Naxhije Buçinca
Naxhije Buçinca | |
|---|---|
| Lindi | 15 prill 1935 Ulqin |
| Kombësia | Shqiptare |
| Arsimi | Studime në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe |
| Profesioni | Aktiviste për edukimin dhe shkollimin e vajzave |
Naxhije Buçinca u lind më 15 prill 1935 në Ulqin, Mal të Zi. Ajo i përket gjeneratave të para të mësuesëve në Mal të Zi dhe Kosovë. Është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave, shkollimin dhe fuqizimin e tyre në vendimarrje.[1]
Naxhija është e martuar dhe ka dy fëmijë, Gencin dhe Xheraldinën.
Arsimimi
Naxhije Buçinca ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe ka punuar si mësuese në shkollën fillore Dardania për një kohë të gjatë.[1]
Aktivizmi
Themeloi Forumin e Gruas në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shoqatën Anima.[2]
Në vitin 1979 së bashku me bashkëshortin Fahriun, themeloi Fondin e Çiftit Buçinca që organizon çdo vit takimet e Poetëve Shqiptarë në Komunën e Vushtrrisë.[3]
Të dy ata njihen si veteranë të arsimit dhe pjesën më të madhe të jetës së tyre ia kushtuan emancipimit dhe shkollimit të gruas shqiptare ku edhe në ditët më të vështira të popullit shqiptar, u fokusuan në identifikimin e vajzave që nuk lejoheshin nga familjarët të shkonin në shkollë.
Aktivitetin e tyre e filluan në Komunën e Vushtrrisë, për të vazhduar edhe në 23 komuna të tjera në Republikën e Kosovës. Gjatë vitit 2013 sipas statistikave rreth 1 mijë vajza kanë arritur të vijojnë mësimet nëpër institucione shkolle dhe edukative. Duke pasur parasysh idetë e familjeve konservative ishte i vështirë ndryshimi i mendësisë së tyre, mirëpo me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë shihej rezultat më i mirë.[2]
Çmime dhe Mirënjohje
Për të vlerësuar kontributin e saj të dhënë në fushën e arsimit dhe emancipimin e gruas, Komuna e Vushtrrisë, Qendrës Rinore të qytetit i dha emrin Naxhije dhe Fahri Buçinca.[3]
Naxhija u vlerësua me titullin Qytetare nderi e Ulqinit, sepse misioni i saj së pari kishte filluar në Krajë, buzë liqenit të Shkodrës për të vazhduar në Kosovë dhe në shumë fshatra të saj.[4]
Veprat
- Cafo Beg Ulqini: Jeta dhe veprimtaria politike, 2009
- Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), 2009
- Zhvillimi i kulturës fizike dhe sportit në Vushtrri (1900-2000), 2010
- Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, 2012
- Hasan Prishtina: Ndriçim i jetës dhe i veprës, 2018
- Teqet në Vushtrri (dorëshkrim)
Shih edhe
Referime
- 1 2 "Naxhije Buçinca". Oral History Kosovo. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2025. Marrë më 2024-11-15.
- 1 2 Buxhovi, Arsim (2024-05-29). "Naxhije Buçinca: Over 65 years of work in the promotion of education and gender equality square.info". katror.info (në anglisht). Marrë më 2024-11-19.
- 1 2 Portali RTV 21 (2019-06-13), Qendra rinore ne Vushtrri merr emrin "Naxhije dhe Fahri Buçinca" - 13.06.2019, marrë më 2024-11-15
{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ Shoqata Ulqini - USA (2024-04-09), Shoqata Ulqini - USA | Naxhije Alibegu Buçinca shpallet Qytetare Nderi e Ulqinit | Ledri Vula, marrë më 2024-11-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)