Panizmi
Panizmi është një nocion gjeopolitik i konceptuar nga ana e gjeopolitikologut Karl Haushofer e i cili mbështetet në nocionin e Pan-Idesë (Pan në gjuhën greke shpreh idenë e një tërësie). Panizmi apo pan-ideja është "një përfaqësim gjeopolitik i cili bazohet në një bashkësi të rendit etnik, fetar, rajonal apo kontinental".[1] Ajo mbështetet në tre elementë gjeografikë: gjuha, feja dhe përkatësia kontinentale.
Panizmi ndahet në tri kategori:
- Panizmi etnolinguistik
- Panizmi religjioz dhe
- Panizmi kontinental.[2]