Michael Ngoo

Michael Ngoo
Informacioni personal
Emri i plotë Michael Ayodeji D. Ngoo
Data e lindjes 23 tetor 1992 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Walthamstow, Londër, Angli[1]
Gjatësia 1.98 m (6 ft 6 in)[2][3][4]
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
2008–2009 Southend United
2009–2013 Liverpool
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2013–2014 Liverpool 0 (0)
2013Heart of Midlothian (huazim) 15 (4)
2013 → Yeovil Town (huazim) 6 (0)
2014 → Walsall (huazim) 14 (1)
2014–2015 Kilmarnock 6 (0)
2016–2017 Bromley 1 (0)
2017 Oldham Athletic 13 (0)
2017–2020 Tirana 72 (28)
2018Tirana B 2 (1)
2020–2021 Enosis Neon Paralimni 17 (0)
2021–2022 Tirana 14 (4)
2024 Barking 2 (1)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011 Anglia U19 6 (3)
2011 Anglia U20 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 22 shkurt 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 1 prill 2013

Michael Ayodeji D. Ngoo (lindur më 23 tetor 1992) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si sulmues.[5] Ai ka përfaqsuar Anglinë në nivelet nën-19 dhe nën-20.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Ngoo filloi karrierën e tij si lojtar i ri me Southend United.[6] Në korrik 2009, ai ishte në provë tek Manchester United, duke luajtur me ekipin nën-16 në Milk Cup,[7] me United që doli triumfues.[8] Ai ndoqi shkollën Brampton në East Ham.

Liverpool

Në shtator 2009, në moshën 16 vjeç,[9] Ngoo firmosi për Liverpool për një shifër që besohej të ishte rreth 250,000 £.[10] Gjatë sezonit 2010–11 ku ai përfaqson ekipin nën-18, Ngoo shënoi 15 gola në 21 paraqitje.[11] Një sezon më vonë ai ishte kryegolashënuesi i ekipit rezervë.[12]

Më 14 shtator 2012, pasi shënoi golin e fundit të ekipit nën-21 në fitoren 4–1 kundër Çelsit, Ngoo zbuloi një bluzë që mbarte mesazhin "96 reasons 4 Justice" (96 arsyje për dretësi; 4 është shkurtes për fjalën for, "për" në shqip).[13] Ngoo u ndëshkua me karton të verdhë për këtë homazh e cila erdhi në javën kur Paneli i Pavarur i Hillsborough publikuan raportin e tyre.[14][15] Në janar 2013, ai u huazua tek Heart of Midlothian për të fituar më shumë përvojë.[16]

Në fund të sezonit 2013–14, ai u lirua nga klubi.[17]

Huazimi te Midlothian

Pasi ishte vëzhguar në disa ndeshje me ekipin nën-21 të Liverpoolit,[18] më 24 janar 2013, u lajmërua se ai ishte gati për t'u bashkuar me klubin e Premier Ligës Skoceze Heart of Midlothian (Hearts) në huazim deri në fund të sezonit,[19] subjekt i plotësimit të letrave të punës.[20] Marrëveshja u plotësua një ditë më vonë,[21] gjë që do të thoshte ai u ribashkua me shokun e tij tek Liverpool, Daniel Wilson, i cili gjithashtu kishte ardhur si i huazuar.[22] Ngoos j'u dha fanella me numrin 21.[23] Ai debutoi në ditën e ardhshme në gjysëm-finalen e Kupës së Skocisë ndaj Inverness, duke shënuar golin e barazimit për ekipin.[24] Hearts fituan ndeshjen nga penalltitë me rezultatin 5–4, pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt, me Ngoon i cili shënoi penalltinë e tij.[25] Më 17 mars 2013, ai dhe ekipi i tij humbën në finale pasi u mposhtën 3–2 nga St Mirren.[26] Ngoo më pas pësoi një dëmtim në shpatull[27] e cila e vuri në vështirësi në fundin e sezonit,[28] duke bërë që të humbiste fitoren 3–0 ndaj St Mirren më 4 maj.[29][30] Gjatë kohës së tij në Skoci ai luajti 17 herë, duke shënuar edhe pesë gola.[31] Ngoo komentoi se ai besonte se ishte përmirësuar si lojtarë gjatë kohës së tij tek klubi nga Edinburgu.[32]

