Muhammad Shahidullah Hall

Muhammad Shahidullah Hall
Muhammad Shahidullah Hall
Technical details
Floor count5
Grounds5 akre, 2 ha
Other information
Seating typeShtretër
Seating capacity1500

Muhammad Shahidullah Hall është një nga tre konviktet e themelit të Universitetit të Dhakës. I ndërtuar në vitin 1921 si Lytton Hall në vijim ai u riemërtua Dhaka Hall dhe u riemërtua prapë sipas gjuhëtarit të famshëm të Bangladeshit Dr. Muhammad Shahidullah pas vdekjes së tij në vitin 1969.[1][2][3]

Projekti dhe shërbimet

Pamje nga kompleksi

Është i vendosur pas Curzon Hallit dhe ka një ndërtesë kryesore akomoduese me dy zgjatime. Aty akomodohen vetëm studentët e fakultetit të shkencave. Dr. Shahidullah është varrosur brenda kompleksit. Kompleksi konviktor mbulon 5 acres (2.0 ha) me tre konvikte të rëndësishëm që bujtin rreth 1500 studentë. Ndërtesa kryesore tre-katëshe u themelua në vitin 1921 me dy shtesa të mëvonshme pesë-katëshe (shtesa-1 dhe shtesa-2). Ndërtesat e tjera përfshijnë zyrën e drejtuesit, bibliotekën, sallat e leximit të studentëve, kantenat, mencën, xhaminë dhe konviktin e pedagogëve, zyrtarëve dhe nëpunësve.

Ka një terren lojërash dhe një pellg brenda kompleksit si dhe dyqane me furnizimet e nevojshme të përditshme. Ky konvikt ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikat e studentëve të Bangladeshit.

Shiko gjithashtu

Referime

  1. ↑ "Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2012. Marrë më 2 qershor 2013.
  2. ↑ "One of Three Founding Hall of DU - Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 19 qershor 2013.
  3. ↑ "Shahidullah hall's renamed to Dr. Muhammad Shahidullah hall". Prothom Alo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2017. Marrë më 17 qershor 2017.