Miranda Hashani

Miranda Hashani eshte nje kengetare shqiptare.

Jeta

Miranda Hashani u lind më 10 Prill 1973Paris Francë.

Bashkë me familjen ajo është kthyer në Shkup në vitin 1975.

Me këngën filloi që në moshën 5-vjeçare, kurse si 10 vjeçe ftohet nga RTVM në Shkup redaksia në gjuhën shqipe për të bërë incizimet e këngëve të para për fëmijë duke e parë talentin e saj në muzikë.

Në korin e shkollës shpejt bëhet soliste.

Më vonë anëtarësohet në Ansamblin "Ibe Palikuqi" në Shkup ku merr dy role si soliste dhe vallëtare në grupin e pionierëve e më vonë në grupin e të rriturve. Pas një kohe kalon në Ansamblin "Emin Duraku" ku i ipet hapsirë më e madhe tek grupi i orkestrës e ku pasojnë incizime të shumë këngëve.

Pothuaj nuk kishte koncerte e festivale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni që të mos ishte prezente Miranda Hashani. Në vitin 1992 ajo shkëputet nga ansambli dhe vazhdon rrugën e saj si këngëtare dhe kjo periudhë Mirandën e bën këngëtare me plot kuptimin e fjalës.

Deri më tani me 12 albume të edituara, shumë këngë jashtë albumeve, ajo bën pjesë në këngëtaret big të skenës shqiptare.

Jeton në Gjermani, por shpesh aktivitetet e saj shtrihen gjithandej ku ka shqiptarë por më të shpeshtat janë ato lidhjet me atdheun, ndaj nuk pret ti mungojë Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Shkollën fillore e mbaroi në Shkup, të mesmen në mjekësi në Tetovë.

E diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ për dizajn në Tetovë.

Përveç muzikës ajo ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita të ndryshme kolektive, e synim ka një të sajën personale.

Prej vitesh e martuar me ish fudbollistin Mentor Miftarin. Bashkë kishin një ëndërr, që të bëheshin prindër. Dhe pas disa tentativave ajo solli ne jete djalin e saj, Donin pas 12 vite pritje. Tre vite më vonë bëhet Nënë për herë të dytë me djalin të cilin e quajtën Det.

Ajo këndon të dy zhanret e muzikës, atë të lehtë dhe popullore. Por natyrisht vajza e cila krahas zërit të ëmbël spikat edhe për look-un e saj të veçantë, nuk kishte se si t’i linte këngët e saj pa videoklipe. Ndaj shumë gazetarë e quajtën revolucionere të videoklipit sepse solli e para një version të teknologjisë më moderne në atë kohë.

Ajo kudo këndon live dhe thotë: “Unë këndoj ‘live’ dhe ndryshe nuk dua. Pëlqej që të jap çdo gjë nga vetja në interpretim duke e ditur që emocioni deri tek publiku prej këngëtares, jep efekt vetëm nëse këndon ‘live’. Nuk dua ta gënjej as ta zhgënjej publikun. Krahas këngës, punoj edhe pikturën dhe dizajnin si profesion tjetër. Dua dhe më pelqen çdo gjë që është e lidhur me artin, gjithçka që ka të bëjë me të bukurën, me vlerën”.

Miranda me 12 albume te edituara, gjithmonë besnike në këngën e mirëfilltë shqipe.

Këngët e saja u punuan nga mjeshtër të mëdhenj dhe janë këngë që do të jetojnë gjatë.

Ajo këngën e ka pasion dhe e do me shpirt, është e palodhshme dhe e përkushtuar, prandaj nuk do ju zhgënjejë kurrë.

Nga viti 1990, merr pjesë në shumë koncerte e festivale ku shpërblehet me shumë çmime.

1995 realizon albumin e saj të parë në Tiranë me Shpëtim Saraçin dhe tekste të Alqi Boshnjakut të titulluar "Rajmond".

Po këtë vit merr pjesë në spektaklin e këngës popullore "12 yje në Hollywood" drejtuar nga Vera Grabocka.

Festivalet: "Akordet e Kosovës", "Kënga shqiptare", "Kosovarja këndon", "Nota Fest", "Festivali i Gjakovës", "Kengë jeho", "Show Fest", "Kënga magjike", Festivali i Pranverës", "Polifest", "Kënga në RTSH", "Fest Nota", "Zhurma Show", "Flaka e Janarit",

Festivale të videoklipeve: "Video Fest", "Netët e klipit shqiptar".

Së fundmi ajo ka themeluar në Shkup me aktivistë të tjetë Shoqatën për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas 'Gonxhet".