Huazimi te Yeovil Town

Më 10 korrik 2013, Ngoo firmosi me ekipin e sapongjitur në Championship Yeovil Town në huazim për sezonin 2013–14.[33] Më 3 gusht 2013, Ngoo bëri debutimin e tij me ekipin duke luajtur si zëvëndësues në fitoren 1–0 ndaj Millwall.[34] Debutimi i tij i plotë erdhi tre ditë më vonë në raundin e parë të Kupës së Ligës ndaj Southend United, duke luajtur për 82 minuta para se të zëvëndësohej nga Kieffer Moore në fitoren 1–0 ndaj Southend United.[35] Ai luajti edhe dy ndeshje të tjera si zëvëndësues para ndeshjeve të rradhës si titullar, në shtëpi ndaj Birmingham City dhe jashtë fushe ndaj Burnley; Yeovil i humbi të dyja ndeshjet.[36][37] Ai luajti si titullar në ndeshjen e rradhës të ekipit në shtëpi kundër Derby County, por u zëvëndësua në fundin e pjesës së parë nga Andy Williams në disfatën 3–0 ndaj Derby County.[38] Ai u la sërisht në stolin e rezervave në dy ndeshjet e tij të fundit me klubin, duke luajtur si zëvëndësues në të dyja rastet, përfshirë gjashtë minuta ndaj Reading dhe njëmbëdhjetë minuta ndaj Queens Park Rangers.[39][40]

Më 9 tetor 2013, Ngoo u rikthye tek Liverpooli pasi marrëveshja e tij e huazimit u mbyll me mirëkuptim.[41]

Huazimi te Walsall

Më 31 janar 2014, Ngoo u bashkua me Walsall në huazim.[42] Ai debutoi më 8 shkurt kundër Milton Keynes Dons, duke humbur një penallti në një humbje 3–0. Më 18 prill 2014, Ngoo shënoi golin e parë të klubit, një gol i cili u shënua me kokë në ndeshjen e League One kundër Carlisle United e cila u mbyll në barazim 1–1.[43]

Kilmarnock

Më 15 gusht 2014, Ngoo u bashkua me Kilmarnock në një marrëveshje dy-vjeçare.[44]

Bromley

Pas largimit të tij nga Kilmarnock, Ngoo filloi duke u stërvitur me klubin e National League Bromley. Klubi lajmëroi blerjen e tij më 19 nëntor 2016 dhe debutoi në të njëjtën ditë duke luajtur si zëvëndësues në minutën e 76të kundër Chester.[45]

Oldham Athletic

Më 20 janar 2017, Ngoo firmosi me ekipin e League One Oldham Athletic në një marrëveshje të shkurtër që do të zgjaste deri në fund të sezonit.[46] Ngoo u lirua nga Oldham në fund të sezonit 2016–17.[47]

Tirana

Në shtator 2017, Ngoo firmosi me klubin shqiptar Tirana në një marrëveshje një-vjeçare me një mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.[48] Ai mori fanellën me numrin 45, dhe bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e Superkupës ndaj Kukësit më 6 shtator, duke luajtur disa minuta nga fundi me ekipin që fitoi me një gol të mbrojtësit Erion Hoxhallari.[49] Ky ishte trofeu i 11të i Tiranës, e cila gjithashtu vendosi rekord si klubi i parë i Kategorisë së Parë që fiton këtë trofe.[49] Debutimi i tij në ligë erdhi më 16 shtator në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Ilirisë; ai hyri në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë dhe kontriboi në fitoren 1–0 në shtëpi.[50] Goli i tij i parë u shënua në paraqitjen e tij të tretë me ekipin, në një ndeshje lige ndaj Pogradecit më 24 shtator, duke shënuar të dytin e fitores 3–0 në Stadiumin Gjorgji Kyçyku.[51] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë 2017–18, Ngoo shënoi dy gola duke udhëhequr ekipin e tij në një fitore 2–0 në shtëpi dhe 4–1 me rezultat të përgjithshëm.[52]

