Mprehësi i lapsave

Mprehësi i lapsave ose mprehësja e lapsave është një mjet për mprehjen e majës së lapsit duke qëruar sipërfaqen e tij të veshur me material druri apo plastike. Mprehësit e lapsave mund të përdoren manualisht me dorë ose përmes një motori elektrik.[1] Është e zakonshme për shumë mprehëse që të kenë të integruar një kuti ose shtëpizë për grumbullimin e materialit të "prodhuar" gjatë mprehjes, e cila mund të hiqet për zbrazjen e mbeturinave në një kosh plehrash.[2]
Historiku
Fillimisht, deri në shekullin e XVII-të, lapsat mpreheshin me thikë ose me një mjet tjetër të mprehtë. Për këtë qëllim përdoreshin shumë shpesh thikat e xhepit, të cilat në fakt shërbenin edhe për mprehjen e lapsave dhe ishin objekte të përditshme.[3]
Me rritjen e numrit të zyrave dhe dhomave të shkrimit në fillim të shekullit të XIX-të, u rrit edhe përdorimi i lapsave, ku koha e nevojshme për mprehjen e tyre me thikë filloi të përbënte një humbje ekonomike. Në funksion të industrializimit në zhvillim, lindi nevoja për një mjet më të veçantë dhe të shpejtë për mprehjen e lapsave.[4]
Galeria
Mprehëse me manivelë
Mprehëse mekanike nga vitet 1950–1960, me kapak të hequr
Mprehëse me mbajtëse lapsash me susta. Doreza e vogël prapa është një rregullator i mprehtësisë.
Mprehëse lapsash elektrike. Mekanizmi është i ngjashëm me atë manual, por vëhet në lëvizje nga një motor.
Mprehëse me bateri
Mprehëse druri e thjeshtë
Mekanizmi i brendshëm i mprehësit
Mprehëse lapsash me dy vrima për madhësi të ndryshme
Shiko edhe
Referime
- ↑ Gerry Coughlan; Martin Hughes (2007). Irish Language and Culture (në anglisht). Lonely Planet. fq. 74. ISBN 978-1-74059-577-3.
- ↑ Grahl, André. "History of pencil sharpeners and pointers -1850 Lassimone, Cooper/Eckstein, Lahausse". patent-infos.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2019. Marrë më 2019-03-01.
- ↑ Deborah Crosby, Victorian Pencils: Tools to Jewels, Schiffer Publishing Ltd., Atglen, PA, 1998
- ↑ Jonathan A. Veley, "The Catalogue of American Mechanical Pencils", Greyden Press, 2011
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Mprehësit e lapsave.- André Grahl: Historia e mprehësve të lapsave
- Video e prodhimit të mprehësve të lapsave