MongoDB

MongoDB
DeveloperMongoDB Inc.
Initial release2009 (2009)
Stable release
3.0.5 / 28 korrik 2015
Written inC++, JavaScript, C
Operating systemCross-platform
Available inen
TypeDocument-oriented database
LicenseGNU AGPL v3.0 (drivers: Apache license)
Websitewww.mongodb.org
Repository

MongoDB është një databazë e llojit të orientuar-në-dokument. Klasifikohet si databazë NoSQL, MongoDB i shmanget strukturave tradicionale të databazave relacionale të bazuara-në-tabela, në favor të dokumenteve si JSON me skemave dinamike (që MongoDB i quan si formati BSON), duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë integrimin e të dhënave në lloje të caktuara të aplikacioneve. E lëshuar nën një kombinim të Licencës Publike të Përgjithshme GNU Affero dhe Licensën Apache, MongoDB është software i lirë dhe me burim të hapur.

U zhvilluar për herë të parë nga kompania softuerike MongoDB Inc në tetor 2007 si komponent i një platforme të planifikuar për të qenë një shërbim, kompania e zhvendosi modelin e zhvillimit në një model open source në vitin 2009, me MongoDB që ofron mbështetje komerciale dhe shërbime të tjera[1]. Që atëherë, MongoDB është pranuar si një softuer i prapavijës nga një numër i madh i webfaqeve dhe shërbimeve, duke përfshirë Craigslist, eBay, Foursquare, SourceForge, Viacom, dhe The New York Times. Në vitin 2014, MongoDB ishte sistemi i databazës më i popullarizuar NoSQL[2].

Licencimi dhe mbështetja

MongoDB është në dispozicion falas nën Licensën të Përgjithshme Publike GNU Affero[3]. Drivers-at gjuhësore janë në dispozicion nën një Licencës Apache. Si shtesë, MongoDB Inc. ofron edhe licensa pronësie për MongoDB[1].

Karakteristikat kryesore

Disa nga karakteristikat përfshijnë:[4]

Orientimi-në-dokumente
Ad hoc queries
Indeksimi
Replikimi
Balancimin e ngarkesës

Popullariteti

Që nga korriku 2015,, MongoDB është sitemi për menaxhim të databazave i katërti më i popullarizuar, dhe më sitemi më i popullarizuar i llojit të orientuar në dokumente[2].

Referime

  1. 1 2 "10gen embraces what it created, becomes MongoDB Inc". Gigaom. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 "Popularity ranking of database management systems". db-engines.com. Solid IT. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2020. Marrë më 2015-07-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "The MongoDB NoSQL Database Blog, The AGPL". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2009. Marrë më 2 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. MongoDB Developer Manual

Lidhje të jashtme