Ngoo u rikuperua nga një dëmtim i gjatë në shtator 2018,[53] dhe bëri debutimin e tij në elitë më 16të në suksesin 3–1 ndaj Luftëtarit, duke u aktivizuar në minutat e fundit të takimit të vend të Dejan Blazhevskit.[54] Ngoo hasi vështirësi në pjesën e parë të sezonit, duke u pezulluar për 24 orë më 16 tetor pasi debatoi me trajnerin e ri Ardian Mema për sjellje të papranueshme;[55] ngjarja ndodhi gjatë një seance stërvitore ku anglezi i ktheu fjalën trajnerit si dhe e ofendoi me fjalët në anglisht "fuck you".[55] Ai u gjobit edhe me 500 € si dhe u la në stol në humbjen 1–0 të skuadrës në Vlorë.[56] Ngoo u pezullua sërisht më 23 tetor për një kohë pa kufi,[57] dhe në fund të muajit u dërgua për t'u stërvitur me ekipin e rezervave.[58] Ai debutoi për rezervat më 11 nëntor duke shënuar në një fitore 3–2 ndaj Adës.[59] Dy ditë më vonë, klubi vendosi që ta rikthej në ekipin e parë.[60] Ai luajti në një ndeshje miqësore ndaj Korabit më 16 nëntor, duke shënuar një nga golat e ekipit,[61] por u përfshi në një tjetër debat, këtë herë me shokun e skuadrës Gentian Muça, se kush do të gjuante një penallti;[62] debati verbal për pak sa nuk u bë fizik po të mos ishin shokët e tjerë të skuadrës që i ndanë. Ishte Ngoo ai që në fund gjuajti penalltinë, por tentativa e tij ishte e pasaktë. Në ditët tjetër, ai u pezullua sërisht dhe u detyrua të stërvitej vetëm.[63]

Ngoo shënoi golin e parë në Kategorinë Superiore më 8 dhjetor në fitoren 4–0 në shtëpi ndaj Kastriotit që riktheu Tiranën tek tre pikët pas nëntë javësh.[64]

Karriera ndërkombëtare

Ngoo ka përfaqsuar Anglinë nën-19.[65] Ai u thirr nga Anglia për të luajtur në Kupën e Botës nën-20 në Kolumbi në 2011,[66] dhe debutoi[65] më 1 gusht 2011, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 72të[67] në një ndeshje grupi ndaj Argjentinës, duke zëvëndësuar Callum McManaman në një barazim pa gola.[68] Ai zhvilloi tre paraqitje gjithsej gjatë turnamentit.[65] Ai është i disponueshëm për të përfaqësuar Nigerinë dhe Kamerunin falë gjyshit të tij.[69]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 22 shkurt 2019[70][71]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Liverpool 2012–13[31] Premier League 0000000000
2013–14[72] Premier League 00000000
Gjithsej 00000000
Heart of Midlothian (huazim) 2012–13[31] Premier Liga Skoceze 1540021175
Yeovil Town (huazim) 2013–14[72] Championship 60010070
Walsall (huazim) 2013–14[72] Liga e Parë 1410000141
Kilmarnock 2014–15[73] Premier Liga Skoceze 60001070
Bromley 2016–17[74] National League 10000010
Oldham Athletic 2016–17[74] Liga e Parë 1300000130
Tirana 2017–18 Kategoria e Parë 19116200102613
2018–19 Kategoria Superiore 13442176
Gjithsej 321510400104319
Gjithsej karriera 8720104411010225

Trofe

Heart of Midlothian[70]
  • Scottish League Cup: finalist 2012–13
Tirana[70]

