Nebi Sefa
Nebi Sefa | |
|---|---|
| Lindi | 1861 Lushnje, Shqipëri |
| Vdiq | 1942 (aged 80–81) Lushnje, Shqipëri |
| Kombësia | Shqiptar |
| Profesioni | Aktivist |
Nebi Sefa (1861–1942) ishte aktivist politik shqiptar dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Sefa lindi në Lushnje më 1861. Përkrahu Kongresin e Manastirit dhe filloi të propagandojë shkrimin e shqipes me gërma latine.[1] Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”.[2] Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla).[3] Në vitet 1920 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Vdiq në Lushnjë më 1942.
Shiko edhe
Referime
- ↑ ""Gjyshi im, shoqëroi Ismail Qemalin e firmosi pavarësinë, babai ish-deputet, riparonte falas në Ankona anijet shqiptare, k". Memorie.al. 2020-06-17. Marrë më 2025-12-19.
- ↑ L, J. (2025-11-27). "Jeta dhe fundet tragjike të disa prej firmëtarëve të Pavarësisë". Gazeta Dita. Marrë më 2025-12-19.
- ↑ "Polemika e vitit 1941 e Dom Nikoll Mazrekut: Kundër penës helmuese të priftit italian Fulvio Cordignano". Epoka e Re. Marrë më 2025-12-19.