Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari

Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
Jepet përDekoratë shtetërore e dhënë për qytetarët dhe të huajtë që kanë shfaqur trimëri në betejën për liri dhe pavarësi.
Shteti Kosovë
Prezantuar ngaPresidenti i Kosovës

Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri në luftën e fundit për liri e pavarësi, si dhe për vepra të lirisë në kohë të paqes.[1][2][3] Ai është i emërtuar pas themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë medalje bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë institucionet si me poshte:

  • Kryetari i Kuvendit,
  • Kryetari i Qeverisë,
  • Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
  • Prokurori i Kosovës,
  • Ministri,
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
  • Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
  • Kryetari i Kuvendit të Komunës,
  • Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
  • Rektori i Universitetit.

Të nderuarit

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ "ODM of Kosovo: Order Freedom Fighter "Adem Jashari"". medals.org.uk (në anglisht). Marrë më 2024-03-11.
  2. ↑ "REGULATION (P) NO. 04/2016 ON TYPES OF AWARDS AND PROCEDURES FOR THEIR GRANT AND REVOCATION" (PDF). president-ksgov.net (në anglisht).
  3. ↑ "President Jahjaga handed over the decorations to a number of personalities". president-ksgov.net (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-03-11.