Referime

  1. Rollin, Glenda; Rollin, Jack, red. (2012). Sky Sports Football Yearbook 2012–2013 (në anglisht) (bot. 43rd). Londër: Headline. fq. 474. ISBN 978-0-7553-6356-8.
  2. "LIVERPOOL KID MICHAEL NGOO COULD BE AN SPL HIT". express.co.uk (në anglisht). Daily Express. 23 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  3. "Playing for Hearts is just the beginning for Wilson" [Të luash për Hearts është vetëm fillimi për Wilson]. scotsman.com (në anglisht). The Scotsman. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 24 janar 2013.
  4. "Hearts sign Liverpool striker Michael Ngoo on loan until end of the season" [Hearts firmosin me sulmuesin e Liverpoolit Michael Ngoo në huazim deri në fund të sezonit]. dailyrecord.co.uk (në anglisht). Daily Record. 25 janar 2013. Marrë më 25 janar 2013.
  5. "Michael Ngoo Profile" [Profili i Michael Ngoo]. liverpoolfc.com (në anglisht). Liverpool. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  6. "Liverpool beat Manchester United in race for Southend starlet Michael Ngoo – the 'new Peter Crouch'" [Liverpool mposht Manchester United në garën për yllin e Southend Michael Ngoo – 'Peter Crouch i ri']. dailymail.co.uk (në anglisht). Daily Mail. 14 shtator 2009. Marrë më 24 janar 2013.
  7. "Milk Cup: Robert's red-hot for Manchester United" [Milk Cup: E kuqja e nxehtë e Robertit për Manchester United]. belfasttelegraph.co.uk (në anglisht). Belfast Telegraph. 29 korrik 2009. Marrë më 24 janar 2013.
  8. "Man Utd and Everton retain titles" [Man Utd dhe Everton ruajnë tituj] (në anglisht). BBC Sport. 31 korrik 2009. Marrë më 24 janar 2013.
  9. "Liverpool FC's conduct praised as Michael Ngoo signs in at Anfield" [Sjellja e Liverpool vlerësohet me Michael Ngoo që firmos në Anfield]. liverpoolecho.co.uk (në anglisht). Liverpool Echo. 12 shtator 2009. Marrë më 24 janar 2013.
  10. "Liverpool sign Southend striker" [Liverpool firmos me sulmuesin e Southend] (në anglisht). BBC Sport. 15 shtator 2009. Marrë më 25 janar 2013.
  11. "Hearts make loan bid for Liverpool striker Michael Ngoo" [Hearts bën ofertë huazimi për sulmuesin e Liverpool Michael Ngoo]. scotsman.com (në anglisht). The Scotsman. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  12. "Liverpool's striker hunt may start from within the club" [Gjuetia e sulmuesit të Liverpoolit mund të fitoj brënda klubit] (në anglisht). BBC Sport. 4 shtator 2012. Marrë më 25 janar 2013.
  13. "Liverpool striker Michael Ngoo booked after revealing T-shirt tribute to 96 Hillsborough victims" [Sulmuesi i Liverpoolit Michael Ngoo ndëshkohet pasi zbuloi një fanellë homazhi për viktimat e 96 Hillsborough]. telegraph.co.uk (në anglisht). The Telegraph. 14 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013.
  14. "Ngoo punished for Hillsborough tribute" (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2012. Marrë më 25 janar 2013.
  15. "Liverpool youngster Ngoo booked for Hillsborough tribute as Chelsea U21s thrashed" [I riu i Liverpoolit Ngoo ndëshkohet për homazhin e Hillsborough me Çelsi nën-21 që shkatërrohet]. dailymail.co.uk (në anglisht). Daily Mail. 14 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013.
  16. "Striker Completes Loan Move" [Sulmuesi kompleton lëvizjen e huazimit]. liverpoolfc.com (në anglisht). Liverpool. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2013. Marrë më 25 janar 2013.
  17. "Premier League clubs submit retained and released lists" [Klubet e Premier Ligës dorëzojnë listat me lojtarët e mbajtur dhe liruar] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2015. Marrë më 23 maj 2014.
  18. "Liverpool mull Hearts' loan bid for Michael Ngoo" [Liverpool mendon për ofertën e huazimit të Hearts për Michael Ngoo]. scotsman.com/edinburgh-evening-news (në anglisht). Edinburgh Evening News. 24 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  19. "Jambos to snap up Ngoo" [Jambos të kapi Ngoon]. heartsfc.co.uk (në anglisht). Heart of Midlothian F.C. 24 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  20. "Hearts: Michael Ngoo arrives for loan from Liverpool" [Hearts: Michael Ngoo vjen në huazim nga Liverpooli] (në anglisht). BBC Sport. 24 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  21. "Hearts add Michael Ngoo to semi-final squad after confirming loan capture" [Hearts shtojnë Michael Ngoo në ekipin e gjysëm-finales pasi lëvizja e huazimit u konfirmua]. sport.stv.tv (në anglisht). STV. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014. Marrë më 25 janar 2013.
