Miftar Bajraktari
Miftar Bajraktari (Lindur në Llaushë të Drenicës në vitin 1888) i biri i Hisen Bajraktarit. Familja Bajraktari e Llaushës ka qenë ndër familjet e njohura të bajraktarëve në Kosovë, dhe bajraktari i Llaushës njihej si bajraktari i shtatë i bajraqeve të Kosovës.
Miftar Bajraktari u dallua si figurë e njohur e jetës shoqërore dhe politike në Drenicë. Ai ishte anëtar i Këshillit të Islahatit (Gjyqi pajtues), dhe me propozimin e tij Shaban Polluzha u emërua kryetar i Islahatit për Drenicën.
Veprimtaria dhe luftimet
Miftar Bajraktari ishte bashkëluftëtar i ngushtë i Shaban Polluzhës, me të cilin mori pjesë në disa beteja deri në fund të rezistencës së vitit 1945. Ai u vra në përballje me forcat jugosllave gjatë betejës në Grykën e Qyqavicës, më 25–26 janar 1945.
Sipas dëshmisë së Asllan Jasharit, bashkëluftëtar i Polluzhës, trupi i Miftar Bajraktarit u varros në bjeshkët e Krasmirofcit. Jashari tregonte se pas varrimit, Shaban Polluzha kishte thënë:
“Eh, more Bajraktar, mos të koftë i rëndë dheu i kësaj toke! Shumë lufta e beteja i bëmë bashkë. Ti shkove, re dëshmor, unë jo. Për ty po e di ku mbete, por për veten time nuk e di.”
Asllan Jashari u vra më vonë në betejën e Prekazit në vitin 1998.
Familja
Miftar Bajraktari la pas një familje të gjerë, të njohur në trevën e Drenicës. Ai kishte tre djem dhe tre vajza;
Mujen, Zeqirin, Malushin, Haven, Fazilen dhe Halimen, si dhe 20 nipa.
Pasardhësit e djemve
Mujë Bajraktari vdiq në vitin 1975 dhe u varros në Llaushë. Ai la pas: Hasan Geci, Miftar Geci, Ajet Geci, Muhamet Bajraktari, Ismet Geci, Bedri Geci, Hisni Geci, Zijah Geci dhe Musli Geci.
Zeqir Bajraktari la pas: Shani Geci, Bajram Geci, Shaban Geci, Xheledin Geci dhe Florim Geci.
Malush Bajraktari la pas: Skënder Geci, Xhevat Geci, Rifat Geci, Argjend Geci, Qaush Geci dhe Agush Geci.
Këta janë nipërit e Miftar Bajraktarit.
Muhamet M. Bajraktari
Nga të gjithë pasardhësit, vetëm Muhamet Bajraktari, djali i Mujës, mbajti mbiemrin Bajraktari sipas gjyshit të tij. Ai njihet në Drenicë si Muhamet M. Bajraktari.
I lindur më 5 maj 1950 në Llaushë, ai ishte mësues, pedagog dhe edukator. Gjatë luftës së Kosovës ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shërbeu si komisar politik deri në çlirimin e vendit.
Pas luftës, në vitin 2001 u zgjodh drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Skënderajt, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2008. Më pas punoi si zyrtar për integrime evropiane deri në vitin 2014 dhe më vonë si sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës deri në pensionim. Pra nipërit e Miftar Bajraktarit.