Neada Muçaj

Neada Muçaj është prezantuese dhe gazetare shqiptare. Ajo lindi në Tiranë në 13 korrik 1997.

Karriera

E diplomuar në Shkenca Politike pasioni i saj i vegjëlisë mbetet televizioni. Ajo është paraqitur për herë të parë në Top Channel në vitin 2008 në emisionin Top Show ku imitoi personazhe të njohura të ekranit. Më pas, aktivizohet me Kripëmjaltëzat në prodhimin e Digitalb ‘Junior Club’ si një nga fëmijët e përzgjedhur me multitalente nga të gjitha shkollat e Tiranës.

Debutimin e parë në fushën e gazetarisë e pati në vitin 2016 si gazetare biznesi në revistën Business Magazine Albania. Tre vite më pas bashkëmoderon 2 sezone të emisionit ‘Think Big’, një format frymëzues me raste suksesi, startups dhe intervista me njerëz të arritur në botën e sipërmarrjes.

Ajo gjithashtu vjen nga një eksperiencë e gjatë si gazetare biznesi dhe prezantuese lajmesh në ekranin e A2 CNN. Nga shtatori 2022 ajo është moderatore e emisionit të mëngjesit “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.[1]

Referime

  1. ↑ "Neada Muçaj | Top Albania Radio | It's time". www.topalbaniaradio.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-08-29.