  22. "Danny Wilson: No regrets on Liverpool move" [Danny Wilson: Asnjë pendesë për lëvizjen nga Liverpool] (në anglisht). BBC Sport. 22 janar 2013. Marrë më 23 janar 2013.
  23. "Ngoo signs" [Ngoo firmos]. heartsfc.co.uk (në anglisht). Heart of Midlothian F.C. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 25 janar 2013.
  24. "Hearts beat Inverness on penalties" [Hearts mposhtin Inverness nga penalltitë] (në anglisht). BBC Sport. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013.
  25. "Hearts spot on to reach final" [Hearts arrijnë finalen nga penalltitë]. skysports.com (në anglisht). Sky Sports. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013.
  26. "St Mirren lifted their first major silverware in more than a quarter of a century" [St Mirren ngrijnë trofeun e tyre të parë madhor pas më shumë se çerek shekulli] (në anglisht). BBC Sport. 17 mars 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  27. "Dale Carrick in line to replace Michael Ngoo" [Dale Carrick në rradhë për të zëvëndësuar Michael Ngoo]. scotsman.com (në anglisht). Edinburgh Evening News. 27 prill 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  28. "Hearts sweat over Michael Ngoo and Danny Wilson" [Hearts djersisin për Michael Ngoo dhe Danny Wilson]. scotsman.com (në anglisht). Edinburgh Evening News. 10 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  29. "That's entertainment" [Ky është argëtim]. heartsfc.co.uk (në anglisht). Heart of Midlothian F.C. 9 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  30. "St Mirren's relegation torment continues at least for another 24 hours after a thorough beating by Hearts" [Tortura e rënjes së St Mirren vazhdon për të paktën 24 orë të tjera pas një mposhtjeje tërësore nga Hearts] (në anglisht). BBC Sport. 4 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  31. 1 2 3 "Games played by Michael Ngoo in 2012/2013" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2012/2013] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018.
  32. "Michael Ngoo: 'I've improved during Hearts stint'" [Michael Ngoo: 'Jam përmirësuar gjatë kohës tek Hearts]. scotsman.com (në anglisht). Edinburgh Evening News. 4 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013.
  33. "Yeovil Town sign Michael Ngoo and Billy Clifford on loan" [Yeovil Town firmos me Michel Ngoo dhe Billy Clifford në huazim] (në anglisht). BBC Sport. 10 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  34. "Millwall 0–1 Yeovil" (në anglisht). BBC Sport. 3 gusht 2013. Marrë më 5 gusht 2013.
  35. "Southend 0–1 Yeovil" (në anglisht). BBC Sport. 6 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  36. "Yeovil 0–1 Birmingham" (në anglisht). BBC Sport. 10 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  37. "Burnley 2–0 Yeovil" (në anglisht). BBC Sport. 17 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  38. "Yeovil 0-3 Derby" (në anglisht). BBC Sport. 24 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  39. "Yeovil 0-1 Reading" (në anglisht). BBC Sport. 31 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  40. "Yeovil 0-1 QPR" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  41. "Michael Ngoo: Liverpool striker's Yeovil Town loan is cancelled" [Michael Ngoo: Huazimi i sulmuesit të Liverpool tek Yeovil Town anullohet] (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2013. Marrë më 11 tetor 2013.
  42. "Saddlers Secure Premier League Striker" [Saddlers sigurojnë sulmuesin e Premier Ligës] (në anglisht). Walsall FC. 31 janar 2014. Marrë më 31 janar 2014.
  43. "Carlisle 1 v 1 Walsall" (në anglisht). BBC Sport. 18 prill 2014. Marrë më 18 prill 2014.
  44. "Ex-Hearts loanee Michael Ngoo signs two-year contract with Kilmarnock" [Ish i huazuari i Hearts Michael Ngoo firmos një kontratë dy-vjeçare me Kilmarnock] (në anglisht). STV. 15 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2014. Marrë më 15 gusht 2014.
  45. "Squad Update: Michael Ngoo joins Club" [Përditësimi i skuadrës: Michael Ngoo i bashkohet klubit] (në anglisht). Bromley FC. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2016. Marrë më 19 nëntor 2016.
  46. "Oldham Athletic: Anthony Gerrard and Michael Ngoo join League One side" [Oldham Athletic: Anthony Gerrard dhe Michael Ngoo i bashkohet klubit të League One] (në anglisht). BBC Sport. 20 janar 2017. Marrë më 20 janar 2017.
  47. "Oldham Athletic: Lee Croft tops list of six players released" [Oldham Athletic: Lee Croft në krye të listës së gjashtë lojtarëve të liruar] (në anglisht). BBC Sport. 3 maj 2017. Marrë më 18 maj 2017.
