Monofizitizmi

Monofizitizmi ose monofizizmi, nga greqishtja μόνος (monos)- i vetmuar[1] dhe φύσις (physis) - natyrë është një doktrinë kristologjike , sipas së cilës ekziston vetëm një natyrë, ajo hyjnore, në personin e Jezu Krishtit, i cili ishte Fjala e mishëruar.[2] Është quajtur herezi nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Lindore, Kisha Anglikane, Kisha Luteriane, Kisha Kalviniste dhe nga të gjitha besimet kryesore protestante, të cilat i përmbahen diofizitizmit të Sinodit të Kalqedonisë vitit 451, si dhe nga Ortodoksia Orientale, e cila i përmbahet miafizitizmit.

Referime

  1. ↑ "Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, μόνος". www.perseus.tufts.edu (në anglisht).
  2. ↑ Orlando O. Espín; James B. Nickoloff (2007). An Introductory Dictionary of Theology and Religious Studies (në anglisht). Liturgical Press. fq. 902. ISBN 978-0-8146-5856-7.