Mimoza llastica

Mimoza llastica
RegjiaXhanfise Keko
Shkruar ngaNasho Jorgaqi
Në role kryesore
KinematografiaIlia Terpini
MuzikaRobert Rdoja
Aleksandër Lalo
Prodhuar nga
Premiera1973
GjuhaShqip

Mimoza llastica është një film shqiptar i vitit 1973, me regji të Xhanfise Kekos dhe tekst të Nasho Jorgaqit, i prodhuar nga studioja Shqipëria e Re.

Përmbledhja

Në qendër të filmit është Mimoza, një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet gjithmonë në dispozicion. Mimoza i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator, që punonte pranë pallatit të vajzave, e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kupton gabimin dhe bashkohet me shoqet e saj, pas një ndryshimi në sjelljen e saj ndaj të tjerëve.

Rolet

  • Zhaklina Dhimojani......Mimoza
  • Violeta Manushi......gjyshja e Mimozës
  • Teuta Doçi......
  • Ema Shteto......
  • Anila Kardhashi......Marsela
  • Teuta Profi......
  • Elona Dilo......
  • Olizana Pasko......
  • Silvana Banja......
  • Rudina Pema......

në episode