Nesip Kaçi
Nesip Kaçi (Gjirokastër, 1939) ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kastrioti" nga 1971 deri më 1976, diplomat shqiptar, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani, Algjeri dhe Turqi prej 1976 deri më 1992.
U diplomua në Fakultetin e Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës më 1964.
1964 – 1971 punoi perkthyes në Kinë dhe në Shqiperi.
1971 – 1976 kryeredaktor i gazetes “Kastrioti”
1976 – 1992 ambasador në Rumani, Algjeri dhe Turqi
Në 1964-1968 punoi si perkthyes pranë specialisteve te huaj që punonin ne ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit në Laç.
Në vitin akademik 1968-1969 kreu kursin njevjeçar ne degën e Filozofise ne Tiranë. Më pas u emërua instruktor në sektorin e edukimit në qytetin e Krujes dhe nga marsi 1971 deri në qershor 1976 ishte kryeredaktor i gazetës lokale “Kastrioti” në Krujë.
Në vitin 1976 filloi punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 1976-1980:
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Rumanisë 1988-dhjetor 1992:
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Turqisë, rezident dhe në Irak, Iran dhe Siri, jo rezident.
1980-1986: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Algjerisë, si dhe ambasador jo rezident në 12 vende afrikane, ku në 7 prej tyre ka paraqitur letër kredencialet.
1986-1988: Në Drejtorinë e Ballkanit në Ministrinë e Puneve të Jashtme.
Pas vitit 1993 u angazhua me aktivitet privat. Eshtë bashkëautor me Necip Alpan-in në monografine “Shqiptaret ne Perandorinë Osmane”, botuar në vitin 1997. Eshtë dekoruar me dy medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor: një për kontribut në fushën e gazetarise dhe tjetra në fushën e diplomacisë.