Paga minimale në Kosovë

Paga minimale në Kosovë është detyrimi ligjor i punëdhënësve për të paguar punonjësit e tyre.

Nga data 1 tetor 2024, paga minimale bruto në Kosovë është 350€, Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin.[1]

Paga minimale ndër vite

Rritja më 2011

Rritja e pagës minimale bruto ishte bërë në vitin 2011 dhe ishte 130€ për persona nën 35 vjeç, kurse 170€ për persona mbi 35 vjeç.[2]

Rritja më 2024

Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat në vitin 2023, i cili me pas u dërgua në gjykatën kushtetuese atëkohë nga opozita, deri më 2024 kur hyri në fuqi ligji pas vendimit të gjykatës kushtetuese të RKS.[1]

Me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti II shkalla e re e pagës minimale ishte 2 euro për orë pune të rregullt, apo pagë 350 euro bruto në muaj për orar të plotë (7+1 orë).[1]

Rritja më 2026

Më 31 tetor 2025, Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rritjen e pagës minimale nga 350 euro bruto në 500 euro bruto në muaj, duke filluar nga viti 2026. Rritja parashihej të zbatohej në dy faza.[3][4][5]

Faza e parë hyri në fuqi më 1 janar 2026, duke e rritur pagën minimale në 425 euro bruto në muaj, ose rreth 2.5 euro për orë pune. Faza e dytë hyri në fuqi më 1 korrik 2026, ku paga minimale është 500 euro bruto në muaj, ose rreth 3 euro për orë pune.[3]

Shiko edhe

Referime

  1. 1 2 3 "Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro". Radio Evropa e Lirë. 2024-08-28. Marrë më 2024-09-05.
  2. ↑ "LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK". gzk.rks-gov.net. Marrë më 2024-09-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. 1 2 Ramaj, Rrahman (2026-02-19). "Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale nën llupën e Inspektoratit të Punës". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2026-03-07.
  4. ↑ "Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro". Marrë më 2026-03-07.
  5. ↑ Zito, Eralda (2026-01-19). "Nga 350 euro në 425 euro, rritet zyrtarisht paga minimale në sektorin privat në Kosovë". Revista Monitor (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-07.