Mendime të brëndshme

Mendime të brëndshme (Lirika)
AutorMasiela Lusha
ShtetiShqipëria
Gjuhashqip, anglisht
Zhanripoezi
BotoiShtetet e Bashkuara të Amerikës G&D Publishing
Faqe32
ISBNISBN 0-9668409-0-9

Mendime të brëndshme është një përmbledhje poetike në dy gjuhë e autores amerikano/shqiptare Masiela Lusha. Ky vëllim është vepra e saj e parë dhe është botuar në vitin 1998, (në 500 kopje, prej të cilave 200 kopje ishin shitur me $500/për libër në E-bay) nga G&D Publishing Co. në Detroit, Michigan, USA.

Përmbajtja

Përmbledhja poetike Mendime te Brëndshme ( "Inner Thoughts" titulli original) ka 21 poezi të shkruara në atë kohë, kur Masiela Lusha ishte vetëm 11-12 vjecare. Këto vargje kanë një karakter dashamirës, nostalgjik dhe mall për atdheun. Lirikat e Lushës janë të ëmbla dhe tepër kuptimplote në të dyja gjuhët si shqip ashtu edhe në anglisht. Shkruan ajo për macen e saj të humbur, kërkon atdheun diku nëpër glob, qan për shokun e klasës që vdiq ende I parritur dhe përlotet ajo kur shikon fëmijët që vazhdojnë të enden nëpër botë të uritur.

Ky libër është I mbushur me vizatime dhe illustrime të ndryshme të krijuara nga fantazia e autores.

Masiela Lusha ëshë gjithashtu dhe autore a kopertinës së këtij libri.

Vëllimi poetik MENDIME TE BRENDSHME e bëri Masiela Lushën poeten më të re në botë që ka shkruajtur një libër me poezi në dy gjuhë të huaja, illustrimet, dhe kopertinën e librit në moshën 12-vjecare.

Po japim këtu poezinë që fitoi cmimin: "Njëra nga dhjetë poetet më të talentuara për Amerikën veriore" 1998:

DHIMBJE NË VETVETE

Kjo dhimbje brënda meje pse po shtohet?
Dhe nga unë nuk do që të largohet,
Vështroj njerzit që drejtimin ndërrojnë.
Sapo jetimët shikojnë…
Kur mëngjesi zbardhon dhe ata rrugëve vërtiten.
Eshtë ky një trishtim?
Çfarë mund të them…
dhimbja në vetvete po më rritet…