Numri i masës

Në kimi, numri i masës tregon numrin e grimcave nënatomike në bërthamën e atomit. Pra numri i masës (A) tregon numrin e përgjithshëm të neutroneve dhe protoneve në bërthamën e një atomi. Formula për gjetjen e saj është :

A = Z+ N.

Ndërkohë nga kjo formulë dalin dhe formulat e tjera rrjedhëse për gjetjen e numrit të protoneve dhe neutroneve.

Shembull: Një atom squfuri e ka A=33. Ne mund të përcaktojmë që numri i neutroneve është 17, meqë Z=16.

Numri i masës shkruhet ose pas emrit të elemetit ose si superskript në të majtë të simbolit të elementit. Për shëmbull izotopi më i zakonshëm i karbonit është karbon-12 ose 12C, i cili ka 6 protone dhe 6 neutrone. Simboli i plotë i izotopit do të përfshinte edhe numrin atomik (Z) si nënshkrim në të mjatën e simbolit të elementit, direkt nën numrin e masës: 126C .