Nysret Krasniqi

Nysret Krasniqi
Prof. dr. Nysret Krasniqi
Born1976 (Error: Invalid date format for input date vjeç)
GenreStudime, kritikë
Notable worksLetërsia e Kosovës 1953-2000

Nysret Krasniqi (Prishtinë,18 dhjetor 1976) është profesor dhe studiues i letërsisë shqipe, shqiptar nga Kosova.

Jetëshkrimi

Nysret Krasniqi u lind në Prishtinë në vitin 1976, ku kreu shkollimin fillor (1991) dhe të mesëm - Gjimnazin (1995). Studimet për letërsi shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës: studimet themelore (2001), studimet postdiplomike - magjistraturën (2005) dhe doktoraturën (2009). Që nga viti 2006, në fillim në cilësinë e asistentit, pastaj të profesorit, ligjëron lëndë të letërsisë shqipe, të kritikës dhe teorisë letrare, në nivelet e studimeve baçelor, master, si dhe në Shkollën doktorale në Fakultetin e Filologjisë.

Është autor i studimeve kritike-teorike me përqendrim në hermeneutikën dhe filozofinë e letërsisë. Si profesor vizitor ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës, Romës, Venedikut dhe të Pragës.

Ka marrë pjesë në shumë projekte, simpoziume e konferenca shkencore, si dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, si bashkautor, ka hartuar libra mësimorë të letërsisë shqipe për shkollat e mesme të Kosovës.

Është anëtar i redaksive të revistave “Studime” të ASHAK-ut dhe “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës [1].

Libri i tij, Udha kratilike ka fituar Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” për Librin studimor të vitit 2008.[2]

Veprat letrare

  • Rrëfimi dhe shkrimi, 2003
  • Libri i Pashkut, 2005
  • Udha kratilike, 2008
  • Teori dhe kritikë moderne, (krestomaci e përkthyer teorike-filozofike) 2008
  • Autori në letërsi, 2009
  • Epistemë letrare, 2010
  • Sabri Hamiti, 2011
  • Harta letrare, 2014
  • Letërsia e Kosovës 1953-2000, 2016
  • Histori e letërsi nacionale, 2018
  • Thymos: Identitet dhe letërsi shqipe, 2019
  • Ekuilibri letrar, 2023
  • Kanunet e Gjeçovit, 2025

Tekste mësimore në bashkautorësi

  • Letërsia 10 për Shkollat e Mesme, Albas, Prishtinë, 2019.
  • Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shoqëror), Albas, Prishtinë, 2019.
  • Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shkencor), Albas, Prishtinë, 2019.
  • Letërsia 12 për Shkollat e Mesme, Albas, Tiranë/Prishtinë, 2021.

Referencat

  1. https://ashak.org/anetaret/nysret-krasniqi/
  2. https://telegrafi.com/en/podrimja-dhe-krasniqi-fitues-te-cmimit-azem-shkreli/