  48. "Prezantohet sulmuesi Michael Ngoo". kftirana.al. KF Tirana. 2 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2017. Marrë më 17 shtator 2017.
  49. 1 2 "Tirana fiton për herë të 11 Superkupën e Shqipërisë". SuperSport Albania. 6 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2017.
  50. Rinald Bregasi (16 shtator 2017). "Tirana nis aventurën e re me fitore". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2017. Marrë më 23 shtator 2017.
  51. Erald Kodheli (24 shtator 2017). "Tirana bind, fiton 3-0 në Pogradec". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2017. Marrë më 28 shtator 2017.
  52. Olsi Avdiaj (28 shtator 2017). "Ngo nuk ndalet më, por Tirana është në ankth për afrimin e fundit". Sport Ekspres. Marrë më 28 shtator 2017.
  53. "Fundi i ankthit, Tirana tani shpreson për golat. Kthehet në fushë Majkëll Ngo". Panorama Sport. 13 shtator 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  54. "Pikante Tirana-Luftëtari/ Hoxhallarin e spiunon arbitri i katërt, zbulohet tersi i bardhebluve". Panorama Sport. 17 shtator 2018. Marrë më 21 shtator 2018.
  55. 1 2 "Plas te Tirana/ Trajneri Mema përplaset me sulmuesin afrikan, e pezullon". Ora News. 18 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  56. "Jo vetëm pezullim, Tirana gjobit anglezin Ngoo. Mbetet edhe jashtë titullarëve". Panorama Sport. 22 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  57. "Ngo nuk del në stërvitje, sulmuesi është i pezulluar". Panorama Sport. 24 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  58. "Përplasja me Memën, Ngo drejt Tiranës B, por me mendjen nga gjyqi". Panorama Sport. 31 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  59. "Ngo, "leksion" nga Tirana B. Bardhebluve u rikthehet edhe "gladiatori" Gentian Muça". Panorama Sport. 12 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  60. "E PLOTË/ Presion nga Partizani, Tirana rikthen Majkëll Ngonë. Zbardhen prapaskenat, klubi kundër trajnerit". Panorama Sport. 14 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  61. "Ngo rikthehet me gol te Tirana, bardheblutë fitojnë në miqësore përballë Korabit". Panorama Sport. 16 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  62. "Autogoli me Majkëll Ngo, tani nuk ka më shpëtim!". Sport Ekspres. 17 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  63. "Ndëshkimi i tretë brenda një muaji, Tirana dënon sërish Ngonë". Panorama Sport. 18 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018.
  64. "Nga Kastrioti te Kastrioti, Tirana rikthehet me goleadë". Top-Channel.tv. 8 dhjetor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  65. 1 2 3 "Michael Ngoo Profile" [Profili i Michael Ngoo]. thefa.com (në anglisht). Federata Angleze e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2013. Marrë më 24 janar 2013.
  66. "Head Coach Brian Eastick Names His Squad Foe World Cup in Colombia" [Trajneri Brian Eastick emëron ekipin e tij për Kupën e Botës në Kolumbi]. thefa.com (në anglisht). Federata Angleze e Futbollit. 29 qershor 2011. Marrë më 24 janar 2013.
  67. "Argentina – England" [Argjentina – Anglia]. fifa.com (në anglisht). FIFA. 1 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2014. Marrë më 24 janar 2013.
  68. "England Under-20s miss their chance to sink Argentina" [Anglia nën-20 humbasin rastet e tyre për të mbytur Argjentinën]. guardian.co.uk (në anglisht). The Guardian. 2 gusht 2011. Marrë më 24 janar 2013.
  69. "I'll consider playing for Nigeria – Ayodeji, Nigerian-born England player" [Do ta konsiderojë të luajë për Nigerinë – Ayodeji, lojtari anglez i lindur në Ngeri] (në anglisht). Punch. 14 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 janar 2013.
  70. 1 2 3 "Michael Ngoo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 janar 2013.
  71. "Michael Ngoo" (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018.
  72. 1 2 3 "Games played by Michael Ngoo in 2013/2014" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2013/2014] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018.
  73. "Games played by Michael Ngoo in 2014/2015" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2014/2015] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018.
  74. 1 2 "Games played by Michael Ngoo in 2016/2017" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2016/2017] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018.

Lidhje të jashtme