Nica

Nice
Niça
Prefekturë dhe komunë
Coat of arms of Nice
Vendndodhja e Nice
Nice ndodhet në France
Nice
Nice
Nice ndodhet në Provence-Alpes-Côte d'Azur
Nice
Nice
Koordinatat: 43°41′45″N 7°16′17″E / 43.695949°N 7.271413°E / 43.695949; 7.271413
ShtetiFrancë
RajoniProvence-Alpes-Côte d'Azur
DepartmentAlpes-Maritimes
QarkuNice
Kantoni9 kantone: Nice-1, Nice-2, Nice-3, Nice-4, Nice-5, Nice-6, Nice-7, Nice-8 & Nice-9
IntercommunalityMétropole Nice Côte d'Azur
Qeverisja
  Kryetari/ja (2026-2032) Éric Ciotti (UDR)
Sipërfaqja
1
7.192 km2 (2.777 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2023)
357.737
  Dendësia5,000/km2 (13,000/sq mi)
  Zona urbane
 (Janar 2023)
987.709
Emërtimi i banorëveNiçois
Zona kohoreUTC+01:00 (CET)
  Verë (DST)UTC+02:00 (CEST)
INSEE/Kodi postar
06088 /06000, 06100, 06200 & 06300
Elevation0–650 m (0–2,133 ft)
(avg. 10 m or 33 ft)
Faqja zyrtarenice.fr
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries.

Nice (Shqip: Nisa ; Ocitanisht: Niça ; Ligure: Nissa ; Italisht: Nizza ; Greqishte e Lashtë: Νίκαια ; Latinisht:Nicaea ) është një qytet i shtatë më i populluar i Francës dhe qyteti i dytë më i madh në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur pas Marsejës. Ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri franko-italian. Qyteti është vendosur në brigjet e Detit Mesdhe në zonën e quajtur Riviera Franceze. Nisa ndodhet pothuajse 13 km larg Principatës së Monakos. Aeroporti i saj shërben si porta e rajonit.

Qyteti ka pseudonimin Nice la Belle, që do të thotë "E bukura Nisë", që është gjithashtu edhe himni jozyrtar i qytetit. Zona e Nisës së sotme përmban Terra Amatën, një sajt arkeologjik që tregon dëshmi për përdorimin e hershëm të zjarrit rreth 380 mijë vite më parë. Rreth vitit 350 para Krishtit, Grekët e Marsejës themeluan një vendbanim të përhershëm dhe e emërtuan atë Nikaia, sipas Nikes, perëndeshës së fitores. Përgjatë historisë qyteti ka ndryshuar duar disa herë. Vendndodhja strategjike dhe porti kanë kontribuuar në fuqinë e saj detare. Në vitin 1388 u bë një dominion i Savojës, pastaj u bë pjesë e Republikës së Parë Franceze mes 1792 dhe 1815, vit në të cilin iu rikthye Mbretërisë së Piemont-Sardenjës, pararendësit ligjor të Mbretërisë së Italisë deri në rianeksimin nga Franca në vitin 1860.

Nice është një nga qytetet më të vizituara, duke pritur 4 milion turistë çdo vit. Ai gjithashtu ka aeroportin e tretë më të ngarkuar në Francë, pas dy atyre kryesorë parizianë. Është kryeqyteti historik i qarkut Nice (Comté de Nice).

Historia

Vendbanimet e para të njohura në zonën e Nicës datojnë rreth 400.000 vjet;[1] vendi arkeologjik Terra Amata tregon, përdorimet më të hershme të zjarrit dhe ndërtimin e shtëpive dhe gjetjet stralli janë rreth 230,000 vjet të vjetra[2] Nice (Nikea) ndoshta u themelua rreth 350 pes nga grekët e Massilias (Marseille), dhe i dhanë emrin e Νικαία ("Nikaia") në nder të një fitoreje mbi Ligurianët fqinj (Nike është perëndeshë greke e fitores). Qyteti shpejt u bë një nga portet tregtare më të ngarkuar në bregdetin ligurian; por ajo kishte një rival të rëndësishëm në qytetin romak të Cemenelum, i cili vazhdoi të ekzistojë si një qytet i veçantë deri në kohën e pushtimeve Lombard. Rrënojat e Cemenelum janë në Cimiez, i cili tani është një qark në Nice.

Gjeografia

Nisa kufizohet në jug nga Baie des Anges (Gjiri i Engjëjve) dhe në perëndim nga lumi Var. Dy lumenj të tjerë kalojnë nëpër komunë: Paillon dhe Magnan. Është qendra e zonës urbane dhe është qendra e zonës së saj mbuluese.

Harta e vendndodhjes së komunës.
Harta e komunës.
Pamje panoramike e portit.

