Nezir Neziri

Nezir Neziri (5 maj 1924, Vërtok) ishte një mësimdhënës dhe veprimtar politik shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Biografia

Nezir Neziri lindi më 5 maj 1924 në fshatin Vërtok të Gostivarit. Në vitin 1943, u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Maqedonisë ndërsa nga viti 1944 ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste të Maqedonisë. Pas përfundimit të shkollës për mësues, Neziri shërbeu si mësues dhe drejtor shkolle. Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për ndërtimet në Këshillin Popullor të Komunës së Gostivarit dhe në vitin 1970 u zgjodh deputet në Kuvendin Republikan të Republikës Socialiste të Maqedonisë.

Shih edhe