporuar klipe të Ejllit, me kufje, duke kënduar në një mikrofon. Videoklipi fitoi një milion shikime 9 orë pas ngarkimit të saj.[4]
Charts
| Top lista (2023) | Pozicioni |
|---|---|
| Shqipëria (Top List)[3] | 1 |
Historia e publikimit
| Rajoni | Data | Formati/et | Etiketa | Ref. |
|---|---|---|---|---|
| Të ndryshme | 14 shkurt 2023 | Shkarkim dhe transmetim dixhital | Music Nation | |
| 10 mars 2023 | Acromax |
Shënime
Referime
- 1 2 3 Citime lidhur me publikimin e parë të këngës "Me ty" nga Luiz Ejlli në disa shtete të përzgjedhura: ...
- ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "publikimi2" - 1 2 "The Top List – 04 Mars 2023". Top Channel. 4 mars 2023. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2023. Marrë më 7 mars 2023.
- 1 2 "Kënga "Me ty" e Luiz Ejllit arrin një milion klikime në vetëm nëntë orë pas publikimit". Epoka e Re. 14 shkurt 2023. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2023. Marrë më 5 mars 2023. Gabim citimi: Invalid
<ref>tag; name "epoka" defined multiple times with different content. - ↑ "Credits/Me ty/Luiz Ejlli". Tidal (në anglisht). Marrë më 26 korrik 2023.
- ↑ "Publikohet kënga "Me ty" – të cilën Luiz Ejlli e realizoi për Kiara Titon në BBVA". Telegrafi. 14 shkurt 2023. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2023. Marrë më 5 mars 2023.
Muzika ndërkohë është realizuar nga producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda.
- ↑ Citime lidhur me publikimin e parë të këngës "Me ty" nga Luiz Ejlli në disa shtete të përzgjedhura:
- "Me ty – Single by Luiz Ejlli" (në anglisht). Apple Music (Kosovo). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 korrik 2023.
- "Me ty – Single von Luiz Ejlli" (në gjermanisht). Apple Music (Germany). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 qershor 2023.
- "Me ty – Single di Luiz Ejlli" (në italisht). Apple Music (Italy). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 korrik 2023.
- 1 2 Citime lidhur me ri-publikimin e këngës "Me ty" nga Luiz Ejlli në disa shtete të përzgjedhura:
- "Me ty – Single by Luiz Ejlli" (në anglisht). Apple Music (Kosovo). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 korrik 2023.
- "Me ty – Single von Luiz Ejlli" (në gjermanisht). Apple Music (Germany). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 qershor 2023.
- "Me ty – Single di Luiz Ejlli" (në italisht). Apple Music (Italy). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2023. Marrë më 29 korrik 2023.
- ↑ "Luiz Ejlli rikthehet në muzikë me një këngë, dedikuar Kiarës!". Anabel. 14 shkurt 2023. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2023. Marrë më 7 mars 2023.
- ↑ "'Me ty', kënga e Luizit për Kiarën thyen çdo rekord. 1.6 milionë shikime pa bërë 24 orë". Gazeta Koha Jone. 15 shkurt 2023. Marrë më 7 mars 2023.
- ↑ "Luiz Ejlli – Me ty | Videoklipi Zyrtar". Top Channel. 14 shkurt 2023. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2023. Marrë më 7 mars 2023 – nëpërmjet YouTube.