Demografia

Politika

Binjakëzimet

Personalitete të lidhura me bashkinë

  • Henry Cavendish (1731-1810), fizikan dhe kimist britanik.
  • Joseph de Maistre (1753-1821), shkrimtar kundërrevolucionar sardenian.
  • André Masséna (1758-1817), Princi i Esslingut, Marshall i Perandorisë.
  • Niccolò Paganini (1782-1840), violinist gjenovez.
  • Hector Berlioz (1803-1869), kompozitor francez.
  • Giuseppe Garibaldi (1807-1882), politikani italian.
  • Nikolai Gogol (1809-1852), shkrimtar rus.
  • Aleksandri II (1818-1881), carit të Rusise.
  • Mbretëresha Viktoria (1819-1901), Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës dhe Perandorit të Indisë.
  • Léon Gambetta (1838-1882), ish-ministër, presidenti i këshillit.
  • Pjotër Çajkovski (1840-1893), kompozitor rus.
  • Berthe Morisot (1841-1895), piktor francez.
  • Pierre-Auguste Renoir (1841-1919), piktor francez.
  • Friedrich Nietzsche (1844-1900), filozof gjerman.
  • Anton Çehovi (1860-1904), shkrimtar rus.
  • Albert Calmette (1863-1933), mjek francez, zbulues i vaksinës BCG.
  • Gaston Leroux (1868-1927), shkrimtar francez.
  • Caroline Otero (1868-1965), balerin franceze.
  • Henri Matisse (1869-1954), piktor francez.
  • Amedeo Modigliani (1869-1954), piktor italian.
  • Louis Feuillade (1873-1925), regjisor francez.
  • Isadora Duncan (1877-1927), balerin amerikano-sovjetik.
  • Raoul Dufy (1877-1953), piktor francez.
  • Guillaume Apollinaire (1880-1918), poet francez.
  • Igor Stravinsky (1882-1911), kompozitor rus.
  • James Joyce (1882-1941), shkrimtar irlandez.
  • René Cassin (1887-1976), avokat francez, Çmimi Nobel për Paqe 1968.
  • Marc Chagall (1887-1985), piktor francez.
  • Bohuslav Martinů (1890-1959), kompozitor çekosllovak.
  • Célestin Freinet (1896-1966), edukator francez.
  • Elsa Triolet (1896-1970), shkrimtar francez.
  • André Hunebelle (1896-1985), regjisor francez.
  • Louis Aragon (1897-1982), poet francez.
  • Joseph Kessel (1898-1979), shkrimtar francez.
  • Suzanne Lenglen (1899-1938), tenistja franceze.
  • Jean Vigo (1905-1934), regjisor francez.
  • Romain Gary (1914-1980), shkrimtar francez.
  • César (1921-1998), skulptor francez.
  • Jean d'Ormesson (1925-2017), shkrimtar francez.
  • René Goscinny (1926-1977), shkrimtar librash komikë.
  • Georges Lautner (1926-2013), regjisor francez.
  • Michel Butor (1926-2016), shkrimtar francez.
  • Maurice Ronet (1927-1983), aktor francez.
  • Sean Connery (1927-1983), aktor skocez.
  • Gilbert Bécaud (1927-2001), këngëtar francez.
  • Simone Veil (1927-2017), ish-ministër, President i Parlamentit Europian.
  • Yves Klein (1928-1962), piktor francez.
  • Arman (1928-2005), skulptor francez.
  • Jean-Pierre Mocky (1929-2019), regjisor francez.
  • Max Gallo (1932-2017), shkrimtar francez.
  • Francis Lai (1932-2018), kompozitor francez.
  • Georges Moustaki (1934-2013), këngëtar francez.
  • Mylène Demongeot (1935-2022), aktorja franceze.
  • Michèle Mercier (1939-), aktorja franceze.
  • Jean-Marie Gustave Le Clézio (1940-), shkrimtar francez, Çmimi Nobel për Letërsi 2008.
  • Jacques Toubon (1941-), ish-ministër.
  • Daniel Pennac (1944-), shkrimtar francez.
  • Patrick Modiano (1945-), shkrimtar francez.
  • Nicole Garcia (1946-), aktorja franceze.
  • Nadine Trintignant (1946-), aktorja franceze.
  • Dominique Baratelli (1947-), portier francez i futbollit ndërkombëtar.
  • Elton John (1947-), këngëtar anglez.
  • Richard Galliano (1950-), fizarmonist xhazi.
  • Christian Estrosi (1955-), ish-ministër, kryetar bashkie i Nicës dhe president i rajonit PACA.
  • Christine Angot (1959-), shkrimtar francez.
  • Yannick Noah (1960-), lojtar tenisi francez.
  • Joann Sfar (1971-), artist i librave komikë.
  • Lionel Letizi (1973-), portier francez i futbollit ndërkombëtar.
  • Surya Bonaly (1973-), patinator artistik francez.
  • Angelina Jolie (1975-), aktorja amerikane.
  • Jenifer (1982-), këngëtar francez.
  • Hugo Lloris (1986-), portier francez i futbollit ndërkombëtar.
  • Jules Bianchi (1989-2015), pilot francez garash.
  • Camille Muffat (1989-2015), notar francez, kampion olimpik.
  • Fabio Quartararo (1999-), motoçiklist francez.

Arsim

Panorama e qytetit

Referime

  1. "Le Nouveau venu" (në frëngjisht). Musée de Paléontologie Humaine de Terra Amata. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2009. Marrë më 5 mars 2009.
  2. A. G. Wintle; M. J: Aitken (korrik 1997). "Thermoluminescence dating of burnt flint: application to a Lower Paleolithic site, Terra Amata". Archaeometry (në anglisht). 19 (2): 111–130. doi:10.1111/j.1475-4754.1977.tb00189.x. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2017. Marrë më 3 korrik 2015.
  3. Stampa:Cassini-Ehess
  4. Population municipale entre 1968 et 2023, INSEE

Lidhje të jashtme